business

Thirje për kuotim për shërbim të transportit

  • star Publikuar: 19-04-2024
  • star Skadon: 10-05-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 800

Termat e Referencës (TOR) Për Kuotim Për Shërbime të Transportit

Thirje për kuotim për shërbim të transportit.

Kompanitë që merren me shërbime të transportit.

LOT 1 - në Prishtinë

LOT 2 - në Prishtinë

Prishtinë, 2024

Informacion i përgjithshëm:

  1. Kontesti i ndërhyrjes:

Objektivi i përgjithshëm për projektin e Drejtësisë Sociale eshte: “Një shoqëri multietnike dhe multikulturore në Kosovë, ku romët, ashkalitë dhe egjiptianët trajtohen si të barabartë nga shteti dhe shoqëria, kane qasje në të njëjtat mundësi dhe sherbime si të gjithë të tjerët, dhe dijnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre dhe janë të autorizuar t'i ushtrojnë ato të drejta”. Vizioni i ketij projekti është një Kosovë ku burrat dhe gratë romë, ashkali dhe egjiptianë kanë një vend pune të denjitetshem si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, duke punuar me dinjitet për të siguruar te ardhura per familjet e tyre, kanë qasje dhe përdorin infrastrukturën publike cilësore dhe ku shërbimet janë të disponueshme dhe të casshme në nivel lokal; një Kosovë ku si rezultatet shëndetësore ashtu edhe jetëgjatësia e pjesetareve te komuniteteve janë duke u përmirësuar; dhe, një Kosovë ku gratë rome, ashkalike dhe egjiptiane janë më pak të shtypura dhe të nën-përfaqësuara në arsim dhe punësim dhe në sferat e tjera të jetës të jenë më të fuqizuara.

  1. Arsyetimi i thirrjes:

Duke i pasur te njohura problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen qytetarët e komuniteteve në Kosove, si dhe duke i vërejtur mundësitë të cilat nuk po ju ofrohen nga institucionet përkatese Organizata Zeri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianve shtrinë fushëveprimin e sajë në programe të ndryshme të cilat prekin objektivat kyçe për integrimin dhe barazinë e komuniteteve me të gjithë qytetarët e tjerër. Duke u nisur nga këto mangësi kyçe ose më mire të themi elementare të cilat duhet ti ofrohen të gjithë qytetarëve në menyrë të barabartë Organizata Zeri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjitptianve operon me Programin e Edukimit, Punësimit, Banimit, Fuqizimin e Gruas, Antigjipsizmin si dhe ndikimin në politikat e vendit, me shpresën se do të arrijë të integrojë dhe ofrojë kushte më të mira për komunitetet.

Ne po kërkojmë të bashkëpunojmë me kompani të cilët ofrojnë shërbime të transportit të organizuar si dhe taksi që duhet të ofrohen në përputhje me ligjet, rregulloret dhe praktikat më të mira të industrisë në fuqi. Ofruesi i shërbimeve të transportit i cili do të sigurojë ofrimin e shërbimeve të transportit të sigurt, të besueshëm dhe të rehatshëm për pasagjerët .

  1. Objektivat e thirrjes:

Qëllimi i përgjithshëm i projekteve në OJQ Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve, është synimi për një shoqëri me të vërtetë multi-etnike dhe multikulturore në Kosovë, prandaj per te arritur këtë synim organizata jonë organizon aktivitete të shumta të cilat konsistojnë në favorizim të ngritjes së kapaciteteve, vetëdijes profesionale, sesioneve informuese,rëndësisë së edukimit,punësimit, fuqizimit politik dhe pavarësisë së gruas, integrimit të komuniteteve të përmendura në shoqëri duke ju referuar barazisë në të gjitha sferat e jetës.

Në kuadër të këtyre projekteve është planifikuar realizimi i disa aktiviteteve gjatë vitit 2023 të cilat do të përfshijnë edhe transportin e organizuar të pjesmarrësve dhe për këte ne po kerkojme ofertues të cilët do të na ofrojnë shërbime të transportit të sigurt, të besueshëm dhe komod për pasagjerët.duke respektuar të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi që rregullojnë funksionimin e taksive dhe autobusëve.

LOT 1 AD02/01TRANSPORTI I ORGANIZUAR

Të gjithë ofertuesit duhet të përfshijnë shërbimet në vijim:

  • Transport me autobus (minibus) deri në 20 persona, çmimi për KM (Pa TVSH)
  • Transport me autobus mbi 20 persona deri ne 60 persona, çmimi për KM (Pa TVSH)
  • Transport me më shumë se 1autobus (kur është e nevojshme)

KRITERET PËR APLIKIM

Të gjithë ofertuesit duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Të gjithë autobusët duhet të jenë të pajisura me kondicioner
  • Duhet të sigurohet që autobusët janë të pastra, të sigurta dhe të përshtatshme për rrugë
  • Të ofrojë mundësi për transport në të gjitha qytetet e Kosovës
  • Të ofrojë mundësi për transport me më shumë se 1 autobusë në rastet kur është e nevojshme
  • Drejtuesit e autobusëve duhet të jene me përvojë minimum 3 vjeçare, fleksibil dhe me sjellje korrekte ndaj pasagjerëve
  • Duhet t’i përgjigjen gjithmonë kërkesave të stafit të organizatës për ofrimin e shërbimit, ndërsa stafi do të njoftojnë së paku 3 ditë më herët
  • Të mbulojnë vet akomodimin në rastet kur organizata kërkon transport për 2 ditë e më shumë
  • Duhet të kenë përvojë në ofrimin e shërbimeve të ngjashme me organizata të tjera lokale dhe ndërkombëtare

LOT 2 AD02/02TRANSPORT ME TAXI

  • Shërbim taksi brenda Prishtinës, çmimi për KM dhe Pa TVSH)
  • Shërbim taksi jashtë Prishtinës, çmimi për KM pa pritje (Çmimi pa TVSH)
  • Shërbim taksi jashtë Prishtinës, çmimi për KM me pritje deri në 1 orë
  • Shërbim taksi jashtë Prishtinës, çmimi për KM me pritje më shumë se 1 orë

KRITERET PËR APLIKIM

Të gjithë ofertuesit duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Makinat për shërbime taksi duhet të jenë të pajisura me kondicioner
  • Duhet të sigurohet që makinat janë të pastra, të sigurta dhe të përshtatshme për rrugë
  • Të ofrojë mundësi për transport në të gjitha qytetet e Kosovës
  • Të ofrojë mundësi për taksi me më shumë se 1 makinë
  • Drejtuesit e makinës taksi duhet të jene me përvojë, fleksibil dhe me sjellje korrekte ndaj pasagjerëve
  • Duhet t’i përgjigjen gjithmonë kërkesave të stafit të organizatës për ofrimin e shërbimit jo më shumë se 30 minuta
  • Duhet të kenë përvojë në ofrimin e shërbimeve të ngjashme me organizata të tjera lokale dhe ndërkombëtare

Rolet dhe përgjegjësit:

Roli dhe detyrimet e Shërbimdhënësit

  • Shërbimdhënësi duhet të bëje rezervimin sipas kërkeses së organizatës duke siguruar se automjeti është i mirëmbajtur dhe i pastër, i përshtatshëm për rrugë dhe i pajisur me pajisjet e nevojshme të sigurisë si rripat e sigurimit, airbagët dhe pajisjet e ndihmës së parë.
  • Shërbimdhënësi duhet të dorzoj një raport me numrin e saktë të pasagjerëve, datën dhe kohën si dhe lokacion e frekuentuar.
  • Për shërbime të transportit çmimet për njësi dhe shërbime janë fikse dhe nuk i nënshtrohen ndryshimit.
  • Shërbimdhënësi duhet të lëshojë faturën për secilin aktivitet në veçanti duke reskpetuar ofertën financiare të cilën e ka ofertuar.

Roli dhe detyrimet e Organizatës

  • Organizata, çdoherë para organizimit të aktiviteteve do të njoftoj shërbim dhënësin, tri ditë para ditës së aktivitetit, për numrin e saktë të pasagjerëve, dhe numrit te automjetit
  • Për shërbime të transportit çmimet për njësi, dhe shërbime janë fikse sipas ofertës financiare dhe nuk i nënshtrohen ndryshimit.
  • Pagesa do të bëhet pas pranimit të faturës për secilin aktivitet në veçanti përmes transferit bankar.

Dokumentacioni i kërkuar /Kushtet për aplikim

  • Çertifikata e regjistrimit të biznesit, ose regjistrimin e biznesit nga vendi i themelimit të ofertuesit (në qoftë se kompania ofertuese lideri është e regjistruar jashtë Kosovës, duhet të ketë te regjistruar përfaqësinë në Kosovë);
  • Çertifikata e regjistrimit të numrit fiskal dhe informatat e përgjithshme të biznesit;
  • Fotografi të autobusit ose taksi

Kushtet për aplikim:

Oferta duhet të ketë të përfshirë çmimet pa TVSH, bazuar në ligjin në fuqi të Republikës së Kosovës, me vendimin e Ministrisë së Financave, Neni 33, paragrafi 3.1 të ligjit nr. 05 / l-037 për TVSH , çdo OJQ – Organizatë Jo Qeveritare, në Kosovë është e liruar nga tatimi mbi vlerën e shtuar.

Kushte të përgjithshme:

  • Organizata Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve e mbanë të drejtën e ndryshimit të ofertës në bazë të kërkesës derisa të merret vendimi përfundimtar;
  • Organizata Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve e mbështetë vendimin e vetë në ofertën që i posedon përparësitë më të larta ekonomike siç mund të jetë shërbimi cilësor, por kriteri kryesor i vlerësimit është çmimi më i lirë sipas sasisë totale;
  • Organizata Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve ka të drejtën të refuzojë ndonjë ose të gjitha ofertat e pranuara nëse ato nuk i plotësojnë kriteret;
  • Ndërhyrja në këtë proces nuk është e lejuar dhe do të rezultojë në diskualifikimin e ofertës;
  • Vendimi final, nuk do të bëhet përderisa nuk kompletohen të gjitha procedurat interne të organizatës. Në rast se shërbimi do jetë sipas kërkesës së kompanisë, mund t’iu ofrohet edhe kontrata por duke mos ndryshuar çmimet e ofertës;
  • Oferta do të vlerësohet nga Komisioni i Prokurimit të Organizatës Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve në momentin e mbylljes së procesit. Gjithashtu, njoftimi do të bëhet pas marrjes së vendimit nga Komisioni Vlerësues i Prokurimit të organizatës ,ku do të njoftohen vetëm ofertuesit e përzgjedhur.
  • Organizata Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve do të bëjë transferin bankar në xhirollogarinë e specifikuar nga furnizuesi pas porosisë nga ana e organizatës për sasinë me ç ‘rast kompania do te zotohet se materialin e porositur do ta ruaj deri në kohën e përshtatshme për shfrytëzim.
  • Ofertuesi mund të aplikoj në te dyja ose njëren nga kerkesat (LOT 1 dhe LOT 2)

Mënyra e aplikimit:

Oferta duhet të dërgohet fizikisht përmes zarfit të mbyllur në zyrën e Organizatës Voice of Roma, Ashkali and Egyptians që gjendet në rrugën “Ali Pashë Tepelena”, Aktash, 10000, Prishtinë, Kosovë.

Afati i fundit për aplikim është deri më datë: 10.05.2024 në ora 16:00. Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.

Nr. i ofertës/Loti
Emri i kompanisë
Nr. Fiskal
Adresa
Emri i personit përgjegjës nga kompania
Data e ofertimit
Kontakti (tel)
Emali
Nënshkrimi

Nënshkrimi dhe vula e ofertuesit

________________________

v.v

Shkarko dokumentin KËTU