RATA Solar L.L.C. kërkon kandidatë të motivuar për të aplikuar për vendin e punës dhe kandidatë
që janë të gatshëm për angazhim afatgjatë të bëhen pjesë e ekipit tonë në rritje !
1) Zyrtar/e Financa dhe Administratë:Zyrtar/e Financiar/e dhe Administrativ/e do të mbështesë kompanin në menaxhimin e operacioneve të përditshme, mbajtjen e regjistrave të sakta financiare dhe sigurimin e menaxhimit efikas të zyrës.
Ky rol kërkon aftësi të shkëlqyera organizative, vëmendje ndaj detajeve dhe një qasje proaktive për zgjidhjen e problemeve.
- Diplomë Bachelor në Financa, Kontabilitet, Administrim Biznesi ose një fushë të ngjashme (ose përvojë ekuivalente).
- Aftësi të forta organizative dhe menaxhimi të kohës.
- Njohuri në Microsoft Office Suite (Excel, Word, Outlook, Acess).
- Njohuri mbi softuerët financiarë vendor “ProData” është përparësi.
2)Agjent i Shitjes/Marketingut – Sisteme Solare .
Detyrat Kryesore:
- Zhvillimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve profesionale me klientët ekzistues dhe potencialë;
- Identifikimi dhe kuptimi i nevojave dhe kërkesave të klientëve për zgjidhje solare;
- Menaxhimi dhe koordinimi i aktiviteteve të marketingut të kompanisë;
- Kontaktimi i klientëve përmes telefonit dhe kanaleve të tjera të komunikimit;
- Prezantimi i kompanisë dhe produkteve të saj në kompani të tjera, biznese dhe aktivitete promocionale;
- Zgjerimi i bashkëpunimit me klientë ekzistues dhe të rinj duke ofruar vazhdimisht zgjidhje që përmbushin kërkesat e tyre;
- Sigurimi që produktet dhe shërbimet e kontraktuara të ofrohen sipas marrëveshjeve të dakorduara;
- Përgatitja e ofertave komerciale për klientët në bazë të projekteve të hartuara nga inxhinierët;
- Hartimi dhe negociimi i marrëveshjeve të reja me klientët;
- Menaxhimi dhe përditësimi i rrjeteve sociale të kompanisë;
- Bashkëpunimi i ngushtë me stafin e inxhinierëve për ofrimin e zgjidhjeve teknike më të përshtatshme;
- Raportimi periodik i aktiviteteve dhe arritja e targeteve të kompanisë
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet
shoqëruese duke përmendur pozitën për të cilën aplikoni në adresën e e-mailit: [email protected]
Afati i aplikimit: deri më 25.01.2026
Apliko shpejtë përmes sistemit!