business

 FTESE PER OFERTE: Sallë për trajnime

  • star Publikuar: 18-01-2024
  • star Skadon: 15-02-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1189

FTESE PER OFERTE

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale
e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë,pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetarë.

SOS Fshatrat e Fëmijëve fton ofertuesit e specializuar dhe të interesuara për: Ofertë për Sallë, për realizimin e trajnimeve, seminareve, konferencave, dhe takimeve në kuadër të aktiviteteve të të gjithë projekteve si dhe të projektit YEEP2. Salla do të përdoret për të përmbushur aktivitetet e planifikuara gjatë vitit që do të ofrojnë mundësi për zhvillim professional të punonjësve, shkëmbimin e përvojave me partnerë
dhe bashkëpunëtorë, zgjerimin e partneriteteve dhe promovimin e punës së organizatës.

Me këtë rast ju bëjmë Ftesë për Ofertë sipas specifikacionit në vijim:

Sallë Trajnimi

  • Salla e cila ka kapacitet për përafërsisht 20-30 persona
  • Salla të jetë e përshtatshme për punë në grupe, sessionplenar apo formate tjera
  • Salla të ketë kushtepër punë sa i përketndriçimit, ajrosjes, pastërtisë dhe qetësisë;
  • Ofrimi I ujit (2 shishe të vogla) për pjesëmarrës gjatë trajnimit
  • Ofrimi I kafes (2 kafe) për pjesëmarrës gjatë pauzave
  • Dreka për pjesëmarrës: Supë, sallatë, pjata kryesore, desert dhe një shishe e vogël ujë.

Salla duhet të jetë e pajisjur me:

  • Internet të shpejtë;
  • Projektor;
  • Tabelë për mbajtjen e letrave (flip chart)
  • Mundësi për printim (e preferuar)


Salla duhet të jetë me lokacion në Prishtinë dhe jo më larg se 10 km nga qendra e Prishtinës

Dokumentet e nevojshme:

  1. Qertifikata e regjistrimit të biznesit/ NUI
  2. Qmimet e kuotuara në euro pa tvsh
  3. Oferta financiare e ndarë me cmime për njësi: sallë, ujë, kafe dhe drekë
  4. Oferta financiare e nënshkruar ose me llogo zyrtare

Kriteret për përzgjedhjen e ofertës më të mirë do të jenë si në vijim:

  1. Përmbushja e specifikacionit sipas Ftesës për Ofertë
  2. Pas plotësimit të kritereve- Çmimi më i lirë

Vlefshmëria e Ofertës duhet të jetë 30 ditë nga data e mbylljes se Ftesës për Ofertë. Ofertuesi i përzgjedhur, para nënshkrimit të kontratës duhet të paraqesëVërtetimin Tatimor

Ofertuesit e interesuar duhett’i dorëzojnë dokumentet dhe ofertën e mbyllur në pliko/ zarf (2

kopje) të nënshkruar nga përfaqësuesi ligjordhe të shënuar: “Sallë për trajnime”.

Ofertat duhet të dorëzohenderi me datën: 15.02.2024 në zyret e SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, në adresën Velani “1 Tetori” p.n. Prishtinë cdo ditë pune nga ora 09:00-15:00