FTESE PER OFERTE
Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale
e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë, pa marrë parasysh
etninë, kombësinë dhe besimin fetar.
SOS Fshatrat e Femijeve eshte I interesuar per ofertues të cilët ofrojne sesione të supervizionit për stafin
që ofrojnë përkrahje për të rinjët në projektin regjional “Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjëve përmes mundësive
të reja – YEEP2”, projekt ky I cili do të zbatohet në Maqedoninë veriore, Shqipëri, Bosne dhe Hercegovinë,
Serbi dhe në Kosovë nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, i financuar nga Ministria Federale Gjermane
për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillimor - BMZ dhe Fondit Hermann Gmeiner Gjermani – HGFD dhe
ka për qëllim përmirësimin e mundësive për punësim dhe pjesëmarrje active të 2770 të rinjëve në rrezik në
tregun e punës.
Me këtë rast ju bëjmë Ftesë Ofertuesve të specializuar për ofrim të sesioneve të supervizionit për periudhën kohore: Prill 2024 deri Tetor 2026, dy orë në muaj për 4 punonjës:
1 Këshilltar personal, 1 Specialist për ndërtim të shkathtësive,1 Psikolog dhe 1 Zyrtar për punësim.
Në përputhje me specifikat e cekura më poshtë:
- Të ketë të përfunduar së paku studimet Master në Psikologji Klinike ose/ dhe Këshillimi
(përparësi do të kenë profesionistët që kanë përfunduar shkollim për supervizion)
- Të ketë përvojë së paku tre vite në fushën e psikologjisë klinike dhe/ ose këshillimit
- Të ketë punuar nën supervizion klinik me orë të demonstruara
- Përvojë të dëshmuar në angazhime të tilla
Ofertuesit së bashku me ofertën duhet të dorëzojnë:
Për Kompani:
- Çertifikatën e regjistrimit të biznesit /NUI
- Çmimet të kuotohen në euro pa TVSH, për 1 orë angazhimi
- Oferta financiare të jetë e nënshkruar ose me llogo zyrtare
- CV- në dhe referencat/ dëshmi mbi përvojën e punës në fushat relevante të
profesionistit që do të angazhohet - Plan i punës dhe metodologjia e shërbimit
Për individ:
- Çmimet të kuotohen në euro Bruto, për 1 orë angazhimi
- Oferta financiare të jetë e nënshkruar
- CV- në dhe referencat/ dëshmi mbi përvojën e punës në fushat relevante
- Kopje e Letërnjoftimit
- Plan i punës dhe metodologjia e shërbimitA loving home for every child
Kriteret për përzgjedhje:
• Përmbushja e specifikacionit sipas kërkesës sonë;
• Pas plotësimit të kritereve të lartëpërmendura, çmimi më i lirë;
Ofertat duhen të dërgohen deri me datën: 03.04.2024, në email adresën: [email protected]