business

Agjent i shitjes/ Komercialist (2)

  • star Publikuar: 20-03-2024
  • star Skadon: 31-03-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Kosmonte Foods
Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Ferizaj
Shikime 971

Pozita: Agjent i shitjes/ Komercialist për regjionin e Ferizaj (2 pozita)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për viziten e pikave të caktuara sipas planit nga kompania;
  • Kontrollon, mbikëqyrë dhe merr porosi në pikat shitëse;
  • Vlerëson sasinë e porosive me qëllim të shmangies së mungesës së produkteve, apo mbingarkimin e tepërt;
  • Përcjell afatet e mallrave nëpër markete si dhe hulumton mundësinë e shpërndarjes së tyre;
  • Bën prezantimin e artikujve të rinjë tek të gjithë blerësit të cilët i viziton;
  • Përgjegjës për informim rreth gjendjes në treg dhe për çfarëdo vërejtje apo sugjerim që mund të vij nga ana e blerësit;
  • Mban evidencë ditore për punën në teren, referon vështirësitë eventuale dhe propozon zbatimin e masave të caktuara për rastet konkrete;
  • Në koordinim me mbikëqyrësin cakton pikat për organizime promocionale;

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollimin e Mesem;
  • Të jenë të shkathët, fleksibil dhe organizativ;
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhimit të kohës
  • Duhet të kenë njohuri bazike të tregut, artikujve dhe brendeve që dominojnë;
  • Të posedojnë patentë shofer të kategorise B;
  • Preferohet një (1) vit përvojë pune në shitje.

Mënyra e aplikimit

Të gjithë kandidatët e interesuar, inkurajohen të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre përmes postes elektronike: [email protected]

Në subjekt duhet të shënohet Pozita për të cilën aplikoni si dhe Qyteti.

Konkursi mbetet i hapur deri me 31/03/2024.

Për më tepër informacione rreth Ndërmarrjes Kosmonte Foods, mund të kërkoni në website-in: www.kosmontefoods.com