
Old School Barbers – Prishtinë
Një nga barber shop-et më të njohura në Prishtinë, i pozicionuar në zemër të Dragodanit (zona e qendrës tregtare Minimaxi), është në kërkim të një berberi të talentuar dhe profesionist për t’iu bashkuar ekipit tonë.
Kërkesat:
- Përvojë minimale prej 1 viti në berberhane.
- Motivim, entuziazëm dhe vetëbesim në të gjitha aspektet e profesionit.
- Aftësi në rroje të lagësht – përparësi.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Paraqitje e rregullt dhe aftësi të shkëlqyera në shërbim ndaj klientit.
Kushtet e punës:
- Pagesa në bazë përqindjeje ose me pagë fikse mujore.
- Mundësi pune si i punësuar ose i vetëpunësuar.
- Pagesa javore ose mujore.
- Punohet minimum 6 ditë në javë, e diel mbyllur.
- Pritet prani e detyrueshme të premteve dhe të shtunave.
Nëse jeni i/e interesuar dhe mendoni se jeni kandidati i duhur, do t’ju ftojmë për një intervistë, ku do të kërkohet të sillni një model për të demonstruar një prerje flokësh në vend.
📞 Na kontaktoni:
Instagram: @oldskoolprishtina
@oldschoolbarberss
@oldschoolbarbersmiami
Tel: 045 101 070
Email: [email protected]