business

Menaxher i Projektit

  • star Publikuar: 08-06-2024
  • star Skadon: 14-06-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Menaxher/e
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Lome
Shikime 623

Shield Recruitment & HR kërkon Menaxher i Projektit (1 vend pune) për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit.

Vendi i punës: Lome, Togo.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përcakton dhe qartëson fushëveprimin e projektit. Zhvillon planin e projektit;
  • Zhvillon programin e projektit;
  • Përcakton strukturën organizative të ekipit të projektit;
  • Manaxhimi i suksesshëm i projektit/eve duke sjellë efektivitet në kosto, cilësi dhe afat të lëvrimit;
  • Përgjegjës për planifikimin, mbarvajtjen dhe menaxhimin financiar te projekteve;
  • Menaxhon të gjitha aspektet e projektit (Riskun, Problemet, Kualitetin, Komunikimin, Ndryshimet);
  • Koordinon të gjitha aktivitetet në të gjitha funksionet e ndryshme organizative;
  • Motivon anëtarët e ekipit të projektit;
  • Analizon dhe raporton rreth implementimit të projektit;
  • Menaxhon dhe koordinon punët e punonjëseve të projektit.
  • Efikasitet në implementimin e të gjitha aktiviteteve në kuadër të projektit;
  • Përcjellje të pagesave dhe menaxhim të buxhetit;
  • Përgatitje dhe finalizim të të gjitha raporteve që parasheh projekti, në baza të rregullta;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
  • Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indikative.

Kualifikimet:

  • Fakulteti i Ndërtimtarisë ose Arkitektures;
  • Mbi 5 vite përvojë punë si Projekt Menaxher;
  • Njohuri të thella profesionale, si dhe aftësi të shkëlqyeshme hulumtuese, analitike dhe organizative;
  • Njohuri pune të programeve kompjuterike (Microsoft office, ArchiCAD, Projekte Profesionale etj);
  • Njohja e Gjuhës Angleze dhe Frënge;
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe të punes në ekip;
  • Vetë-motivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjesi;
  • Aftësi të mira organizative;
  • Aftësi për punë nën presion të kohës;
  • Kualifikimet e lartë shënuar janë indikative.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 14 Qershor 2024 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.