“Artmotion” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Zona Industriale, Rr. “Lidhja e Pejës”, shpallë:
K O N K U R S
Për plotësimin e vendeve të lira të punës,
Teknik i Rrjetit me Fibra Optik
Vendi i punës: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:
- Splicing (ngjitjen) e fijeve optike, testimin sipas ndandardeve përkatëse dhe zgjidhjen e problemeve në kohë.
 - Kryerja e intervenimeve dhe riparimeve në rrjetin me kabllo optike.
 - Mbështetja teknike për njësinë e instalimeve dhe mirëmbajtjes te klientët biznes me kabllo optike.
 - Kujdesi për raportim dhe dorëzim të dokumentacionit pas përfundimit të punës.
 - Raportimi te mbikqyrësit.
 
Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
- Të ketë së paku Diplomë të shkollimit të mesëm ose ndonjë çertifikim në fushën e IT/ Rrjeteve Kompjuterike;
 - Përparësi përvoja e punës në kompani me fushëveprim të njejtë, së paku 1 vit;
 - Të ketë njohuri bazike për përdorim të Splicer, OTDR, PowerMeter (OPM) dhe mjeteve të tjera të punës për rrjetat optike;
 - Fleksibilitet dhe gadishmëri për punë jashtë orarit, kur kërkohet;
 - Aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur;
 - Patentë shofer, kategoria B;
 
Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet që t’i dërgojnë këto dokumente:
- CV-në si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore të mesme dhe universitare (nëse ka).
 - Letër Motivuese (e preferueshme);
 - Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse (nëse ka);
 - Çertifikatat e trajnimeve eventuale (e preferueshme);
 - Letër Rekomandime apo referenca eventuale (e preferueshme);
 
Benefite shtesë:
- Pagë kompetitive si dhe bonuse mujore;
 - Sigurim Shëndetësor;
 - Shujtë ditore;
 - Mundësi zhvillimi brenda kompanisë;
 - Ambient i shkëlqyeshëm i punës;
 - Trajnime për zhvillim profesional;
 
Aplikimi bëhet përmes email-it (postës elektronike), në: [email protected] .
Kandidatët të cilët aplikojnë në formë elektronike (e-mail), në subjekt duhet të specifikojnë Pozitën.
Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.
Konkursi mbetet i hapur deri më datën 23.03.2025, Ora 16:00h.
Apliko shpejtë përmes sistemit!