TERM I REFERENCËS PËR KUOTIM PËR FOTOGRAF PORTRERESH PËR EKSPOZITËN E FESTIVALIT MULTIKULTUROR
Term i referencës për kuotim për fotograf portreresh për ekspozitën e festivalit multikulturor | Prishtinë |
INFORMACION I PËRGJITHSHËM
OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali, and Egyptians), me selinë e saj aktuale në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë kosovare përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.
1. KONTESTI I NDËRHYRJES
Që nga shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës më 17 shkurt 2008, institucionet e Republikës së Kosovës, përveç shumë iniciativave dhe aktiviteteve të ndryshme, kanë hartuar dy strategji: e para përfshin periudhën 2009 - 2015 dhe e dyta 2017 - 2021 për integrimin dhe përfshirjen e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në shoqërinë kosovare. E fundit, e cila është në implementim e sipër 2022 – 2026, përfshinë pesë fusha të veprimit të cilat adresohen në Strategji: arsimi, punësimi dhe mirëqenia sociale, shëndetësia, banimi dhe diskriminimi. Kushtetuta e Republikës së Kosovës parasheh sigurimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve dhe përmbushjen e standardeve më të larta të respektimit të të drejtave të njeriut, gjë e cila përcaktohet edhe në konventat ndërkombëtare. Me këtë, shteti i Kosovës merr për obligim të promovojë dhe të sigurojë realizimin efektiv të të drejtave të komuniteteve, me qëllim të përfshirjes së tyre të plotë në të gjitha aspektet e jetës shoqërore në Kosovë.
1.1 QËLLIMI SPECIFIK
Duke i pasur të njohura problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen qytetarët e komuniteteve në Kosovë, si dhe duke i vërejtur mundësitë të cilat nuk po ju ofrohen nga institucionet përkatëse, organizata “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” shtrin fushëveprimin e saj në programe të ndryshme të cilat prekin objektivat kyçe për integrimin dhe barazinë e komuniteteve me të gjithë qytetarët e tjerë. Duke u nisur nga këto mangësi kyçe, ose më mirë të themi elementare, të cilat duhet t'u ofrohen të gjithë qytetarëve në mënyrë të barabartë, organizata Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve operon me Programin e Edukimit, Punësimit, Banimit, Fuqizimin e Gruas, Antigjipsizmin, si dhe ndikimin në politikat e vendit, me shpresën se do të arrijë të integrojë dhe ofrojë kushte më të mira për komunitetet.
Ne po kërkojmë të bashkëpunojmë me një fotograf/e që do të sjellë portrete të pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian të cilët me punën e tyre kanë ndikuar në jetën kulturore dhe artistike të vendit duke promovuar vlerat, historikun dhe kulturën e komuniteteve.
Kërkesat teknike:
Ofruesi i shërbimit pritet të ketë kërkesat teknike të mëposhtme:
- Aparat profesional me cilësi të lartë
- Të jetë i/e gatshëm/gatshme të editojë fotografitë në mënyrë profesionale
- Të ofrojë pajisje mbështetëse që fotografitë të jenë sa më profesionale
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Të marrë pjesë në takimet paraprake me organizatorët për të kuptuar kërkesat dhe pritshmëritë
- Të sigurojë pajisje fotografike profesionale dhe të përshtatshme për fotografi portretesh
- Të përpunojë dhe redaktojë fotografitë për të arritur cilësinë maksimale dhe për të siguruar që imazhet janë të gatshme për ekspozitë
- Të dorëzojë fotografitë brenda afateve të përcaktuara
- Të respektojë të drejtat e autorit dhe të dorëzojë të gjitha të drejtat e përdorimit të fotografive tek organizatorët e festivalit
Kualifikimet dhe përvoja e kërkuar:
- Përvojë e dokumentuar në fotografi profesionale, me fokus në portrete
- Portofol që demonstron cilësi të lartë dhe kreativitet në fotografi portretesh
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërveprimi me subjektet e fotografisë
- Përvojë pune në ngjarje kulturore dhe shumëkulturore është e preferuar
- Fleksibilitet dhe aftësi për të punuar në një ambient dinamik dhe të larmishëm
KUSHTET PËR APLIKIM
- CV që përfshin përvojën relevante dhe referencat
- Një portofol të punëve të mëparshme që demonstrojnë aftësitë në fotografi portretesh
- Një propozim financiar për shërbimet e ofruara
DOKUMENTACIONI I KËRKUAR/KUSHTET PËR APLIKIM
Oferta duhet të dërgohet në mënyrë elektronike në adresën e emailit [email protected] . Ju lutemi shkruani “Termi i Referencës për fotograf/e”. Afati i fundit për aplikim është deri më datë: 15 Qershor 2024. Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lart nuk do të merret parasysh. Vetëm ofertuesit e përzgjedhur do të kontaktohen.
PLANI DHE BUXHETI
Ofertuesi është i lirë të propozojë numrin e ditëve që i nevojiten për angazhim brenda periudhës qershor 2024. OJQ-ja jonë do të vlerësojë ofertat më të përshtatshme financiare të cilat janë në përputhje me çmimet e tregut në Kosovë dhe i përgjigjen kërkesave të lartë përmendura.