Autopjesa eshte kompani i cili mirret me shit-blerjen e pjeseve te veturave, shitjen e veturave dhe leshimin me qera te veturave.
Autopjesa kërkon një Asistent të Shitjes.
Përgjegjësitë kryesore:
- Planifikimi, zhvillimi dhe menaxhimi në tërësi i procesit të shitjes dhe te blerjes nga furnitoret nderkombetare
- Identifikimi i klientëve të rinj dhe inicimi i mundësive të reja për kompaninë;
- Udhëzimi i klientëve dhe ofrimi i rekomandimeve apo informacioneve shtesë në lidhje me produktet e kompanisë, duke ndihmuar kështu ata në përzgjedhjen e produkteve më të përshtatshme;
- Mirëpritja e klientëve dhe ofrimi i asistencës së duhur;
- Njoftimi i kolegëve dhe eprorëve në lidhje me çështjet problematike të paraqitura;
- Ndjekja e procesit të punës në përputhje të plotë me udhëzimet e shitjes dhe misionin e kompanisë;
- Krijimi i një ambienti të përshtatshëm pune dhe bashkëpunimi me stafin;
- Detyra dhe përgjegjësi të tjera, konform udhëzimeve të mbikëqyrësit.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
- Të ketë të përfunduar studimet në fushën e Menaxhimit të Biznesit, Marketingut apo fushë tjetër relevante;
- Përvojë së paku 1 vjeçare në shitje (preferohet përvojë në shitjen e produkteve të Auto dhe te kete pervoje te punes online);
- Të ketë njohuri të mira kompjuteri dhe të programeve të shitjes;
- Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe menaxhimit të kohës;
- Të ketë aftësi të mira prezantuese, të jetë person energjik dhe i motivuar;
- Të ketë paraqitje profesionale dhe i orientuar drejt shërbimit të klientit.
Të dhënat:
∙ Pozicioni: Asistent i Shitjes
∙ Lokacioni: Prishtine
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur në subject pozicionin ‘Asistent i Shitjes’ në adresën e e mail-it: [email protected] ose [email protected]
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen tutje.
Te ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.