business

Coaching and Mentoring for Growth

  • star Publikuar: 01-09-2023
  • star Skadon: 15-09-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1028

Organizata Swisscontact përmes projektit Nxitja e Mundësive të Punësimit dhe Rritjes (FEGO) synon të gjenerojë punësim dhe të ardhura për gratë, burrat dhe të rinjtë, të cilët aktualisht jetojnë në varfëri dhe margjinalizim socio-ekonomik, në sektorët e përzgjedhur. Projekti financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) dhe implementohet nga Swisscontact.

FEGO (https://fego-kosovo.org/) ka hartuar programin "Coaching and Mentoring for Growth” (Trajnim dhe Mentorim për Rritje të Biznesit) për të lehtësuar rritjen dhe zhvillimin e bizneseve në industrinë e veshëmbathjes duke përmirësuar njohuritë e tyre në fushat e menaxhimit dhe operacioneve të përditshme, dixhitalizimit, financimit, planifikimit të rritjes dhe promovimit. Objektivi i programit "Coaching and Mentoring for Growth" është të mbështesë Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme të industrisë së veshëmbathjes për rritje të qëndrueshme duke ofruar zgjidhje për të adresuar sfidat në proceset e tyre dhe për t'i pajisur ato me njohuri drejt zgjerimit e rritjes së biznesit.

Programi “Coaching and Mentoring for Growth implementohet nga CIVITTA (civitta.com) kompani ndërkombëtare e konsulencës me bazë në Estoni, dhe mbështetet nga projekti FEGO. Ky program ofron trajnime dhe mentorime të përshtatura për biznese në industrinë e tekstilit dhe veshëmbathjes.

Ky program do të ofrohet falas, në gjuhën shqipe dhe ju si pjesëmarrës do të keni këto përfitime:

  • Qasje në trajnime dhe mentorim nga ekspert të fushës
  • Udhëzime të përshtatura në fushat si menaxhimi i biznesit, operacionet e përditshme, tregtia elektronike (e-commerce), planifikimi i rritjes, gjetja e investitorëve, hyrje në tregje të reja, rrjetëzimi dhe diversifikimi i produkteve
  • Mundësi për të mësuar nga praktikat dhe përvojat më të mira të ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë
  • Zhvillimi i një strategjie për rritje të biznesit dhe plan-veprimi për biznesin tuaj
  • Mundësi rrjetëzimi me biznese e tjera në industrinë e tekstilit dhe industritë tjera mbështetëse
  • Mbështetje në tejkalimin e sfidave dhe eksplorimin e mundësive të rritjes
  • Pas përfundimit të suksesshëm të pogramit, certifikim nga Civitta

Për t'u bërë pjesë e këtij program, plotësoni formën në linkun https://forms.gle/5xCy13Mvhkg2Dox79 apo skanoni kodin mëposhtë

A qr code on a white background

Description automatically generated

Numri i pjesëmarrësve është i limituar dhe afati i aplikimit është 15 Shtator 2023!

Për çdo pyetje/paqartësi që mund të keni mund të kontaktoni tek: [email protected] apo [email protected]