Kompani
Agna Kosova
Kategoritë
Shitje
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë, Ferizaj, Gjilan
Shikime
1344
Agna Kosovë, pjesë e Agna Group kompania lider ne sektorin e FMCG-së në Shqipëri po kërkon njerëz energjik e të vendosur, që i shohin sfidat si mundësi, të gatshëm për t’u përballur çdo ditë me dinamikat e tregut dhe që e kanë pasion shitjen dhe punën në terren, për t’i punësuar si agjentë shitjesh ne departamentin e Key Account për qytetin Prishtinë, Gjilan dhe Ferizaj.
Detyrat kryesore:
- Krijon, zhvillon dhe mban marrëdhënie të mira me klientët.
- Realizon objektivat e shitjes të vendosura nga departamenti dhe kompania.
- Është ambasador për brandet dhe imazhin e kompanisë në treg.
- Raporton mbi bazën e standardeve të vendosura nga kompania.
- Njeh problemet apo mundësitë e tregut dhe ofron zgjidhje kreative.
- Informohet për konkurrentët dhe raporton bazuar në standardet e kompanisë.
- Përditëson njohuritë dhe zhvillohet profesionalisht.
Aftësitë dhe kualifikimet:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë.
- Të ketë gatishmëri të lartë për t’i shërbyer klientëve.
- Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
- Leje drejtimi automjeti.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërpersonale.
- Të jetë këmbëngulës dhe të ketë fokus tek objektivat.
Te interesuarit te dergojne CV-te ne adresen [email protected]m
Afati i aplikimeve deri me date: 22.07.2024.