business

Vende Pune (24)


Ruaj
  • star Publikuar: 20-01-2026
  • star Skadon: 27-01-2026
Kategoritë Administratë, Depo, Elektricist, Inxhinieri, Laborator, Menaxher/e, Recepsion, Shofer, Teknolog, Të tjera
Vendi i punës Kaçanik
Numri i pozitave 24

SHPALLJE PËR PUNË

Royal Beverage LLC, kompani prodhuese e pijeve freskuese, njofton se shumë shpejt do të fillojë punën Fabrika e re e Ujit “Trepika”, me lokacion në Doganaj, Kaçanik.

Në kuadër të fillimit të operimeve, shpallet konkurs për pozitat e mëposhtme. Të gjitha pozitat i nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistës.

1. Menaxher i Prodhimit – 1 pozitë

Përshkrimi i punës:

  • Planifikon, organizon dhe mbikëqyr procesin e prodhimit.
  • Siguron realizimin e objektivave të prodhimit sipas standardeve të cilësisë dhe sigurisë.
  • Koordinon ekipet e prodhimit dhe bashkëpunon me departamentet tjera.
  • Raporton në menaxhment

Kriteret e vlerësimit:

  • Rekomandohet përvoje pune (preferohet industria e pijeve).
  • Aftësi menaxheriale dhe organizative të dëshmuara.
  • Diplomë universitare (përparësi)

2. Mbikëqyrës i Ekipës së Prodhimit – 2 pozita

Përshkrimi i punës:

  • Mbikëqyr punën ditore të prodhimit sipas ndërrimit që ka.
  • Siguron respektimin e procedurave operative dhe të sigurisë.
  • Raporton te Menaxheri i Prodhimit për performancën e ndërrimit.

Kriteret e vlerësimit:

  • Përvojë në prodhim industrial (rekomandohet).
  • Aftësi udhëheqëse dhe komunikuese.
  • Arsim i mesëm ose universitar relevant (rekomandohet).

3. Teknolog / Mbikëqyrës i Sigurimit të Cilësisë (QA) – 1 pozitë

Përshkrimi i punës:

  • Zbaton dhe monitoron standardet e cilësisë dhe sigurisë ushqimore.
  • Kontrollon proceset e prodhimit dhe dokumentacionin përkatës.
  • Bashkëpunon me laboratorin dhe prodhimin për përmirësim të vazhdueshëm.

Kriteret e vlerësimit:

  • Diplomë universitare në teknologji ushqimore, kimi ose fusha të ngjashme.
  • Njohuri mbi HACCP, ISO dhe standarde të ngjashme.
  • Përvojë pune në industrinë e njejtë përbën përparësi.

4. Teknik i Laboratorit – 2 pozita

Përshkrimi i punës:

  • Kryen analiza fiziko-kimike dhe mikrobiologjike të ujit.
  • Dokumenton dhe raporton rezultatet e analizave.
  • Mirëmban pajisjet laboratorike.

Kriteret e vlerësimit:

  • Arsim i mesëm ose universitar në kimi/biologji - përbën përparësi.
  • Saktësi, përgjegjësi dhe aftësi për punë ekipore.
  • Përvoja punës në lëmin e njëjtë përbën përparësi.

5. Inxhinier i Makinerisë – 1 pozitë

Përshkrimi i punës:

  • Mbikëqyr funksionimin teknik të linjave të prodhimit.
  • Diagnostikon dhe zgjidh problemet teknike.
  • Propozon përmirësime teknologjike.
  • Raporton te personat menaxhues për çdo proces punës.

Kriteret e vlerësimit:

  • Diplomë universitare në inxhinieri mekanike.
  • Përvojë në industri prodhuese.
  • Njohuri në automatizim përbëjnë përparësi.

6. Mekanik i Mirëmbajtjes Industriale – 1 pozitë

Përshkrimi i punës:

  • Kryen mirëmbajtje preventive dhe korrigjuese të makinerive.
  • Siguron funksionim të pandërprerë të pajisjeve.

Kriteret e vlerësimit:

  • Arsim profesional në mekanikë.
  • Përvojë pune në mirëmbajtje industriale - përbën përparësi.

7. Operator Teknik i Prodhimit – 8 pozita

Përshkrimi i punës:

  • Operon linjat e prodhimit sipas procedurave.
  • Monitoron parametrat teknikë dhe cilësinë e produktit.
  • Kontrollon dhe monitoron makinerin dhe procesin e punës.

Kriteret e vlerësimit:

  • Arsim i mesëm teknik.
  • Gatishmëri për punë në ndërrime.
  • Përvoja në prodhim përbën përparësi.

8. Zyrtar për Logjistikë dhe Faturim – 1 pozitë

Përshkrimi i punës:

  • Menaxhon dokumentacionin e hyrje-daljeve të mallrave.
  • Përgatit faturat dhe raportet logjistike.
  • Regjistron faturat dhe porositë.

Kriteret e vlerësimit:

  • Arsim i mesëm ose universitar në ekonomi/logjistikë.
  • Njohuri të mira kompjuterike.
  • Përvoja e punës në lemin e njejtë - përbën përparësi.

9. Depoist (Magazinë) – 1 pozitë

Përshkrimi i punës:

  • Menaxhon pranimin, ruajtjen dhe shpërndarjen e mallrave.
  • Mban evidencë të saktë të stokut.

Kriteret e vlerësimit:

  • Arsim i mesëm.
  • Përvojë në magazinë përbën përparësi.

10. Recepsioniste & Asistente Administrative – 1 pozitë

Përshkrimi i punës:

  • Mirëpret vizitorët dhe menaxhon komunikimin administrativ.
  • Mbështet punët administrative të zyrës.
  • Kujdeset për shërbim ndaj musafirëve dhe pritjes së tyre.
  • Miremban zyret pastërt dhe kujdeset për elemente pastërtie.

Kriteret e vlerësimit:

  • Arsim i mesëm.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi.

11. Pirunier – 4 pozita

Përshkrimi i punës:

  • Operon pirunin për ngarkim dhe shkarkim të mallrave.
  • Siguron lëvizje të sigurt të produkteve në magazinë.

Kriteret e vlerësimit:

  • Certifikatë për drejtimin e pirunit - përbën përparësi.
  • Përvojë pune relevante.

12. Elektricist – 1 pozitë

Përshkrimi i punës:

  • Mirëmban dhe riparon instalimet elektrike industriale.
  • Reagon ndaj defekteve elektrike në linjat e prodhimit.

Kriteret e vlerësimit:

  • Arsim profesional në elektroteknikë.
  • Përvojë në mirëmbajtje elektrike industriale.

PROCESI I APLIKIMIT:

  • Kohëzgjatja e konkursit: 7 ditë nga data e shpalljes
  • Lokacioni i punës: Fabrika e Ujit Trepika, Doganaj – Kaçanik
  • Orari: Dy ndërrime

Të interesuarit të dërgojnë CV-në dhe dokumentet përcjellëse, duke përshkruar kualifikimet dhe përvojën e punës në emailin:
[email protected]

Për informata shtesë mund të kontaktoni në numrin e telefonit apo viber: 049 761 995.

Ju lutemi cekeni në subjektin e email-it pozitën për të cilën aplikoni!

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu