📢 KONKURS PUNE
Zyrtar Financiar
Kompania: Kuvilab SH.P.K.
Vendndodhja: Bardhosh, Prishtinë
Orari: Full-time
Përshkrimi i pozitës
Kuvilab SH.P.K. shpall konkurs për Zyrtar Financiar, i cili do të jetë përgjegjës për menaxhimin financiar, raportimin dhe kontrollin e proceseve kontabël në kompani.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Regjistrimi i faturave hyrëse dhe dalëse
- Menaxhimi i arkës dhe bankës
- Përgatitja e raporteve financiare mujore
- Kontrolli i pagesave dhe detyrimeve ndaj furnitorëve
- Përgatitja e dokumentacionit për ATK dhe institucionet relevante
- Monitorimi i kostove dhe analizë e shpenzimeve
- Bashkëpunim me kontabilistin e jashtëm dhe auditorët
- Mbajtja e evidencave të sakta financiare
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë në Ekonomi / Financë / Kontabilitet
- Minimum 2 vite përvojë në pozita të ngjashme
- Njohuri të mira të legjislacionit tatimor në Kosovë
- Njohuri në programe financiare (p.sh. ProData, Odoo, etj.)
- Njohuri shumë të mira në Excel
- Aftësi analitike dhe organizative
- Integritet dhe përgjegjësi e lartë profesionale
Preferohet:
- Përvojë në kompani prodhuese
- Përvojë me menaxhim të kostove të prodhimit
- Njohuri mbi raportimin financiar menaxherial
Ofrohet:
- Pagë konkurruese (sipas përvojës)
- Ambient profesional pune
- Mundësi zhvillimi dhe avancimi
- Kontratë e rregullt pune
Aplikimi:
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në:
📧 [email protected]
📅 Afati i aplikimit: 27.03.2026
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Apliko shpejtë përmes sistemit!