business

FTESË PËR OFERTË: Furnizim per Shkollen "Dardania" Hani i Elezit

  • star Publikuar: 19-01-2024
  • star Skadon: 09-02-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Hani i Elezit
Shikime 1922

FTESË PËR OFERTË

1

Titulli:

Furnizimi dhe mbjellja e drunjëve, furnizimi dhe montimi i ulëseve të drurit dhe shportave për mbeturina dhe furnizimi dhe montimi i monitorit për matjen e cilësisë së ajrit në shkollën e mesme të lartë “Dardania” Hani i Elezit

2

Data e ftesës:

19.01.2024

3

Afati për dorëzim të ofertave:

09.02.2024, CoB

Ofertat e pranuara pas afatit nuk do të pranohen dhe nuk do të merren parasysh për vlerësim.

4

Mënyra e dorëzimit:

Adresa e dorëzimit të ofertave: [email protected] , CC: [email protected]

Formati: PDF, nënshkruar dhe vulosur

5

Kushtet e përgjithshme:

  • Oferta financiare duhet të jetë në EURO
  • Çmimi duhet të jetë pa TVSH
  • Oferta duhet të jetë e vlefshme për 30 ditë nga afati i fundit për dorëzimin e ofertave
  • Dokumentet mund të dorëzohen në anglisht ose shqip
  • Pagesa do të bëhet përmes llogarisë bankare pas ofrimit të plotë të furnizimeve/shërbimeve
  • Buxheti maksimal i planifikuar: EUR 3,500.00

6

Dokumentet që duhen dorëzuar:

  1. Formulari i plotësuar siç jepet në Aneksin 1 – Përshkrimi teknik
  2. Formulari i plotësuar siç jepet në Aneksin 2 – Oferta financiare
  3. Formulari i plotësuar siç jepet në Aneksin 3 – Pajtueshmëria me kushtet tjera
  4. Formulari i plotësuar siç jepet në Aneksin 4 – Identifikimi i Operatorit Ekonomik
  5. Çertifikata e regjistrimit të biznesit

7

Kriteret e pranueshmërisë:

Kriteret e pranueshmërisë janë kërkesat ose standardet minimale që duhet të plotësojnë ofertuesit, për të ecur më tej në procesin e prokurimit. Ofertuesit që nuk mund të dëshmojnë se plotësojnë këtë bazë do të përjashtohen nga konkurrimi. Kriteret e pranueshmërisë janë:

  1. Dorëzimi i dokumentacionit të kompletuar siç kërkohet në pikën 6 të kësaj ftese për ofertë.

8

Kriteret e vlerësimit:

Oferta do të vlerësohet duke përdorur metodën më të mirë të vlerës për para (metoda e kombinuar e pikëve). Propozimi teknik do të vlerësohet me peshë 80%, ndërsa ai financiar me 20%.

#

TABELA E KRITEREVE TË VLERËSIMIT

PESHA %

1

OFERTA TEKNIKE

80

1.1

Kompania është e regjistruar në ARBK

20

1.2

Artikujt e ofruar janë në përputhje me specifikat e kërkuara

40

1.3

Afati i kërkuar i furnizimit, mbjelljes dhe montimit

20

2

OFERTA FINANCIARE

20

2.1

Oferta financiare

20

TOTAL

100

9

Përshkrimi i projektit:

Projekti YENI (Ndikimi i Rinisë në Mjedis) është krijuar për të ndihmuar autoritetet lokale kosovare që të rrisin kapacitetin e tyre për të trajtuar cenueshmërinë e vendit ndaj ndryshimeve klimatike duke u fokusuar në aspektin afatgjatë tek të rinjtë përmes shkollave dhe arsimit në kontekstin lokal. Prandaj, projekti do të lehtësojë forcimin e rolit të të rinjve si agjentë të ndryshimeve klimatike në komuna.

10

Përshkrimi i detyrës:

CACH në kuadër të projektit YENI, më 30.11.2023 ka organizuar garën mjedisore për shkolla të mesme të larta “Dervish Rozhaja”, ku janë ndarë çmime mjedisore për tri (3) shkolla të mesme të larta, me ç’rast shkolla e mesme e lartë “Dardania” në Han të Elezit ka fituar vendin e dytë.

11

Afati i furnizimit, mbjelljes dhe montimit:

Afati i fundit për furnizim dhe mbjellje të drunjëve, furnizim dhe montim të ulëseve të drurit dhe shportave për mbeturina, si dhe furnizim dhe montim të monitorit për informimin e cilësisë së ajrit është 11.03.2024.

Shkarko dokumentin e plote KETU

Oferta që përputhet me të gjitha specifikimet, kërkesat dhe ofron çmimin më të ulët, si dhe të gjitha kriteret e tjera të vlerësimit të treguara do të përzgjedhet. Çdo ofertë që nuk plotëson kërkesat do të refuzohet.

CaCH nuk është e detyruar të pranojë asnjë ofertë, të japë një kontratë/Urdhër blerje, as të jetë përgjegjëse për ndonjë kosto që lidhet me përgatitjen dhe dorëzimin e një oferte nga një Furnizues/Ofrues i Shërbimeve, pavarësisht nga rezultati i përzgjedhjes.

CaCH inkurajon çdo furnizues/ofrues shërbimi të mundshëm që të shmangë dhe parandalojë konfliktet e interesit, duke i zbuluar CaCH nëse ju, ose ndonjë prej filialeve ose personelit tuaj, keni qenë të përfshirë në përgatitjen e kërkesave, dizajnit, specifikimeve, vlerësimeve të kostos dhe informacioneve të tjera të përdorura në këtë ftesë për ofertë.

CaCH zbaton zero tolerancë ndaj mashtrimit dhe praktikave të tjera të ndaluara dhe angazhohet për identifikimin dhe adresimin e të gjitha akteve dhe praktikave të tilla kundër CaCH, si dhe palëve të treta të përfshira në aktivitetet e CaCH. CaCH pret që furnizuesit e saj t’i përmbahen Kodit të Sjelljes.

Shtojca:

  1. Kodi i Mirësjelljes: https://shorturl.at/gnHJO
  2. Termat dhe kushtet e përgjithshme: https://shorturl.at/DHI26
  3. Kriteret e përjashtimit: https://shorturl.at/JWX09