business

Drejtor i Departamentit të Marrjes në Sigurim/Shitje

  • star Publikuar: 12-02-2024
  • star Skadon: 22-02-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani K.S. Sigkos
Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1301

K.S. Sigkos ka kënaqësinë që të ftoj të gjithë të interesuarit të cilët janë proaktiv,  bashkëpunues dhe të përgjegjshëm, që të aplikojnë për pozitën në vijim.

Drejtor i Departamentit të Marrjes në Sigurim/Shitje

Detyrat dhe përgjegjësit kryesore :

  • Zhvillon, zbaton dhe menaxhon strategjinë, portfolion dhe proceset tjera te shitjeve për te gjitha llojet e sigurimeve, në përputhje me strategjinë dhe objektivat e biznesit duke e detajuar në plane veprimi mujore, vjetore,
  • Promovon produktet te reja dhe shërbimet e kompanisë për klientët e ri dhe aktual, për të menaxhuar çmimet dhe mbulueshmërinë.
  • Identifikon klientë potencialë në lidhje me shërbimet, produktet, ofertat për te rritur te ardhurat,
  • Përshtat produktet e kompanisë sipas ndryshimeve ligjore dhe kërkesave të tregut,
  • Menaxhon, motivon dhe trajnon ekipin e shitjeve me performancë të matur me intervale kohore,
  • Kryen hulumtime të industrisë së sigurimeve dhe te analizave të tendencave të tregut,
  • Kupton drejtë nevojat e klientëve që lidhen me sigurimin dhe siguron plane gjithëpërfshirëse të sigurimit.
  • Përgatit raport mujore dhe periodike për strukturat mbikëqyrëse te kompanisë dhe institucionet relevante te industrisë se sigurimeve,
  • Kryen edhe detyra të tjera të caktuara nga menaxhmenti i kompanisë,

Kërkesat dhe aftësitë:

  • Diplomë Bachelor dhe 5+ vjet përvojë e dëshmuar në një rol të menaxhimit të shitjeve ( preferohet ne industrinë financiare, sigurime, banka, microfinanca etj,
  • 2+ vite përvojë e dëshmuar në menaxhment të ndonjë portfolio të caktuar, apo një biznesi,
  • Të ketë njohuri të shkëlqyera të produkteve dhe tregjeve të sigurimit,
  • Të jetë i motivuar dhe aftësi për të komunikuar në mënyrë efektive me klientët,
  • Të kuptojë sfidat e biznesit dhe industrisë së sigurimeve në vend.
  • Njohuri te mira të gjuhës angleze

Procedura për aplikim:

Kandidatët për këtë pozitë, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e tyre si :CV-në, letër motivimin, diplomën dhe dëshmitë tjera të kualifikimit, përvojën e punës, etj.
Kandidatët mund te aplikojnë duke dorëzuar dokumentet ne zarf të mbyllur në adresën Kompania e Sigurimeve “SIGKOS”, Prishtinë, Kompleksi Riera Z10 Rruga Magjistrale Prishtine-Shkup, 10000, ose duke aplikuar online.

Afati i aplikimit është deri me datë: 22.02.2024.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.