business

Ekspert/e

  • star Publikuar: 09-10-2025
  • star Skadon: 18-10-2025

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR EKSPERT/E NË HARTIMIN E STRATEGJISË KOMBËTARE DHE PLANIT TË VEPRIMIT PËR PËRFSHIRJEN E KOMUNITETEVE ROM DHE ASHKALI NË KOSOVË 2027–2030

Prishtinë

Aprovuar nga drejtori ekzekutiv

_____________________

Nënshkrimi

INFORMACION I PËRGJITHSHËM

Në shtator 2025, Zyra për Qeverisje të Mirë (ZQM), pranë Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, dhe Organizata Joqeveritare “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians” (VoRAE) nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi për hartimin e Strategjisë për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom dhe Ashkali 2027–2030 dhe Planit të saj të Veprimit.

Ky dokument strategjik do të shërbejë si kornizë udhëzuese për politikat dhe masat që synojnë përmirësimin e barazisë, përfshirjes dhe pjesëmarrjes aktive të komuniteteve Rom dhe Ashkali në të gjitha fushat e jetës shoqërore. Procesi do të jetë gjithëpërfshirës, transparent dhe i koordinuar me institucionet qendrore e lokale, shoqërinë civile dhe përfaqësuesit e komuniteteve.

1. KONTEKSTI I NDËRHYRJES

Pavarësisht progresit të bërë në nivel politikash dhe kuadri ligjor, komunitetet Rom dhe Ashkali në Kosovë vazhdojnë të përballen me sfida të mëdha në fushat e arsimit, punësimit, banimit, shëndetësisë dhe luftimit të diskriminimit.

Strategjia e re do të adresojë këto sfida duke ofruar:

  • Objektiva dhe masa konkrete për avancimin e të drejtave të komuniteteve;
  • Një plan veprimi të zbatueshëm me afate dhe indikatorë të matshëm;
  • Kornizën për buxhetimin e masave prioritare.

2. QËLLIMI SPECIFIK I ANGAZHIMIT

Qëllimi i këtij angazhimi është angazhimi i ekspertëve profesionistë për hartimin dhe finalizimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për përfshirjen e komuniteteve Rom dhe Ashkali 2027–2030, përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe të bazuar në evidenca.

Ekspertët/ekipet pritet të kontribuojnë në:

  • Analizën e situatës aktuale dhe identifikimin e sfidave kyçe;
  • Hartimin e objektivave strategjike dhe masave konkrete;
  • Përgatitjen e planit të veprimit me indikatorë të matshëm dhe afate kohore;
  • Sigurimin e përputhjes së dokumentit me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
  • Hartimin e aktiviteteve konkrete, afateve kohore dhe përgjegjësive për secilin objektiv;
  • Përcaktimin e indikatorëve të matshëm për monitorim dhe vlerësim;
  • Fasilitimin e punëtorive dhe tryezave konsultative me hisedarët institucionalë, shoqërorë dhe OJQ-ve;
  • Integrimin e komenteve dhe finalizimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për përfshirjen e komuniteteve Rom dhe Ashkali.

3. AUDIENCA DHE PËRDORIMI

Përfituesit kryesorë të strategjisë janë komunitetet Rom dhe Ashkali në Kosovë.

Dokumenti do të përdoret nga:

  • Institucionet qendrore dhe lokale të Republikës së Kosovës;
  • Organizatat e shoqërisë civile;
  • Partnerët zhvillimorë dhe donatorët ndërkombëtarë.

4. METODOLOGJIA DHE PROCESI

Ekspertët/ekipet e angazhuara do të punojnë ngushtë me Zyren për Qeverije të Mirë/ZQM-në dhe OJQ “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians”, duke ndjekur një proces të strukturuar që përfshin:

  • Takime fillestare me Komisionin e Koordinimit për të dakorduar metodologjinë;
  • Analizë të dokumenteve ekzistuese strategjike dhe të dhënave relevante;
  • Fasilitimin e 4–5 punëtorive konsultative me institucione, OJQ dhe përfaqësues të komuniteteve;
  • Hartimin e draftit fillestar të strategjisë dhe planit të veprimit;
  • Prezantimin e draftit për komente dhe integrimin e tyre në versionin final;
  • Dorëzimin e dokumentit final të gatshëm për procedurat zyrtare të miratimit.

5. PYETJE KËRKIMORE UDHËZUESE

  • Cilat janë sfidat kryesore me të cilat përballen komunitetet Rom dhe Ashkali në Kosovë?
  • Çfarë politikash dhe masash konkrete mund të adresojnë këto sfida në mënyrë efektive?
  • Si mund të sigurohet pjesëmarrje e barabartë dhe e qëndrueshme e komuniteteve në zbatimin e strategjisë?
  • Cilat mekanizma monitorimi dhe indikatorë duhet të përdoren për matjen e progresit?

6. PRODUKTET E PRITSHME

Ekspertët/ekipet pritet të dorëzojnë:

  1. Raporte për raundet e konsultimeve me palët kryesore;
  2. Draftin e parë të Strategjisë Nacionale;
  3. Draftin e Planit të Veprimit me aktivitete, afate dhe indikatorë;
  4. Version të integruar pas konsultimeve;
  5. Raport përmbledhës mbi procesin dhe rekomandime për implementim.
  6. Versionin final të Strategjisë dhe Planit të Veprimit 2027–2030, të harmonizuar me komentet e palëve dhe të buxhetuar nga institucionet e Kosovës;
  7. Raport përmbledhës mbi procesin e hartimit dhe rekomandime për zbatim.

7. PLANI DHE KOHËZGJATJA

Ofertuesit/Ekspertët janë të lirë të propozojnë numrin e ditëve të angazhimit për ekspertizën e kërkuar, duke përfshirë draftimin e strategjisë, konsultimet me palët e interesit, fasilitimin e punëtorive, dhe finalizimin e dokumentit përfundimtar.

Rekomandohet që numri total i ditëve të punës për të gjithë procesin e angazhimit të mos e kalojë 35 ditë pune, në total.

Megjithatë, duke marrë parasysh natyrën dhe rëndësinë e procesit të hartimit të strategjisë, në rast se puna nuk finalizohet brenda kësaj periudhe, angazhimi mund të zgjatet edhe gjatë vitit 2026, deri në përfundimin e plotë të procesit dhe dorëzimin e strategjisë për përfshirjen e komuniteteve.

Komisioni do të vlerësojë ofertat që ofrojnë propozimin më të përshtatshëm teknik dhe financiar, në përputhje me çmimet e tregut në Kosovë dhe me Termat e Referencës (ToR) të përmendura më lart.

8.KRITERET E PËRZGJEDHJES

  • Diplomë Master apo PhD në shkenca politike, juridike, sociale, administratë publike, planifikim strategjik ose fusha të ngjashme;
  • Minimum 5 vite përvojë pune në hartimin e dokumenteve strategjike, planifikimin e politikave publike dhe/ose dizajnimin e planeve vepruese;
  • Përvojë në zhvillimin e indikatorëve të monitorimit dhe vlerësimit (M&E) dhe në organizimin e punëtorive me hisedarë;
  • Eksperiencë pune me institucione shtetërore dhe/ose organizata të shoqërisë civile;
  • Njohuri dhe përvojë në fusha që lidhen me të drejtat e njeriut, përfshirjen sociale dhe barazinë;
  • Njohja e çështjeve të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptianë në Kosovë konsiderohet vlerë e shtuar;

9. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR / KUSHTET PËR APLIKIM

Aplikuesit duhet të dorëzojnë:

  • CV-ja e detajuar e ekspertit/ëve, duke përfshirë përvojën relevante në fushat përkatëse;
  • Letër motivuese që shpjegon interesin dhe përshtatshmërinë për detyrën;
  • Kopje të diplomave dhe certifikatave relevante;
  • Shembuj të punës së mëparshme në hartimin e strategjive/dokumenteve politike;
  • Plan pune të propozuar për realizimin e detyrës;
  • Ofertë financiare Bruto (e detajuar sipas ditëve të punës).

10. MËNYRA E APLIKIMIT

Aplikimet duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike në: [email protected] Subjekti i emailit: “ToR – Ekspert/e për hartimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për përfshirjen e komuniteteve Rom dhe Ashkali 2027–2030”.

Afati i fundit për aplikim: 18 tetor 2025, ora 16:00.
Aplikimet e dërguara pas këtij afati nuk do të merren parasysh.