business

TERMAT E REFERENCËS SË PUNËS PËR KOMPANI TË MARKETINGUT

  • star Publikuar: 11-06-2024
  • star Skadon: 18-06-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Marketing
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 697

TERMAT E REFERENCËS SË PUNËS PËR KOMPANI TË MARKETINGUT

Thirrje për ofertë për kompani të marketingut

Për zhvillimin dhe implementimin e një fushate vetëdijësuese për të promovuar rëndësinë e diversitetit dhe përfshirjes së pjesëtarëve të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian dhe për të theksuar ndikimin pozitiv të punësimit të individëve nga këto komunitete.

Prishtinë, 2024

Informacion i përgjithshëm

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selinë e saj aktuale në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë kosovare përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Konteksti i ndërhyrjes:

Fushata "Emri im është identiteti im/My name, my identity” është një nismë e "Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve". Qëllimi kryesor i saj është të ndihmojë në krijimin e një lidhje më të fortë mes komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian me qytetarët e Kosovës, duke luftuar paragjykimet dhe stereotipet e përhapura. Organizata synon përmes kësaj fushate të promovojë barazinë dhe respektin për të gjithë qytetarët, pavarësisht nga origjina etnike, gjuha, besimi ose cilido atribut tjetër që i rendit ata në një grup të vogël në shoqëri.

Qëllimi specifik

Qëllimi kryesor i kësaj fushate është të:

  • Fillojë një fushatë ndërgjegjësimi publik për të promovuar rëndësinë e diversitetit dhe përfshirjes së pjesëtarëve të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian dhe për të theksuar ndikimin pozitiv të punësimit të individëve nga këto komunitete;
  • Promovojë respektin dhe diversitetin në shoqërinë tonë për të gjithë, pa dallim etnie, prejardhje apo ngjyre;
  • Rrisë vetëdijen për ndikimin negativ të diskriminimit ndaj komuniteteve etnike të margjinalizuara në Kosovë, si Romët, Ashkalinjët dhe Egjiptianët.

Objektivat specifike

  • Të identifikohen kompanitë private/ndërmarrjet që punësojnë në mënyrë aktive individë nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian;
  • Të zhvillohen video promovuese për këto kompani dhe përpjekjet e tyre në promovimin e diversitetit dhe gjithëpërfshirjes në punësim;
  • Të rrisë ndërgjegjësimin në Kosovë për rëndësinë e punësimit të komuniteteve të margjinalizuara dhe të inkurajojë kompanitë e tjera që ta ndjekin shembullin e njëjtë;
  • Video promovuese/Kompania më Miqësore: Njohja e kompanive që kanë punësuar gjatë një viti kalendarik numrin më të madh të pjesëtarëve nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian;
  • Video promovuese/Punëtori i vitit nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian: Të identifikohet punëtori i vitit nga pjesëtarët e komuniteteve në këto kompani që kanë punësuar, i cili dallon për avancimin në karrierë dhe të arriturat e tij brenda kompanisë. Përmes kësaj nisme, do të promovohet jo vetëm një rrëfim suksesi, por edhe profili i kompanisë ku është i punësuar;
  • Krijimi i një liste/databaze për të identifikuar kompanitë private që punësojnë apo kanë punësuar individë nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

Detyrat dhe përgjegjësitë për kompaninë

  • Krijimi i kampanjës.
  • Konceptet e dizajnit duhet të jenë origjinale dhe të respektojnë ligjet e autorësisë.
  • Të ofrojë dizajne kreative dhe profesionale për kampanjën.
  • Krijimi i grafikave, infografikave dhe ilustrimeve.
  • Krijimi i video mesazheve.

Dokumentacioni i kërkuar/Kushtet për aplikim

Ofertuesit që aplikojnë në këtë thirrje duhet të dorëzojnë këto dokumente:

  • Certifikata e kompanisë (vlen për kompani);
  • Kopje të CV-ve të personave të përfshirë në ofertim;
  • Dëshmi të punës paraprake;
  • Rekomandime nga punë të ngjashme;
  • Oferta financiare bashkë me planin;
  • Menaxheri i projektit me përvojë.

Kushtet e përgjithshme

Organizata "Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve" rezervon të drejtën për të ndryshuar ofertën bazuar në kërkesë deri në vendimin përfundimtar. Organizata mbështet vendimin e saj në ofertën që ka avantazhet më të mëdha ekonomike dhe shërbimin me cilësi, por kriteri kryesor i vlerësimit është çmimi më i ulët në raport me sasinë totale.

Mënyra e aplikimit

Ofertat duhet të përfshijnë:

  • Një propozim të shkurtër teknik me shembuj dhe/ose ide për kampanjën;
  • Një propozim financiar, që duhet të dërgohen në emailin [email protected] më së largu deri më 18.06.2024.