Në përputhje me Nenin 10 dhe Nenin 11, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.13. të Ligjit Nr. 05/L-057 për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 08/L-138, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) njofton
Shpallje
për
një (1) Specialist Mjedisor, Social dhe të Qeverisjes (ESG)
Data:02/12/2025
Numri i referencës: 03/2025
Informacion i përgjithshëm
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) është një entitet i pavarur juridik, i themeluar me bazë ligjore, me misionin të lehtësojë qasjen në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në Kosovë. Përmes instrumenteve të garancisë kreditore, FKGK synon të mbështesë zhvillimin e sektorit privat, të përmirësojë klimën e të bërit biznes dhe të nxisë krijimin e vendeve të reja të punës. Në këtë mënyrë, Fondi kontribuon në fuqizimin e kapaciteteve prodhuese dhe shërbyese të ndërmarrjeve që gjenerojnë vlerë të shtuar në ekonomi.
Duke rritur qasjen e NMVM-ve në financim, FKGK mbështet investimet private dhe avancimin e aftësive konkurruese të ndërmarrjeve vendore. Si rezultat, këto ndërhyrje ndikojnë pozitivisht në performancën e sektorit privat dhe kontribuojnë në përmirësimin e bilancit tregtar të vendit.
Përshkrim i përgjegjësive të punës
Specialisti Mjedisor, Social dhe i Qeverisjes do të mbështesë FKGK-në në zbatimin e Sistemit të Menaxhimit Mjedisor dhe Social (SMMS) në FKGK, si dhe ne zhvillimin e Dritares për Investime të Gjelbërta ( investimet që rrisin efikasitetin e energjisë dhe gjenerojnë energji nga burimet e ripërtëritshme). Ai/ajo do të mbështesë Institucionet E Regjistruara Financiare (IRF) në zhvillimin dhe zbatimin e Politikave të Menaxhimit të Riskut Mjedisor dhe Shoqëror (PMMS). Ata do t’i këshillojnë IRF-të në të gjitha fazat e procesit të zbatimit të PMMS-ve përkatëse, duke përfshirë organizimin e trajnimeve, ngritjen e ndërgjegjësimit dhe koordinimin e aktiviteteve të kërkuara nga FKGK.
Gjithashtu, do të shërbejnë si pikë kontakti për ofrimin e këshillimit teknik ndaj IRF-ve gjatë përdorimit të Dritares për Investimet e Gjelbërta.
Specialisti Mjedisor, Social dhe i Qeverisjes do të jetë përgjegjës për detyrat e mëposhtme:
- Siguron që Sistemi i Menaxhimit te Riskut Mjedisor dhe Shoqëror (SMMS) është zhvilluar dhe zbatuar në FKGK;
- Mbështetë FKGK-në në përshtatjen dhe përmirësimin e SMMS-së aktuale sipas Standardeve të Performancës së IFC-së, legjislacionit kombëtar dhe kërkesave të tjera të donatorëve;
- Përditëson Manualin Mjedisor dhe Social (M&S) në FKGK;
- Propozon ndryshime/përmirësime në Politikën aktuale të Menaxhimit Mjedisor dhe Social (PMMS);
- Zhvillon dhe organizon programe të trajnimit dhe ndërgjegjësimit mjedisor dhe social, sipas nevojës, për personelin e FKGK-së dhe IRF;
- Vlerëson PMMS-në ekzistuese të IRF-së dhe propozon ndryshimin aty ku është e nevojshme, në mënyrë që të jetë në përputhje me politikat dhe praktikat më të mira të FKGK-së;
- Merr pjesë në mënyrë aktive në mbështetjen e zhvillimit te Dritares për Investimet e Gjelbërta;
- Merr pjese aktive ne procesin e modifikimit të dritareve garantuese ekzistuese ne FKGK, ose të dizajnimit të dritareve të reja të garancisë kreditore në FKGK, në mënyrë që të sigurohet që janë në përputhje dhe promovojnë praktikat më të mira të ESG-së në procesin e ndërmjetësimit financiar;
- Vlerëson kapacitetet organizative të menaxhimit mjedisor dhe social të IF-së përpara se të regjistrohet si IRF dhe monitoron zbatimin e SMMS-së pasi të regjistrohet si IRF;
- Rishikon kategorizimin e riskut, sipas SMMS, të kredive që do të garantohen, të dorëzuara nga IRF-të;
- Përgatitë raporte të auditimit mjedisor, në nivel të institucionit;
- Koordinon procesin mes partnerëve për kërkesat teknike dhe raportuese në lidhur me financimin e gjelbër;
- Mbikëqyr përdorimin e platformave teknike për të matur kursimin e energjisë primare dhe reduktimin e CO₂ për investimet në EE/RE të garantuara;
- Analizon trendet e tregut për financim të gjelbër, teknologjitë e reja EE/RE dhe zhvillimet rregullatore mjedisore që prekin FKGK dhe IRF-të.
- Përgatitë materiale informative mjedisore dhe sociale sipas nevojës;
- Mbështet FKGK-në në monitorimin dhe raportimin e ndikimit të aktiviteteve të saj në mjedis dhe shoqëri;
- Monitoron dhe raporton ndikimin e kredive të garantuara në shoqëri dhe mjedis;
- Vizita në terren për kredi të garantuara me risk të mesëm dhe të lartë;
- Detyra tjera sipas nevojës institucionale.
Kualifikimet
Specialisti Mjedisor, Social dhe i Qeverisjes do të duhet të plotësojë kërkesat si vijon:
- Diplomë universitare ne fushat relevante dhe minimumi 3 vjet përvojë profesionale në menaxhimin e riskut mjedisor dhe social, ose financa te qëndrueshme/gjelbërta, ose menaxhim te rrezikut klimatik, ose nga fusha te ngjashme.
- Rekomandohet te ketë përfunduar trajnime në fushat e ESG-së, menaxhimit te riskut ambiental dhe shoqëror, financave të qëndrueshme, menaxhimit të rrezikut klimatik, apo fusha tjera te ngjashme.
- Njohuri të rregulloreve kombëtare mjedisore, politikave mbrojtëse të Bankës Botërore dhe Standardeve të Performancës së IFC-së, taksonomi të EU-së për financa të qëndrueshme;
- Përvoja e punës në sektorin financiar, në fushat e lartpërmendura, si dhe njohja e tregut bankar dhe financiar Kosovar do të konsiderohet përparësi;
- Aftësi të mira komunikuese dhe sociale;
- Aftësi të mira prezantuese;
- Aftësi për të punuar nën presion dhe për të trajtuar aktivitete të shumta njëkohësisht;
- Rrjedhshmëri të gjuhës shqipe dhe njohuri pune të gjuhës angleze;
Procesi i vlerësimit
- Procesi i vlerësimit të interesuarve do të kalojë në dy faza:
- Vlerësimi i aplikacioneve që plotësojnë kriteret minimale sipas këtij TOR;
- Kandidatët në listën e ngushtë, do të vlerësohen përmes një interviste.
Kushtet e përgjithshme
Specialisti Mjedisor, Social dhe i Qeverisjes do të jetë staf i rregullt sipas strukturës organizative te FKGK-së dhe do të vendoset në zyrat e FKGK-së në Prishtinë, por duhet të jetë i gatshëm të udhëtojë dhe të mbajë takime të shumta në mbarë vendin, si dhe nëse është nevoja jashtë vendit.
Specialistit Mjedisor, Social dhe i Qeverisjes do t'i ofrohet kontratë një (1) vjeçare, me mundësi vazhdimi bazuar në rezultatet e vlerësimit të performancës së kënaqshme, si dhe ne pajtueshmëri me politikat dhe standardet e brendshme institucionale në FKGK.
Specialisti Mjedisor, Social dhe i Qeverisjes do të përfitojë nga trajnime të specializuara në fushën e ESG dhe financave te qëndrueshme, në përputhje me nevojat e FKGK-së.
Kontrata e punës përfshinë pagë mujore konkuruese, benefite nga paketa e sigurimeve shëndetësore dhe jetësore.
Kandidatet/kandidati i përzgjedhur do ti nënshtrohet një procesi të “fit and proper” në pajtueshmëri me politikat e brendshme të institucionit.
Aplikimi
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Aplikacioni për punësim nga web-faqja https://fondikgk.org/mundesi-punesimi/ ;
- CV;
- Diplomat, certifikatat dhe trajnimet përkatëse;
- Kontaktet e referencës nga ish punëdhënësit;
Të gjitha aplikacionet do të pranohen vetëm përmes e-mailit [email protected] dhe në subjektin e e-mailit duhet të jetë e shkruar: "Formë Aplikimi: Emri dhe Mbiemri_Pozita"
Konkursi është i hapur deri me datë 16.12.2024 ora 16.30.
Shënim
- Vetëm aplikacionet me dokumentacion të kompletuar do të merren parasysh.