KOORDINATOR PROJEKTI, 1 POZITË (M/F)
KONTRATË PËR PERIUDHË TË CAKTUAR (Gusht 2023 – Shtator 2024)
Lokacioni: Prishtinë
SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është duke zbatuar një projekt të financuar nga UNICEF zyra në Prishtinë, me titull: “Përforcimi i sistemit te mbrojtjes se fëmijëve në Kosovë përmes avansimit të reagimeve ndaj kujdesit për fëmijët pa kujdes prindëror dhe mbrojtjen e fëmijëve të cënueshëm dhe në rrezik e të qenit në situatë rruge”. Ky është një projekt dy vjeçar (2022-2024), i cili ka filluar të zbatohet me 03 Tetor 2022 dhe do të zgjas deri me 30 Shtator 2024.
Për të arritur rezultatet e parashikuara në këtë projekt, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, është në kërkim të punësimit të një Koordinatori të Projektit i/e cili/a do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen dhe koordinimin e projektit dhe aktiviteteve/shërbimeve të tij duke përfshirë monitorimin, vlerësimin dhe raportimin. Ai/ajo do të sigurohet që qëllimi projektit të arrihet, duke raportuar rregullisht mbi ecurinë e projektit dhe duke siguruar që aktivitetet të realizohen në afatet kohore të miratuara.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE
- Mbikëqyr zbatimin e përgjithshëm të projektit, duke përfshirë progresin me planin vjetor dhe kornizën e regjistrit dhe buxhetin shoqërues;
- Siguron që projekti të zbatohet në përputhje me kërkesat e donatorëve dhe në koordinim me të gjithë përfituesit në zbatim;
- Siguron që projekti të arrijë objektivat e tij të parashikuara me objektivat e përgjithshme dhe specifike, rezultatet dhe treguesit e rezultateve;
- Ndërmjetëson të gjitha komunikimet ndërmjet përfituesve dhe donatorit;
- Ka përgjegjësi të plotë financiare për të siguruar që projekti të zbatohet në përputhje me kërkesat e donatorit;
- Përgatit dhe përditëson planin e punës, raportet mujore, tremujore dhe vjetore, në bashkëpunim me partner dhe siguron raportimin në kohë te donatori;
- Siguron që të dhënat dhe dokumentet zyrtare të mbahen në përputhje me rrethanat, dhe që dokumentet e projektit dhe zbatimi të jenë në harmoni me rregullat dhe udhëzimet e donatorit, legjislacionin kombëtar dhe praktikat më të mira ndërkombëtare;
- Siguron zbatimin e të gjitha parimeve dhe procedurave që dalin nga Politika e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe vepron në përputhje me të;
KRITERET
- Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Ekonomik, Juridik, Shkenca Sociale, apo fusha të ngjashme;
- Së paku 3 vite përvojë pune të mëparshme në pozita të ngjashme brenda shoqërisë civile, organizatave;
- Përvojë e dëshmuar në zbatimin, koordinimin, monitorimin dhe vlerësimin e ciklit të projektit në lidhje me sektorin;
- Aftësi të mira koordinuese, duke përfshirë aftësinë për të ofruar mbikëqyrje teknike, për të ndërtuar ekipe të forta, për të mentoruar staf dhe për të zhvilluar plane pune;
- Aftësi të forta ndërpersonale, aftësi për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie efektive të punës me ekipin dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze të shkruar dhe të folur dhe aftësi të mira komunikimi, duke përfshirë të shkruar dhe verbal;
- Aftësi në kompjuter, programet e Microsoft Office: MS Word, MS Excel, MS PowerPoint, Internet, media sociale etj.;
- Njohuri të mira të të drejtave të fëmijëve;
- Njohuri të mira të sistemit të Shërbimit Social;
- Aftësi për të punuar nën presion dhe në afate
strikte. - Posedim i lejes së ngasjes së automjeteve (Kategoria B).
Ne ofrojmë
- Një punë interesante;
- Një ambient bashkëpunues pune i bazuar në vlera;
- Mundësi për zhvillim profesional
Orët e punës
40 orë në javë
Dokumentacioni i nevojshëm: Aplikacioni (shkarkohet në uebfaqen tonë https://www.soskosova.org/vende-te-lira-pune/ ose merret kopja fizike në zyrat tona) Kopje të Diplomave, Certifikatave, Letër referencave nga punëdhënës paraprak. Afati i fundit për dorëzim: 02.08.2023 në ora 24:00, përmes email [email protected].
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.
Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni: Email [email protected] dhe Tel/ Fax: 038 749 887
SOS Fshatrat e Fëmijëve është një organizatë joqeveritare dhe joprofitabile e zhvillimit social, aktive në fushën e të drejtave të fëmijëve që nga 1999, e përkushtuar në ofrimin e shtëpisë dhe familjes për fëmijët nevojtarë dhe përgaditjen e tyre për një jetë të pavarur.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë punonjësit & aplikantët e kualifikuar pavarësisht nga mosha, raca, gjinia, origjina, përkatësia apo statusi martesor. Ne i përmbahemi të gjitha ligjeve vendore që rregullojnë çështjen e diskriminimit në punë.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë aplikon rregullore që theksin kryesor e kanë mbrojtjen, siç është Rregullorja për Mbrojtjen e Fëmijëve, politikën për PSHEA (mbrojtja nga ngacmimi, shfrytëzimi dhe abuzimi seksual), Kodin e Mirësjelljes, ndër të tjera, dhe pret nga punonjësit t'i respektojnë dhe kërkojnë nga ta të nënshkruajnë një deklaratë me anë të të cilës konfirmojnë respektimin e të gjitha politikave të SOS Fshatrave të Fëmijëve. Nënshkrimi i kësaj deklarate bëhet në të njëjtën kohë kur nënshkruhet kontrata, shoqëruar me një orientim lidhur me proceset e brendshme të politikave të aplikueshme.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë duke qenë organizatë e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve, zbaton procedura strikte të rekrutimit duke përfshirë verifikimin e të kaluarës kriminale. Kandidatët e suksesshëm, ne raundin e tretë të procedurës së rekrutimit, duhet të sjellin vërtetimin nga gjykata dhe vërtetimin nga policia që nuk janë nën hetime dhe nuk kanë të kaluar kriminale. Verifikimet tjera përfshijnë kontrollimin e referencave nga punëdhënës paraprak të kandidatëve potencial. Për këtë arsye ju lutem i cekni qartë kontaktet e punëdhënësve paraprak, siç kërkohet në formën e aplikacionit.