Kompania: AFAM ® Sh.p.k.
Titulli/Pozita: Praktikant/e me mundësi punësimi - Teknik i kontabilitetit
Departamenti: Tatime dhe Kontabilitet
Vendi/Lokacioni: Prishtinë
Çka ofrojmë:
- Zhvillimin dhe avancimin e njohurive tuaja për kontabilitet dhe tatime
- Ambient dinamik të punës
- Sfida të vazhdueshme në zhvillimin tuaj profesional
- Mbështetje në avancimet tuaja profesionale (SCAAK, ACCA etj.)
Trajnimi i praktikantit:
Tekniku i kontabilitetit do të trajnohet nga stafi profesional i kompanisë sonë në realizimin e punëve në vijim:
- Kalkulimi dhe përgatitja e listës së pagave, kontrollimi i saj me shënimet mbështetëse kontabël
- Përgatitja e librave tregtar, konfirmimi i tyre me dokumentacion mbështetës si dhe raportimi i çështjeve me rëndësi tek udhëheqësi i ekipit
- Kalkulimi dhe përgatitja e deklarimeve për qira, interes, dhe tatime tjera direkte.
- Infomimi i udhëheqësit të ekipit në lidhje me qështjet me rendësi
- Krijimin e raporteve të ndryshme sipas kërkesës së udhëheqësit të ekipit
- Ndihma në punët kontabël të mbylljes së muajit dhe mbylljes së vitit
Edukimi dhe kërkesat tjera profesionale:
- Diploma Bachelor nga Fakulteti Ekonomik– (ose në përfundim të studimeve)
- SCAAK – niveli i parë e preferuar
- Njohja e Gjuhës Angleze
Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën: [email protected] jo më shumë se një herë dhe gjithashtu tek rubrika “subject” të ceket emri, mbiemri dhe pozita e kandidatit në të cilën konkuroni.
Praktika do të zgjat tre muaj ndërsa në fund të kësaj periudhe do të bëhet vlerësimi i kandidatëve për vazhdimin e mardhënieve të rregullta të punës.
Konkursi do të jetë i hapur deri më datë 7 Tetor 2022.