Kompani
Art House Sh.p.k
Kategoritë
Logjistike
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
51142
KONKURS
Ne jemi duke kërkuar një Asistent të Logjistikës për të marrë pjesë në detyrat dhe aktivitetet tona të depos. Kandidati i suksesshëm do të jetë përgjegjës për sigurimin e stoqeve në mënyrë të rregullt të organizuar dhe të sigurt
Asistent i Logjistikës
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Përgjegjës për mbarëvajtjen e artikujve të deponuara në depon e kompanisë.
- Përgjegjës për bartjen e artikujve të kërkuara nga kompania deri tek zyret e kompanisë.
- Bën monitorimin e artikujve të dorëzuara tek punonjësit e tjerë të kompanisë për nevoja të tyre ditore.
- Përgjegjës për shkarkimin e artikujve.
- Përpilimi dhe inspektimi i dokumentacionit të lidhur me transportin.
- Shkarkimi i dërgesave hyrëse dhe rishikimi i përmbajtjes së tyre.
- Paketimi i stoqeve në mënyrë të rregullt të organizuar dhe të sigurt.
- Raportimi në bazë javore/mujore/vjetore për aktivitetet në depot e kompanisë.
- Punë të tjera të kërkuara nga menaxhmenti.
- Drejtimi dhe kryerja e detyrave rutinë të pastrimit të depove.
- Obligohet të ketë kujdes për pamjen personale.
- Obligohet që ta respektoj Rendin shtëpiak të ndërrmarrjes.
Kualifikimet
- Diplomë mbi shkollimin e mesëm
- Kualifikime teknike apo çertifikatë në fushën si logjistikë, prokurim, blerje dhe furnizim.
- Aftësi të mira organizative, vëmendje ndaj hollësive dhe aftësive për të menaxhuar kohën në mënyrë efektive,
- Njohuri Bazë për kërkesat për mirëmbatjen e automjeteve,
- Njohuri të mira të rajonit të Kosovës.
- Shkathtësi të avancuara kompjuterike: Njohuri ne MS Office (word, excel, etj).
- Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
- Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionet në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
- Aftësi për të punuar nën presion të vazhdueshëm.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të dëgjuar.
- Aftësi fizike për të lëvizur pajisje
- Qasje të këndshme dhe pozitive në komunikimin me klientë.
- Nivel të lartë të motivimit dhe në gjendje të punojë shpejt dhe në mënyrë efektive.
- Patentë shoferi dhe pervojë të shkëlqyer në vozitje.
Dokumentet e kërkuara:
- CV .
- Diplomën/at dhe çertifikata relevante profesionale.
- Referencat e punës.
- Letër motivimi.
Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën: [email protected] dhe tek rubrika “subject” të ceket EMRI MBIEMRI DHE POZITA E KANDIDATIT E SAKTE PER TE CILEN APLIKONI.
Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 24.02.2023.
Regjioni: Dragodan, PRISHTINË.
Vetëm personat të cilët do të përzgjidhen për intervistë do të kontaktohen.