business

Asistent/e Administrative - Financa

  • star Publikuar: 28-10-2024
  • star Skadon: 28-11-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Beta Tech
Kategoritë Financa, Administratë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 3155

Asistent/e Administrative - Financa

BetaTech SHPK është kompani e specializuar për shitjen e produkteve të teknologjisë informative dhe pjesëve përcjellese të saj, duke qenë një nga kompanitë me serioze dhe inovative në vend dhe më gjërë.

Ne jemi në kërkim të një personi të motivuar për punë dhe me eksperiencë në administratë dhe në fushën e financave.

Përgjegjesitë e punës:

  • Njohuri mbi menaxhimin e kontabilitetit, evidentimin e faturave dhe menaxhimin e dokumentacionit të blerjeve dhe shitjeve.
  • Përcjellja e kartelave të klientëve dhe furnitorëve dhe kontimi i tyre në programin softuerik ProData;
  • Regjistrimi i deklaratave të importit dhe përllogaritja e kostos së importit për produkte.
  • Hartimi dhe raportimi i raportit mujor të shitjeve tek menaxhmenti;
  • Komunikimi me konsulentin e jashtëm për financa;
  • Të ketë njohuri për softuerin për financa ProData dhe Microsoft Office/Excel (e preferueshme).
  • Të ketë aftësi të mira:
  • Të kryejë detyrat e përgjithshme administrative;
  • Komunikimi, vet-iniciativë, motivim dhe çasje ekipore;
  • Vetë-menaxhimi dhe organizimit të punës;
  • Diplomë bachelor në Ekonomi dhe Financa, do të ketë përparësi.


Kandidatët që do të ftohen për intervistë duhet të dëshmojnë se zoterojnë aftesitë e kerkuara lart, të kenë njohuri në përdorimin e programeve kompjuterike dhe të kenë përvojë në departamentin e financave në njeren nga kompanitë vendore.

Nëse dëshironi të jeni pjesë e jona duke ndjekur një karrierë afatgjatë ju inkurajoimë të aplikoni përmes butonit "Apliko Këtu" apo të dërgoni CV-në tuaj në e-mail adresën tonë: [email protected] duke shënuar titullin e pozitës që përzgjedhni.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu