business

Arkëtare

  • star Publikuar: 15-10-2024
  • star Skadon: 31-10-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani JUMBO Kosova
Kategoritë Arkatare
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1237

Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.

Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

JUMBO – Kid Zone Kosova Sh.P.K. eshte pjese e Grupit BALFIN. Kid Zone Kosova sh.p.k eshte operatori ekskluziv i dyqaneve Jumbo ne Shqiperi, Kosove, Bosnje Herzegovine dhe Mal i Zi.

Aktiviteti kryesor i kompanise eshte shprendarja e lodrave per femije, produkte per foshnje, kancelari, produkte sezonale dhe shtepi.

JUMBO Kosova shpalle konkurs per dyqanin ne Albi Mall per pozicionin:
Arketare
Pozicioni: Arketare

Departamenti: Operacione

Vendodhja: Albi Mall

PERMBLEDHJE E POZICIONIT:

Nje Kasiere eshte pergjegjese per menaxhimin e perditshem te arkes se vet ne perputhje me Vlerat dhe politikat e pergjithshme te kompanise dhe te Grupit . Sigurohet qe gjate procesit te pageses, te jete e sakte, korrekte, te jap informacionin e duhur dhe ne te njejten kohe te ofroje sherbim te jashtezakonshem ndaj secilit klient, te shoqeruar me buzeqeshje dashamiresi dhe sjellje profesionale. Gjithashtu pergjegjese per pastertine, mirembajtjen, sigurine dhe menaxhimin e arkes, dhe ne fund te turnit dorezimin e xhiros dhe sigurohet qe cdo gje eshte ne rregull.

FUNKSIONET THELBESORE TE POZICIONIT:

  • Mban paster dhe te rregullt Arken dhe ambientin e Arkes si dhe sektorin e ushqimores prane arkave dhe ate te blerjeve impulsive;
  • Mban Arken te sigurte , e kyc ate kur nuk eshte duke punuar po ashtu edhe ekranin e Programit qe perdoret;
  • Respekton dhe pershendet klientin e para qe ne momentin e pare qe ka kontakt me te;
  • Skanon produktet me pergjegjesi pa harruar asnje nga ato;
  • Kalon dhe kontrollon cdo produkt qe kalon mbi arken;
  • Komunikon qarte dhe sakte cmimin e produktit konsumatorit;
  • Merr dhe numeron leket me kujdes dhe saktesi;
  • Kthen kusurin pa gabime ne vemendje te klientit (ne rastet perkatese) dhe e pajis ate me kupon tatimor ose me fature tatimore ne rastet kur kerkohet,
  • Realizon sakte pagesa permes posit te bankave;
  • Gjate orareve te fluksit tregon kujdes ne rradhen e klienteve qe te mos shkaktoje pakenaqesi
  • Gjen barkoded e artikujve qe sjell klienti pa barkod duke bashkepunuar me koleget e tij / saj pa merzitur klientin dhe duke ofruar sherbim te shpejte dhe te sakte;
  • Informon me miresjellje klientet qe qeset e JUMBO jane me pagese duke shmangur keqkuptimet, dhe duke i dhene arsyet perkatese,
  • Informon klientet per ofertat dhe promocionet aktuale nese ka
  • Kryen vazhdimisht sistemimin e produkteve ne departamentin e arkes duke zbatuar udhezimet e supervizorit te arkave, merchandiserit ose Menaxherit te dyqanit;
  • Miremban produketet e departamentit ne menyre strikte duke respektuar te gjitha rregullat dhe procedurat e kompanise;
  • Ben mbushjen e vazhdueshme te sektorit te arkave me produkte kur eshte e nevojshme
  • Informon supervizorin e arkave / menaxherin e dyqanit ne lidhje me çdo problem qe mund te kete me produktet apo parate dhe ndihmon ne zgjidhjen e problemit;
  • Bashkepunon me koleget gjate detyrave operacionale ne dyqan, dhe mban fryme bashkepunuese me departamentet e tjera, supervizorin e arkave , menaxhimin e dyqanit dhe personelin e sigurimit
  • Informon Supervizorin e Arkave dhe menaxherin e dyqanit per cdo problem apo avari teknike, ankese klienti, vizita ne dyqan ose ndodhi te pazakonta ne dyqan.
  • Asiston ne trajnimin e Kasiereve te rinje;
  • Ndihmon konsumatoret, duke u siguruar qe nevojat e tyre jane identifikuar qarte dhe qe zgjidhja e tyre te behet ne menyre te shpejte dhe te kujdesshme duke i lene ata te kenaqur.
  • Dorezon arken dhe sektorin e arkave te paster, rregullt dhe te gatshem per pune per turnin tjeter.
  • Mirepret klientet me miresjellje ne piken e informacionit dhe i merr qeset dhe i vendos ne raftet me numra , dhe po ashtu i percjell ata me miresjellje dhe duke i pershendetur i pari kur i rikthen qeset apo cantat e tyre.
  • Informon klientet per rregulloren e qeseve qe nuk mund te mbahen ne market duke ju drejtuar atyre sipas rregulloreve te brendshme te miresjelljes.
  • Ne informacion shmang konfrontimet me klientin duke i ofruar atyre zgjidhje sipas rregulloreve te brendshme te kompanise, ose duke i drejtuar te supervizori i kases / menaxheri i dyqanit
  • Kryen me nje sherbim te shkelqyer dhe pa bezdisur/ fajesuar klientin procesin e nderrimit te aprovuar nga menaxheri i dyqanit;
  • Ne perfundim te turnit ben mbylljen e kases dhe dorezimin e lekeve prane arkes qendrore;
  • Eshte pergjegjes per vlerat mangut apo parate fallco qe mund ti dalin gjate turnit.
  • .

KERKESAT:

  • Arsim i mesem ose i larte
  • Te pakten nje vit pervoje pune ne kase
  • Njohja e paketes MS Office
  • Njohuri te gjithes angleze

AFTESI:

  • Aftesi per te punuar me te gjitha mjetet e punes te nevojshme per operimin efikas ne pozicionin perkates;
  • Aftesi te shkelqyera komunikimi;
  • Aftesi per tu perballur me situata te ndryshme te momentit;
  • Aftësi për t’i siguruar klienteve shërbim efikas në cdo kohe;

Menyra e aplikimit*: Ju lutem dergoni CV-ne tuaj permes sistemit Apliko këtu.

Afati i fundit: 31/10/2024

SHENIM: Ky pershkrim i punes nuk eshte gjitheperfshires. Punonjesit mund te kryejne te tjera detyra ne lidhje me kete pozicion per sa kohe ato plotesojne nevojat e organizates/kompanise.

*Te gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote sipas ligjit Nr. 03/L-172 “Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale” vendosur nga Kuvendi i Republikes se Kosoves, ne mbeshtetje te nenit 65 (1) te Kushtetutes se Republikes se Kosoves.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu