
Marketing & PR Specialist
Lokacioni: Prishtinë
Beta Pharm sh.p.k është një biznes me seli në Prishtinë, që operon në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri që nga viti 2010. Kompania përfaqëson brendet e njohura si Floradix, Alpecin, Beurer dhe IcePower. Aktivitetet kryesore të kompanise përfshijnë distribuimin dhe marketingun e produkteve farmaceutike, parafarmaceutike, produkteve të shëndetit personal dhe pajisjeve mjekësore.
Përshkrimi i rolit
Ju do të merrni përgjegjësi të plotë për të gjitha aktivitetet e marketingut dhe PR-it për një portofol markash premium në shëndet, bukuri dhe mirëqenie të perfaqesuara nga BetaPharm. Kjo përfshin ekzekutimin e përditshëm, krijimin e përmbajtjes, planifikimin e fushatave, organizimin e eventeve, raportimin dhe komunikimin me furnitorët.
Kjo pozitë është për dikë që mund të planifikojë, zbatojë dhe raportojë, dhe që ndihet po aq i sigurt duke postuar në Instagram si edhe duke prezantuar një fushatë tek partnerët ndërkombëtarë.
Detyrat Ditore & Javore
- Menaxho dhe posto përmbajtje në të gjitha rrjetet sociale (Instagram, TikTok, Facebook)
- Krijo vizuale përmes Canva dhe bëj editime bazike të videove (Reels, Stories, etj.)
- Përgjigju DM-ve, tag-imit të përmendjeve dhe angazhohu me ndjekësit
- Mbaj kalendarin e marketingut të përditësuar me të gjitha postimet, fushatat dhe lançimet e planifikuara
- Koordinohu me ekipin e shitjes për dukshmëri në POS dhe promovime në nivel barnatore
Ekzekutimi i Fushatave & Përmbajtjes
- Planifiko dhe ekzekuto fushata marketingu offline dhe online (oferta bundle, promocione sezonale, produkti i muajit)
- Menaxho dhe përditëso faqet e internetit dhe e-shopet e kompanisë (Shopify, WordPress, etj.)
- Bashkëpuno me influencerë dhe krijues përmbajtjeje, nga brief-i deri tek publikimi
- Koordino dizajnin e posterave, fletushkave, display-ve në farmaci dhe materialeve të tjera të brandit
- Organizoni evente si ditë mirëqenieje, aktivitete sportive, konferenca shëndeti apo punëtori
Raportimi & Koordinimi i Brandit
- Monitoro performancën e fushatave dhe përgatit raporte mujore marketingu për ekipin e brendshëm dhe furnitorët
- Ndiq rritjen e rrjeteve sociale, rezultatet e promocioneve, ndikimin e eventeve dhe përdorimin e buxhetit
- Sigurohu që të gjitha aktivitetet të jenë në përputhje me udhëzimet e brandit (vizuale, formulime, ton komunikimi)
- Menaxho buxhetin e marketingut për çdo brand dhe ndiq shpenzimet për brand
- Qendron komunikim të rregullt me furnitorët ndërkombëtarë, duke i informuar mbi progresin dhe duke kërkuar materiale të brandit
Detyrat Strategjike
- Ndërto plane tremujore dhe vjetore marketingu për secilin brand (retail + digjital)
- Harmonizo mesazhin e brandit me pozicionimin e BetaPharm dhe trendet e tregut
- Propozo ide kreative dhe me ndikim për të rritur dukshmërinë e brandit dhe besimin e konsumatorëve
- Sugjero përmirësime në proceset e brendshme të marketingut (shabllone, dokumente brief-s, udhëzues për rrjetet sociale)
Kualifikimet
- Diplomë Bachelor në Marketing, Administrim Biznesi ose një fushë të ngjashme (ose përvojë ekuivalente).
- Përvojë paraprake në industrinë FMCG është e dëshirueshme.
- Aftësi të forta analitike, komunikimi dhe organizimi.
- 3+ vite përvojë në marketing brandi, rrjete sociale ose marketing tregtar
- Njohuri mbi dinamika të retail-it (barnatore, supermarkete, e-commerce)
- I aftë në Meta Business Suite, Canva, editim bazik video, Excel, Shopify/WordPress
- Komoditet në kalimin mes ekzekutimit të përditshëm dhe planifikimit strategjik
- Komunikues i shkëlqyer në shqip dhe anglisht (shkrim & të folur)
Si të Aplikoni
Nëse jeni të apasionuar pas menaxhimit të brendeve dhe marketingut dhe dëshironi të kontribuoni në rritjen e brendeve të mirënjohura në tregun lokal, ju inkurajojmë të aplikoni.
Beta Pharm sh.p.k është një punëdhënës i barabartë, i përkushtuar për të promovuar një mjedis pune bashkëpunues dhe inovativ. Të gjithë aplikantët dhe punonjësit e kualifikuar do të marrin konsideratë për punësim.
Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në: [email protected]
Përfshini në subjektin e emailit: “Aplikim për Brand Marketing & PR Specialist – [Emri juaj]”
Afati i aplikimit është deri më datën 20 Shtator 2025, ora 17:00.
Apliko shpejtë përmes sistemit!