business

Teknik i Sistemeve Headend (2)


Ruaj
  • star Publikuar: 03-06-2026
  • star Skadon: 10-06-2026
Kompani Artmotion
Kategoritë Të tjera
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 2

Artmotion” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Zona Industriale, Rr. “Lidhja e Pejës”, shpalle:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendeve të lirë të punës

Pozita: (2) Teknik i Sistemeve Headend

Vendi i punës: Prishtinë

Përgjegjësitë dhe detyrat

  • Monitoron funksionimin e sistemeve dhe pajisjeve në Headend – Server Room dhe siguron vazhdimësinë e shërbimeve.
  • Mbikëqyr gjendjen e UPS-ve, gjeneratorëve, sistemeve të klimatizimit, kontrollit të qasjes, CCTV-së dhe sistemeve të detektimit të zjarrit, duke raportuar anomalitë tek ekipet përgjegjëse ose kontraktorët.
  • Reagon ndaj alarmeve dhe incidenteve teknike dhe ndërmerr veprimet fillestare sipas procedurave operative.
  • Kryen kontrolle periodike të pajisjeve dhe sistemeve kritike dhe dokumenton rezultatet e inspektimeve.
  • Asiston dhe koordinon punët e kontraktorëve gjatë mirëmbajtjeve, testimeve dhe intervenimeve në Headend.
  • Kryen patching, terminim dhe organizim të kabllove LAN, optike (Fiber Optic) dhe HFC sipas standardeve teknike.
  • Merr pjesë në instalimin dhe zëvendësimin e pajisjeve të rrjetit.
  • Dokumenton aktivitetet e mirëmbajtjes, incidentet, ndryshimet dhe konfigurimet teknike.
  • Bashkëpunon me ekipet e NOC, Network, HFC dhe FTTH për zgjidhjen e problemeve teknike.
  • Siguron që infrastruktura e Headend-it të operojë në përputhje me standardet e sigurisë dhe procedurat operative.

Kualifikimet dhe kërkesat

  • Diplomë e shkollës së mesme në Elektroteknikë, Telekomunikacion ose fushë të ngjashme.
  • Njohuri bazike mbi sistemet UPS, gjeneratorët, klimatizimin dhe infrastrukturën mbështetëse.
  • Njohuri baziike mbi rrjetat LAN, HFC dhe Fiber Optic.
  • Aftësi për diagnostikim dhe zgjidhje të problemeve teknike.
  • Gatishmëri për punë në terren dhe intervenime emergjente sipas nevojës.
  • Aftësi për punë në ekip dhe komunikim profesional.
  • Patentë shoferi e kategorisë B.

Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këtë vend të punës, duhet që t’i dërgojnë këto dokumente:

  • CV-në,
  • Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse (nëse ka),
  • Certifikatat e trajnimeve eventuale (nëse ka),
  • Letër rekomandimi apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).

Aplikimi bëhet edhe përmes email-it (postës elektronike), në: [email protected] . Kandidatët të cilët aplikojnë në formë elektronike (e-mail), në subjekt duhet të specifikojnë Pozitën.

Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.Konkursi mbetet i hapur deri më datën 10.06.2026, Ora 16:00h.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu