Kompania đđźđœđœđ đŠđ”.đœ.đž, e cila merret me prodhimin e letrave tĂ« lagura dhe detergjentĂ«ve, shpall konkurs pune pĂ«r pozitĂ«n:
1 Kimist
Përgjegjësit:
- Monitorim i proceseve kimike,
- Testimi i përbërësve, analiza e produkteve për të garantuar cilësinë,
- Zhvillimin e protokollove të sigurisë për manipulimin e substancave kimike,
- Përgatitja e solucioneve të ndryshme, preparate dhe likuideve të ndryshme,
- Dokumentimi dhe raportimi i proceseve dhe rezultateve tek udhëheqësi,
- Organizon ekipen punuese dhe siguron mbarëvajtjen e proceseve,
- Punë të tjera me kërkesë të menaxhmentit.
Kualifikimet:
- Diploma e mesme ose e lartë në Kimi ose një degë të ngjashme shkencore (si Biokimia, Kimia Analitike, Kimi Industriale, etj.).
- Grada më e lartë shkencore (MSc ose PhD) ka përparësi
- Përvojë të punës në industri ose të ngjajshme
Aftësitë:
- Aftësi për të kryer analiza kimike të ndryshme përmes metodave të ndryshme laboratorike.
- Njohuri të thellë për instrumente dhe pajisje laboratorike,
- Aftësi për të përpunuar dhe interpretuar të dhënat laboratorike me aftësi të larta analitike.
- Aftësi për të përpiluar raporte të detajuara të analizave dhe për të ofruar rekomandime për përmirësimin e proceseve.
- Aftësi për të komunikuar efektivisht me ekipin dhe menaxhmentin në lidhje me rezultatet e analizave dhe rekomandimet për përmirësim.
Të interesuarit mund të aplikojnë përmes email-it [email protected]
Vendi: Konjuh, Lipjan