KËRKESË PËR PROPOZIM PËR MALLRA
Veturë 100% Elektrike
Numri i prokurimit: | FKGK 4/2024 |
Data e publikimit: | 27/12/2024 |
Afati për dorëzimin e pyetjeve: | 07.01.2025 në ora 15:00 |
Data e mbylljes: | 17.01.2025 në ora 15:00 |
Objekt i kontratës: | Blerje e Veturave 100% Elektrike |
Autoriteti kontraktues: | Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) |
Lloji i njoftimit: | Kërkesë për Propozime |
Adresa: | Rr. Njazi Alishani nr. 4, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës |
Email: | |
Telefoni: | +383(0)38 225 600 |
I. INFORMATA TË PËRGJITHSHME
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) është entitet juridik i pavarur i krijuar sipas Ligjit Nr. 05/L-057 për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.08/L-138.
FKGK është krijuar për të ndihmuar në përmbushjen e nevojës për rritje të qasjes në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në Kosovë, me qëllim të krijimit të vendeve të punës, rritjen e prodhimit vendor dhe shërbimet me vlerë të shtuar, përmirësimit të bilancit tregtar dhe për të zgjeruar mundësitë e financimit për NMVM- të.
Të gjitha pyetjet lidhur me përmbajtjen e kësaj Kërkese për Propozime duhet të dorëzohen në e-mail adresën e shënuar më lartë deri në afatin e shënuar më lartë. Pas përfundimit të afatit për pranimin e pyetjeve, një dokument që përmban të gjitha pyetjet e anonimizuara, së bashku me përgjigjet e FKGK do t’u dërgohet të gjithë propozuesve në e-mail adresat e tyre të specifikuara në e-mailin për kërkesën e KPP-së dhe që duhen shënuar në brendësi të pjesës teknike të propozimit të tyre. Pyetjet që bëhen përmes telefonit nuk do të pranohen dhe nuk do të marrin përgjigje.
Asnjë informatë në këtë Kërkesë për Propozime nuk përbën ofertë formale për lidhjen e kontratës për blerjen e mallrave dhe publikimi i kësaj Kërkese për Propozime nuk e obligon FKGK-në që të procedojë me zgjedhjen e cilitdo propozues.
FKGK rezervon të drejtën për të refuzuar ndonjë ose të gjitha propozimet nëse ato konsiderohen si teknikisht ose financiarisht jo të përgjegjshme ndaj kësaj Kërkese për Propozime.
FKGK nuk është dhe nuk do të jetë përgjegjëse për cilëndo kosto që lidhet me përgatitjen dhe dorëzimin e propozimeve, prezantimet e mundshme të drejtpërdrejta, procesin e negociatave ose aktivitete të tjera që lidhen me procesin e përzgjedhjes.
II. QËLLIMI I KËRKESËS PËR PROPOZIME
Qëllimi i kësaj Kërkese për Propozime është që të ftojë kompanitë profesionale të paraqesin ofertë për mallrat e kërkuara sipas kësaj KPPM-je. Tenderuesi i suksesshëm do të ftohet për të negociuar një kontratë për shitblerje me FKGK.
III. KRITERET E OBLIGUESHME
Propozuesit duhet të dëshmojnë qartë se i përmbush kriteret e obligueshme të përcaktuara më poshtë ose ato do të përjashtohen nga shqyrtimi i mëtejshëm gjatë procesit të vlerësimit:
- Kopjen e Çertifikatës së Regjistrimit të Biznesit dhe Informata mbi Biznesin
- Çertifikatën e TVSH-së dhe Vërtetimin Tatimor nga ATK.
- Kopjen e letërnjoftimit të pronar-it/ëve dhe person-it/ave të autorizuar.
- Pasqyrat e audituara financiare per dy vitet e fundit
- List of prices for additional parts and services not included.
- Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë katër muaj (120 ditë) nga data e dorëzimit.
- Ofertuesi duhet të jetë i autorizuar nga prodhuesi për shitjen dhe servisimin e automjetit për të cilin oferton si dhe duhet të posedojë pajisjet dhe logjistikën e nevojshme për servisim dhe mirëmbajtje të automjetit gjatë periudhës së garancionit apo kohëzgjatjes së kontratës. Ofertuesi duhet të sigurojë autorizimin nga prodhuesi për tregtimin e markës së ofruar.
- Ofertuesi duhet të paraqesë edhe vlefshmërinë/garancionin e automjeteve me apo pa kufizim në kilometrat e kaluara në motor, marsh dhe elektrikë, garancionin në ngjyrën e automjetit, garancionin në bateri të automjetit si dhe garancionin në karoseri kundër korrozionit.
- Ofertuesi duhet të ofrojë mbulim garancie të automjetit për jo më pak se (5) vjet.
- Servisimi i rregullt duhet të bëhet duke u bazuar në instruksionet e prodhuesit dhe me kërkesën e personave përgjegjës të institucionit.
- Të gjitha pjesët rezervë dhe materiali i cili duhet të përdoret gjatë servisimit duhet të jenë origjinale dhe në përputhje me standardet evropiane.
- Kompania e përzgjedhur duhet të i përgjigjet institucionit brenda 24 orëve për servisim/rregullim të automjeteve.
- Për veturat elektrike, në rast të pamundësisë së ndezjes së tyre për shkak të rënies së baterisë, intervenimi për ndezje duhet të jetë pa pagesë, në çdo vend të Kosovës.
- Ofertuesit duhet të sigurojë instucionin se GPS pajisjet mund të montohen në automjetet elektrike që ofertojnë.
- Kompania e përzgjedhur duhet të bëjë transportin e automjeteve në servisin e tyre në rast të prishjes (pamundësisë për të lëvizur) pa kosto shtesë për institucionin.
- Automjeti duhet të jetë komod dhe ekonomik.
- Kompania fituese obligohet që të mbajë në stoqe pjesë rezervë për të gjitha automjetet gjatë tërë periudhës së kohëzgjatjes së garancionit, në mënyrë që intervenimet në rastet urgjente dhe riparimi i pajisjeve të dëmtuara në automjete të kryhet sa mё shpejtë.
- Kompania fituese duhet të ketë kujdes të veçantë për automjetet e institucionit dhe të kryejë shpejtë dhe me profesionalizëm servisimin/rregullimin e tyre.
- Kompanitë ofertuese duhet të paraqesin saktë kohën e liferimit të automjeteve.
- Kompanitë ofertuese duhet të ofertojnë edhe për servisimin e rregullt të automjeteve deri në 100.000 km.
- Kompania ofertuese mund të bashkangjesë edhe dokumente shtesë, të cilat mendon se do ta qartësonin më mirë ofertën e tyre. Kompania ofertuese preferohet të jetë e certifikuar me standardin ISO 14001 apo ISO 9001, ose me ndonjë standard tjetër të ngjashëm ndërkombëtar, për praktikat e zhvillimit të qëndrueshëm mjedisor dhe social dhe për marrjen në konsideratë të çështjeve mjedisore të rëndësishme për operacionet e tyre.
- Nëse bateritë konsumohen gjatë ciklit përdorues të veturës nga institucioni duhet të kenë mundësi të zëvendesohen me te reja, ndërkaq të vjetrat do të dërgohen në riciklim nga serviset e autorizuara.
- Kompania fituese do të kryejë të gjitha punët e përfshira në kontratë në përputhje me vendimet, udhëzimet dhe kërkesat e dhëna nga përfaqësuesit e institucionit.
IV. MALLRAT E KËRKUARA
Karakteristikat minimale të kërkuara të automjeteve elektrike:
- Garancioni për pjesët (jo hargjuese) duhet të jetë minimalisht 5 vjet.
- Minimum range (autonomia me nje mbushje) duhet te jete minimum 300 km sipas WLTP[1].
- Dy ulëset e perparme duhet të jetë me mundësinë e rregullimit për të gjitha opcionet (përfshirë lartësinë).
- Pasqyra të jashtme të pasme të rregullueshme dhe të palosshme elektrike, me ngrohje
- Fuqia e mbushjes të jete AC/DC qe mbështet mbushjen me mbushës Fast Charger CCS2.
- Kapaciteti minimal i baterisë duhet të jetë 45-50 kWh.
- Vetura duhet te kenë kamere mbrapa dhe senzora 360.
- Sensorët e parkimit dhe sinjalet paralajmëruese për pengesat në pjesën e përparme dhe të pasme "Park Distance Control"
- Frenim autonom emergjent "Front Assist" me monitorim të këmbësorëve dhe çiklistëve
- Sistemi i mbajtjes së korsisë "Lane Assist"
- Ndihma e parë, trekëndësh paralajmërues dhe jelek sigurie
- Sistemi i monitorimit të presionit të gomave
- Vetura duhet te kenë 5 dyer dhe 5 ulëse
- Vetura duhet të kenë një kapacitet minimal të bagazhit prej 500L.
- Ngjyra e veturës mund të variojë.
- Vetura duhet te ketë rrota të aluminit (rrota aliazhi)
- Kohëzgjatja e liferimit të veturave nga data e nënshkrimit të marrëveshjes duhet të jetë maksimalisht 90 ditë kalendarike
- Ofrimi i mundësisë për testimin e veturave është i obligueshëm
- Vetura duhet te jete e dizajnuar si elektrike “by design electric” (platforme EV-Electric Vehicle)
- Fuqia e motorit: ≥ 100KW, vetura duhet te jetë e re (00km).
- Vetura e pajisur me Airbag përpara dhe Airbag anësorë për shoferin dhe pasagjerët, ABS, ESP, EBA, EBD.
V. PËRMBAJTJA E PROPOZIMIT
Propozimi mund të dorëzohet në gjuhët shqip, serbisht, apo anglisht dhe përbëhet nga dy (2) pjesë, Pjesa Teknike dhe Pjesa Financiare. Pjesa Teknike dhe Pjesa Financiare duhet të nënshkruhen nga një përfaqësues i autorizuar i kompanisë dhe të vendosen në zarfe të veçanta në të cilat duhet të shënohet qartë nëse është Pjesa Teknike apo Pjesa Financiare.
Dy zarfet më pas vendosen në një paketim ose zarf më të madh në të cilin shënohen informatat në vijim:
Adresa për Dorëzim: | Fondi Kosovar për Garanci Kreditore Rr. Njazi Alishani Nr.4 Prishtinë, Kosovë, 10000 |
Titulli i Prokurimit: | _____________________________________________ |
Numri i Prokurimit: | [FKGK 4/2024] |
Propozimi dorëzohet vetëm në kopje të shtypur në adresën e shënuar në faqen e parë të kësaj Kërkese për Propozime.
Propozimi duhet të dorëzohet në lokacionin e specifikuar para përfundimit të afatit të fundit.
VI. TECHNICAL PART
The purpose of the technical proposal is to demonstrate and prove the representations and licenses that the company possesses, the rights or competencies and the capacity of the companies that will offer goods in accordance with this Request for Proposals for Goods (RFP).
VI. PJESA TEKNIKE
Qëllimi i propozimit teknik është që të demonstrohen dhe dëshmohen perfaqësitë dhe licencat që posedon kompania, të drejtën apo kompetencat dhe kapacitetin e kompanive që do të ofrojë mallrat në përputhje me këtë Kërkese për Propozime për Mallra (KPPM).
VII. PJESA FINANCIARE
Propozimi i kostos duhet të jetë i kuotuar me TVSH (Tatimi mbi Vlerën e Shtuar).
Propozimi i kostos duhet të përfshijë të gjitha mallrat sipas kërkesave të specifikuara në këtë KPPM.
Metoda e vlerësimit
Propozimet e dorëzuara do të shqyrtohen dhe vlerësohen nga një komision i përbërë nga përfaqësues të FKGK. Propozimet do të vlerësohen së pari për të siguruar që kompania ka liçencimet e duhura apo të drejtën për të ofruar mallrat sipas kërkesës.
Dhënia e kontratës do të bazohet në parimin “çmimi më i favorshëm”.
Shënim:
- Ofertuesit që nuk përzgjidhen në fazën e parë kanë të drejtë ankese brenda 7 ditëve të punës nga marrja e njoftimit për rezultatet e fazës përkatëse të përzgjedhjes.
[1]WLTP - Worldwide Harmonized Light Vehicles Test Procedure