business

Faturiste (Administratë), Shitës Ambulantiv

  • star Publikuar: 23-09-2025
  • star Skadon: 06-10-2025
Kategoritë Administratë, Financa
Vendi i punës Fushë Kosovë
Numri i pozitave 2

Koral Corporation, shpk. Fushë Kosovë, rruga Nëna Tereze. Nr. i biznesit 810492629, është kompani që merret me prodhimin dhe shitjen e produkteve të mishit, pemëvë dhe perimeve. Vepron në bazë të parimeve të qeverisjes korporative dhe është punëdhënës i besueshëm dhe atraktiv, qëllimi i së cilës është shtimi i prezencës së saj në treg. Kompania Koral Corporation operon nga vitit 2004 me pakicë dhe shumicë

Në harmoni me politikat e veta, Kompania Koral Corporation sh.p.k shpall

  • Faturiste (Administrate) – 1 pozite
  • Shites Ambulantiv – 1 pozite

Për pozitën:

Faturiste (Administrate) – (1) pozitë;

Departamenti: Financave dhe Administratës

Vendi i Punës: Fushë Kosovë

Detyrat kryesore:

  • Pranon porositë për shitje dhe pëcjellë tek stafi shitës porosit dhe informatat percjellese;
  • Kontrollon sasite dhe vleren e porosive,
  • Ndërlidhë porositë e aprovuara me fletëdërgesa për të krijuar dokumentin e liferimit të mallit;
  • Mirëmban faturat me protokol ditore, dokumentet burimore në dosje dhe sigurohet që ato janë të plota; dhe percjell tek menaxhmenti raportet,
  • Ofron ndihmë në punët e kontabilitetit në bazë të kërkesës së personit përgjegjës; regjistron dokumentet percjellese,
  • Mirëmban komunikimin e rregullt me klientet
  • Kryen dhe punë dhe detyra tjera të cilat i kërkohen nga Udhëheqësi.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar nivelin e studimeve Bachelor;
  • Të ketë së paku një (1) vit përvojë në të njëjtin profil pune;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
  • Të jetë i/e gatshëm të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.
  • Perparesi njohja e gjuhës angleze.

Për pozitën:

Agjent Ambulanter – (1) pozitë;

Departamenti: Shitje

Vendi i Punës: Fushë Kosovë

Detyrat kryesore:

  • Përgjegjës për e mallit të programit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga menaxheri;
  • Mban evidencë financiare ditore për vlerën e mallit të pranuar nga depoisti dhe të shitur në terren;
  • Bën përgatitjet para daljes në terren, vendos qëllime SMART për secilën vizitë dhe përcakton prioritetet gjatë vizitave;
  • I përmbahet planit ditor të vizitave (rout planit të cilin e merr nga mbikëqyrësi).
  • Është i obliguar të kryej pesë hapat e shitjes 1) prezantimin, 2) kontrollin e stokut (sasinë, kushtet e përgjithshme, afatin e mallit; 3) prezantimin e shitjes (analizën e nevojave, shitjen e benefiteve, tejkalon pengesat, bën mbylljen), 4) merchandasing (pozicionimin e mallit, hapësirë dhe dukshmëri maksimale, 5) raportimin,
  • Hulumtimi i tregut dhe gjetja e klientëve të ri;
  • Kujdeset ndaj klientit ekzistues;
  • Kujdeset për respektimin reciprok të kontratës për shërbimin;

Kualifikimet e kërkuara

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
  • Të jenë të pajisur me minimum patentë shofer të kategorive B;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës; Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
  • Të ketë aftësi të menaxhimit të punës në presion
  • Ambicioz
  • I besueshëm

Konkursi zgjat prej 23.09.2025 deri 06.10.2025

Të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV e tyre përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected] dhe [email protected]

Vetëm kandidatët nga lista e ngushtë do të kontaktohen!

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu