business

Financier/e

  • star Publikuar: 13-09-2023
  • star Skadon: 12-10-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Biohit MDS
Kategoritë Financa
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 2500

Përshkrimi i Kompanisë

Biohit MDS është kompani në fushën e pajisjeve mjekësore, distributor i autorizuar i kompanive kryesore shumëkombëshe në Kosovë, është në kërkim të punonjësve.

  • Titulli i Punës: Financier/e 2 pozita

Lokacioni

  • Zyra gjendet në Prishtinë, Republika e Kosovës

Përshkrimi dhe detyrat

  • Përgjegjës për zbatimin e rregulloreve të menaxhimit financiar të hartuar nga stafi drejtues i kompanisë, funksionimin, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e kontabilitetit financiar dhe të menaxhimit. Përgatit Analizat për menaxhmentin e Kompanisë dhe azhornimin e rregullt të sistemit financiar dhe menaxhues të kontabilitetit, raportimit dhe analizës financiare sipas kërkesave të reja (si SNRF dhe rregullat tatimore në përputhje) që ka kompania;
  • Përgjegjës për të gjitha raportimet financiare dhe informacioneve që lidhen me to, që duhet të përgatiten dhe dorëzohen tek KE-ja brenda afatit të përcaktuar;
  • Përgjegjës për regjistrimin e rregullt dhe konsolidimin e të gjitha llogarive të menaxhimit dhe raportimit (MIS / Analiza Financiare) dhe paraqet ndonjë dallim të identifikuar tek KE;
  • Përgjegjës për konsolidimin e rregullt dhe barazimin e bilancit të shpenzimeve të amortizimit në fund të çdo muaji dhe siguron që shifra e saktë të raportohet në fund të çdo muaji / viti financiar dhe çdo ndryshim të dokumentohet dhe reflektohet siç duhet në sistem, si dhe raportohet tek Shefi i Financës;
  • Përgjegjës për zbatimin e udhëzimeve për të gjitha detyrat që lidhen me analizën financiare / rentabilitetin që do të zhvillohen / delegohen në nivelin e degës për aktivitetin përkatës;
  • Përgjegjës për planifikimin e parave dhe të bankave dhe raportimin tek menaxhmenti me qëllim të përmbushjes së afateve të pagesës dhe siguron pagesën e furnizuesve brenda datave të përcaktuara;
  • Përgjegjës për barazimin e rregullt të bankës dhe parave të gatshme në fund të çdo dite dhe paraqet pajtimin dhe pasqyrat bankare në fund të çdo muaji / viti financiar dhe çdo ndryshim dokumentohet dhe reflektohet siç duhet në sistem; dhe i raportohet KE-së;
  • Përgjegjës për konsolidimin e rregullt dhe barazimin e bilancit të shitjeve dhe kostove në fund të çdo dite dhe siguron që shifra e saktë të raportohet në fund të çdo muaji / viti financiar dhe çdo diferencë të dokumentohet dhe reflektohet siç duhet në sistem; dhe i raportohen KE-së;
  • Përgjegjës për konsolidimin e rregullt të bilanceve materiale, inventarit dhe aseteve fikse në fund të vitit kalendarik / financiar kryhet në përputhje me standardet e kërkuara të menaxhimit dhe rregullat e kontabilitetit janë duke u ndjekur dhe çdo ndryshim është dokumentuar dhe reflektuar siç duhet në sistem; dhe i raportohet KE-së;
  • Përgjegjës për inspektimin fizik dhe pajtimin e aseteve fikse rregullisht dhe në fund të vitit kalendarik / financiar kryhet në përputhje me standardet e kërkuara të menaxhimit dhe rregullat e kontabilitetit që janë duke u ndjekur dhe çdo ndryshim është dokumentuar dhe reflektuar si duhet në sistem ; dhe i raportohet KE-së;
  • Përgjegjës për konsolidimin e rregullt dhe barazimin e bilancit të klientëve dhe furnitorëve në fund të çdo dite dhe siguron se shifra e saktë raportohet në fund të çdo muaji / viti financiar dhe çdo ndryshim dokumentohet dhe reflektohet siç duhet në sistem; dhe i raportohet KE-së;
  • Përgjegjës për konsolidimin, rishikimin dhe konfirmimin e shpenzimeve që nuk njihen nga rregullat tatimore dhe siguron raportimin në përputhje me ligjin / udhëzimet ligjore / procedurat e parashikuara për kompaninë;
  • Përgjegjës për përgatitjen e informacionit financiar / kontabël për qëllime të auditimit;
  • Merr pjesë dhe mbështet në procesin e arkëtimit të llogarive të arkëtueshme;
  • Merr pjesë dhe mbështet me sugjerime për zhvillimin dhe përmirësimin e Software financiar të kompanisë;
  • Merr pjesë dhe mbështet sipas procedurave të brendshme të kompanisë procesin e shitjes dhe blerjes vendore dhe përpunimin dhe miratimin e kontratës nga këndvështrimi financiar;
  • Siguron që dokumentacioni ligjor është në përputhje me rregulloren ligjore dhe tatimore dhe propozon ndryshime në KE;
  • Siguron që evidencat dhe dokumentacioni mbështetës të paraqiten në bazë të një sistemi të mirëmbajtjes dhe arkivimit të rregulluar;
  • Siguron cilësinë dhe rëndësinë e raportimit të brendshëm;
  • Ndjek të gjitha politikat dhe procedurat e brendshme të kompanisë;
  • Çdo detyrë tjetër që mund të kërkohet nga KE;

Kualifikimi Universitarë

  • Diplomë në Financë / Kontabilitet;
  • Minimumi 3 vjet përvojë pune në financë / kontabilitet;
  • Minimumi 2 vjet përvojë pune në menaxhim;
  • Njohuri shumë të mira të skemave të kontabilitetit / raportimit IAS / IFRS;
  • Njohuri shumë të mira të rregulloreve tatimore dhe çështjeve të lidhura fiskale;
  • Njohuri shumë të mira të parimeve të përgjithshme dhe të kontabilitetit të menaxhimit;
  • Çdo kualifikim tjetër në fushën përkatëse është një plus (njouri per programin e financave Expert pro është një plus);
  • I gatshëm për të punuar në një mjedis dinamik;
  • Njohuri shumë të mira të programeve të Microsoft Office, veçanërisht Excel;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Leje drejtimi të automjetit, aftesi per udhetime te shpeshta ne te gjithe vendin dhe jashte vendit

Ne ofrojmë:

  • Pagë të kënaqshme dhe bonus bazuar në përvojën, performancën dhe arritjet e qëllimeve
  • Telefonin e kompanisë, veture per vizita te klienteve gjate orarit të punës
  • Mundësi zhvillimi profesional në një ambient shumë të mirë pune

Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në adresën e e-mail: Email: [email protected]

Mob.: +38348602501.