NJOFTIM PËR OFERTË
VUSHTRRI, 26.09.2023
Titulli: FURNIZIMI DHE MONTIMI I SERRËS 200m2 ME PAJISJE PËRCJELLËSE
Autoriteti kontraktues:INICIATIVA PËR ZHVILLIMIN E BUJQËSISË SË KOSOVËS (IADK)
Titulli i projektit: “Përmirësimi i mundësive për punësim dhe gjenerim të të ardhurave në zonat rurale në Kosovë”
Donatori: BftW
Numri i projektit: E-KOS-2022-0305
LËNDA E MARRËVESHJES
FURNIZIM DHE MONTIM
Vendi për ekzekutim: Zyra e IADK-së, Fshati Sfaraçak i Ulët nr.11, 42000 Vushtrri
KUSHTET PËR OPERATORIN EKONOMIK i CILI DËSHIRON TA MARRË TENDERIN
Kushtet e ofertës:
Afati kohor: Dorëzimi i ofertës duhet të bëhet deri më datën 13.10.2023 ora 16:00.
Vendi: Zyra e IADK-së, Fshati Sfaraçak i Ulët nr.11, 42000 Vushtrri, ose edhe e skanuar përmes emailit [email protected]
Periudha e vlefshmërisë së tenderit: 90 ditë prej afatit të fundit
Kriteret për dhënien e kontratës:
Tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të ulët.
Kërkesa për dosjen e tenderit
Dosja e tenderit mund të kërkohet me shkrim përmes e-mailit nga operatorët ekonomik në autoritetin kontraktues ose direkt në zyrat e IADK-së, më së largu deri më 09.10.2023 ora 16:00
Data e fundit për sqarime 11.10.2023.
Informata: Për më shumë informata, referojuni drejtpërdrejt zyrës së IADK-së, tel: +383 (0) 49 777 059, e-mail: [email protected]