Orbico është distributor kryesor në Evropën Juglindore, kompani rajonale me biznes në 24 vende.Ne punësojmë më shumë se 9500 të punësuar dhe menaxhojmë më shumë se 200 marka globale dhe lokale.Për të mbështetur rritjen e biznesit tonë në Kosovë ne po kërkojmë kandidatë entuziast, të besueshëm dhe të orientuar në rezultat për pozitën e:
Assistant Brand Manager (Divizioni i kozmetikës)
Ky pozicion është punë me orar të plotë
Kualifikimet:
- Të ketë aftësi të mira komunikimi, aftësi për bashkepunim në ekip
- Aftesi për zgjidhje të problemeve
- Organizim i mirë i punës
- Integritet të lartë dhe etikë të punës
- Të ketë aftësi inovative
- Njohuri të shkëlqyeshme në teknikat e shitjes
- Njohuri të punës në kompjuter
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze dhe serbo kroate (E preferueshme)
- Eksperiencë përkatëse
Përfitimet e aplikanteve:
- Trajnimi dhe mbështetja fillestare
- Pozicion sfidues në mjedis dinamik
- Mundësi për rritje personale dhe profesionale
- Page konkurruese në përputhje me rezultatet tuaja
Përshkrimi i punës dhe detyrat:
- Roli objektiv i Assistant Brand Manager është të marrë përgjegjësi për brendet dhe zhvillimin e tij duke kryer aktivitetet e kërkuara të marketingut, duke ndjekur dhe monitoruar të dhënat e kërkuara dhe duke u koordinuar me ekipin e shitjeve
- Menaxhon, organizon dhe koordinon punën e brendeve përkatëse
- Merr pjesë në përgatitjen e planeve të marketingut planeve vjetore të shitjeve për brendet e tyre dhe kujdeset për realizimin e tyre.
- Planifikon, zbaton dhe merr pjesë në fushatat e shitjeve dhe marketingut të organizatës.
- Ruan efektivitetin maksimal të kostos së aktiviteteve të planifikuara të shitjeve dhe marketingut (llogaritja e ROI).
- Merr pjesë në negocimin dhe lidhjen e kontratave me blerës
- Negocion me drejtorit kryesor për burime shtesë.
- Monitoron ciklin jetësor të produkteve brenda brendeve për të gjitha kanalet e shitjes.
- Monitoron rregullisht zonat e shitjes (mbështetje për Menaxherët përkatës të Shitjeve dhe Menaxherët e Zonës brenda shitjeve në terren).
- Monitoron dhe analizon tregjet e konsumatorëve, konkurrencën, kanalet e shpërndarjes.
- Monitoron nivelin e stokut dhe koordinimin midis shitjeve, marketingut dhe logjistikës.
- Porosit mallra me furnizuesin dhe siguron stokun optimal sipas klasifikimit të rënë dakord të artikujve.
Ne po kërkojmë të plotësojmë pozicionin vakant sa më shpejt të jetë e mundur. Afati i fundit për marrjen e aplikacioneve është 27.01.2026 .
Ne inkurajojmë kandidatët e kualifikuar për këte pozitë që të dërgojnë një CV dhe një Letër motivuese jo më vonë se 27 Janar 2026 në:
Vetem kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Të gjitha aplikacionet do të mbahen me konfidencë te plote.
Apliko shpejtë përmes sistemit!