business

Nëpunës/e për administratë

  • star Publikuar: 18-10-2022
  • star Skadon: 24-10-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Administratë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 3706

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

K O N K U R S

Për rekrutim të Një (1) Nëpunës/e për administratë për zyrën qendrore në Prishtinë:

Përgjegjësitë:

  • Regjistron të dhënat në programet/software-tadekuate,
  • Regjistrimi, zëvendësimi dhe shlyerja e kolateraleve në programin adekuat,
  • Sistemon dokumentacion të ndryshëm administrativ,
  • Punë administrative lidhur me procesin e kredidhënies,
  • Punë të ndërlidhura me logjistikë (përcjellë afatin e regjistrimit të veturave, servisimin, evidentimin e listave të kilometrave, monitorimin e shpenzimit të derivateve dhe te ngjajshme)
  • Punë të tjera administrative

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universiteti në ekonomi apo drejtime te ngjajshme,
  • Përvojë paraprake ne pune te ngjajshme (e preferueshme)
  • Njohuri të programeve për regjistrimin e të dhënave,
  • Njohuri të punës me kompjuter dhe te programeve Microsoft Office,
  • Të jetë komunikativ/e, dinamik/e, fleksibil/e, kreativ/e dhe i/e gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Patent shoferin (kategoria B)

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 18.10.2022 deri me dt. 24.10.2022. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin në linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=796

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen.

Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofrojë mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.