.png)
Kompani
LURA HOLDING SH.P.K.
Kategoritë
Shofer
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
186
Konkurs per poziten Bagerist - Lura Holding Sh.p.k
Kompania për projektim, ndërtim dhe menaxhim të projekteve të ndërtimit LURA HOLDING SHPK me seli në Zonë Industriale magjistralia Prishtinë – Fushë Kosovë km2, shpall konkurs për:
Pozita: Bagerist (1)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Operon me makineri për gërmim, zhvendosje dhe ngarkim të materialeve në kantier ndërtimi ose projekte të tjera inxhinierike;
- Sigurohet që puna të kryhet në mënyrë efikase dhe në përputhshmëri me standardet teknike sipas udhëzimeve;
- Respekton procedurat dhe rregullat e sigurisë;
- Mban evidencë për oret e punës së makinerisë, kontrollave dhe riparimeve të tyre.
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm;
- Kërkohet përvoj pune e mëparshme në operim me Bager ose makineri të ngjajshme;
- Leje valide për operim me këto makineri;
- Njohuri bazike rreth mirëmbajtjes së makinerive.
Inkurajojme të gjithë kandidatët e interesuar të aplikojn duke dërguar CV-të e tyre përmes postës elektronike: [email protected] , ose duke u paraqitur fizikisht për aplikim në adresen: Harilaq – Fushë Kosovë ( pranë objetit të Kosmonte Foods).
Numri Kontaktues: 049-840-890.
Vetëm kandidatët potencial të përzgjedhur për plotësim pozite, do të kontaktohen për intervistë.
Konkursi mbetet i hapur nga data 16.04.2025 deri me 30.04.2025.