business

Specialistë i Riskut (SR) (2)

  • star Publikuar: 10-12-2024
  • star Skadon: 24-12-2024
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 181

Në bazë të nenit 10 dhe nenin 11, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.13. të Ligjit nr. 05/L-057 për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr.08/L-138, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore publikon:

Shpalljen

për

dy (2) Specialistë të Riskut (SR)

10/12/2024

Numri referencës: 05/2024

Informacione të përgjithshme

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (në tekstin e mëtejmë referuar si "FKGK") është entitet i pavarur juridik, i krijuar me ligj përkatës për të lehtësuar qasjen në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në Kosovë me synimin e krijimit të vendeve të punës, rritjen e prodhimit vendor dhe shërbimeve të cilat krijojnë vlerë të shtuar, përmirësim të bilancit tregtar dhe rritje të mundësive për financimin e NMVM-ve.

Përshkrimi i përgjegjësive të punës

Specialisti i Riskut do të pozicionohet në Njësinë e Menaxhimit të Riskut në Fondin Kosovar të Garancisë Kreditore dhe do të jetë përgjegjës për mbështetjen e institucionit në procesin e identifikimit, vlerësimit, monitorimit dhe zbutjes së risqeve të kredisë dhe risqeve të tjera institucionale.

Specialisti i Riskut do të punojë ngushtë me Menaxherin e Lartë të Riskut për të zhvilluar dhe zbatuar strategji, korniza dhe politika të menaxhimit të riskut, duke ofruar menaxhim efektiv të riskut dhe përputhshmëri me praktikat më të mira të industrisë. Ky rol përfshin përgjegjësinë për vendosjen dhe monitorimin e treguesve kryesorë të riskut në portofolin e garancisë së kredisë.

Përgjegjësitë e Specialistit të Riskut do të përfshijnë fushat e mëposhtme:

  • Vlerëson, menaxhon dhe zbut risqet që lidhen me portofolin e garancisë kreditore dhe portofolin e investimeve (risku i tregut, risku i likuiditetit, risku i palës).
  • Vlerëson, menaxhon dhe zbut risqet që rrjedhin nga dështimet e proceseve të brendshme, kontrolli joadekuat, gabimet njerëzore ose ngjarje të jashtme që mund të çojnë në humbje financiare ose të dëmtojnë performancën institucionale.
  • Vlerëson shëndetin financiar të palëve – Institucionet Financiare të Regjistruara (IRF). Kjo përfshin analizimin e pasqyrave financiare, kapitalizimin, likuiditetin, cilësinë e aktiveve, menaxhimin dhe qeverisjen e korporatës, dhe të dhëna të tjera përkatëse të IRF-ve.
  • Kryen kujdes gjithëpërfshirës gjatë procesit të regjistrimit të Institucionit Financiar në FKGK.
  • Angazhohet drejtpërdrejt në procesin e pranimit për garancitë e reja kreditore të paraqitura nga IRF-të sipas politikës, procedurës së menaxhimit të riskut dhe marrëveshjeve të garancisë me IRF-të.
  • Rekomandon përditësime të politikave dhe procedurave të riskut të kredisë bazuar në trendet e vëzhguara të riskut, kushtet e tregut ose kur aplikohen ndryshimet rregullatore.
  • Monitoron vazhdimisht portofolin e garancisë së kredisë për të identifikuar risqet e reja ose ndryshimet në sjelljen e portofolit.
  • Punon ngushtë me anëtarët e ekipit nga njësia e zhvillimit të produktit për të zhvilluar dritare të reja të garancisë kreditore, për të vlerësuar risqet që lidhen me to dhe për të rekomanduar strategji të përshtatshme për zbutjen e riskut sipas nevojës.
  • Propozon limitet e garancisë së kredive për IRF-të bazuar në profilet e tyre të riskut, gjendjen financiare dhe ekspozimin e përgjithshëm për të siguruar një nivel të balancuar risku.
  • Përdor modele sasiore të riskut për të vlerësuar dhe parashikuar humbjet e pritshme të kredisë (HPK) sipas skenarëve të shumtë ekonomikë dhe për të alokuar rezervat e duhura të humbjeve të kredisë në përputhje me rezultatet e vlerësimit të riskut.
  • Bën testimin e stresit në portofolin e kredisë për të kuptuar se si kushtet e pafavorshme ekonomike mund të ndikojnë në ekspozimin e përgjithshëm ndaj riskut të institucionit.
  • Qëndron i përditësuar mbi trendet e industrisë, zhvillimet ekonomike dhe përditësimet rregullatore që mund të ndikojnë në riskun e kredisë.
  • Merr pjesë në programe trajnimi, seminare ose certifikime për të përmirësuar vazhdimisht aftësitë e menaxhimit të riskut të kredisë dhe riskut operacional, si dhe për të qëndruar aktual me praktikat më të mira.

Raportimi

Specialisti i Riskut raporton drejtpërdrejtë te Menaxheri i Lartë i Riskut (MLR) i FKGK-së.

Kualifikimet

Specialisti i Riskut do të duhet të plotësojë kërkesat si vijon:

  • Diplomë universitare përkatëse;
  • Së paku pesë vjet përvojë në një bankë/ose IMF në Kosovë, në fushën e menaxhimit të riskut kreditor ose/dhe riskut operacional.
  • Njohuri dhe përvojë të jashtëzakonshme në fushën bankare, duke përfshirë dhe kuptuar kreditimin dhe kreditë e NMVM-ve;
  • Njohuri të mira të Excel dhe/ose mjeteve të tjera analitike.
  • Aftësi të forta analitike dhe të zgjidhjes së problemeve.
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi me gojë dhe me shkrim në anglisht dhe shqip;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe ndërpersonale.
  • Njohuri për kërkesat rregullatore dhe praktikat më të mira të industrisë.

Afati dhe kohëzgjatja

Specialisti i Riskut do të jetë i vendosur në objektin e FKGK-së në Prishtinë.

Specilistit të Riskut do t'i ofrohet një kontratë një (1) vjeçare. SR do të jetë punonjës me orar të plotë në FKGK. Kontrata do të vazhdohet në bazë të rezultateve të kënaqshme në vlerësimin e performancës.

Aplikimi

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Aplikim nga faqja e internetit https://fondikgk.org/mundesi-punesimi/ ;
  • CV;
  • Diplomat, certifikatat dhe trajnimet përkatëse;
  • Dëshmia e përvojës së punës
  • Kontaktet e referencës nga ish-punëdhënësit;

Të gjitha aplikacionet do të pranohen vetëm përmes emailit [email protected] , dhe në subjektin e emailit duhet të shkruhet: Formular Aplikimi: Emri dhe mbiemri _ Pozita”

Konkursi është i hapur deri më datën 24.12.2024 në ora 16.30.

Shënim

  • Vetëm aplikimet me dokumentacion të kompletuar do të merren parasysh.
  • Kandidatët që nuk përzgjidhen në fazën e parë kanë të drejtë ankese brenda 7 ditëve të punës nga marrja e njoftimit për rezultatet e fazës përkatëse të përzgjedhjes.