business

FTESE PER OFERTE: Për ofrim të sesioneve të supervizionit

  • star Publikuar: 14-03-2024
  • star Skadon: 21-03-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1136

FTESE PER OFERTE

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovëështë organizatë joqeveritare e përkujdesjes socialee dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë,pa marrë parasyshetninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Femijeve eshte I interesuar per ofertues të cilët ofrojnӕ sesione të supervizionit për stafin që ofrojnë përkrahje për të rinjët në projektin regjional “Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjëve përmes mundësive të reja – YEEP2”, projekt ky I cili do të zbatohet në Maqedoninë veriore, Shqipëri, Bosne dhe Hercegovinë, Serbi dhe në Kosovë nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, i financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillimor - BMZ dhe Fondit Hermann Gmeiner Gjermani – HGFD dhe ka për qëllim përmirësimin e mundësive për punësim dhe pjesëmarrje active të 2770 të rinjëve në rreziknë tregun e punës.

Me këtë rast ju bëjmë Ftesë Ofertuesve të specializuar për ofrim të sesioneve të supervizionit për periudhën kohore Mars 2024 deri Tetor 2026, dy orë në muaj për4 punonjës:

1 Këshilltar personal, 1 Specialist për ndërtim të shkathtësive,1 Psikolog dhe 1 Zyrtar për punësim.

Në përputhje me specifikat e cekura më poshtë:

  • Të ketë të përfunduarsë paku studimet Master në Psikologji Klinike ose/ dhe Këshillimi (përparësi do të kenë profesionistët që kanë përfunduar shkollim për supervizion)
  • Të ketë përvojë së paku tre vite në fushën e psikologjisë klinike dhe/ ose këshillimit
  • Të ketë punuar nën supervizion klinik me orë të demonstruara
  • Përvojë të dëshmuar në angazhime të tilla


Ofertuesit së bashku me ofertën duhet të dorëzojnë:

Për Kompani:

  • Çertifikatën e regjistrimit të biznesit /NUI
  • Çmimet të kuotohen në euro pa TVSH,për 1 orë angazhimi
  • Oferta financiare të jetë e nënshkruar ose me llogozyrtare
  • CV- në dhe referencat/ dëshmi mbi përvojëne punës në fushat relevantetë profesionistit që do të angazhohet
  • Plani punës dhe metodologjia e shërbimit

Për individ:

  • Çmimet të kuotohen në euro Bruto, për 1 orë angazhimi
  • Oferta financiare të jetë e nënshkruar
  • CV- në dhe referencat/ dëshmi mbi përvojën e punës nëfushat relevante
  • Kopjee Letërnjoftimit
  • Plani punës dhe metodologjia e shërbimit


Kriteret për përzgjedhje:

  • Përmbushja e specifikacionit sipas kërkesës sonë;
  • Pas plotësimit të kritereve të lartëpërmendura, çmimi më i lirë;

Ofertat duhen të dërgohen deri me datën: 21.03.2024,në email adresën: [email protected]