
TERMI I REFERENCËS (TOR) –BLERJA E PARCELËS NË LAGJËN 028 NË FUSHË KOSOVË
Ftesë për kuotime : BLERJA E PARCELËS NË LAGJËN 028 NË FUSHË KOSOVË në kuadër të Projektit për Drejtësi Sociale për komunitetet Rom, Ashkalinjë dhe Egjiptian. | Prishtinë,2025
|
Informacion i përgjithshëm:
OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selinë e saj aktuale në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë Kosovare përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.
- Kontesti i ndërhyrjës:
Objektivi i përgjithshëm për projektin e Drejtësisë Sociale është “Një shoqërie multietnike dhe multikulturore në Kosovë, ku romët, ashkalitë dhe egjiptianët trajtohen si të barabartë nga shteti dhe shoqëria, kanë qasje në të njëjtat mundësi dhe shërbime si të gjithë të tjerët, dhe dijnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre dhe janë të autorizuar t'i ushtrojnë ato të drejta”.
Vizioni i këtij projekti është një Kosovë ku burrat dhe gratë romë, ashkali dhe egjiptianë kanë një vend pune të dinjitetshëm si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, duke punuar me dinjitet për të siguruar të ardhura për familjet e tyre, kanë qasje dhe përdorin infrastrukturën publike cilësore dhe ku shërbimet janë të disponueshme dhe të qasshme në nivel lokal; një Kosovë ku si rezultatet shëndetësore ashtu edhe jetëgjatësia e pjesëtarëve të komuniteteve janë duke u përmirësuar dhe një Kosovë ku gratë rome, ashkali dhe egjiptiane janë më pak të shtypura dhe të nën-përfaqësuara në arsim dhe punësim dhe në sferat e tjera të jetës janë më të fuqizuara.
2. Arsyetimi i thirrjës:
Në kuadër të projektit "Drejtësi sociale për komunitetin Rom, Ashkali dhe Egjiptian ", një nga komponentët kryesorë është transformimi i vendbanimit dhe desegregimit nepërmjet ndërtimit të objekteve banesore të cilat do të ofrojnë sigurimin e banimit adekuat për familjet me të ardhura të mesme nga komunitetet rom, ashkalinjë dhe egjiptian si dhe krijimit të mundësive për qasje në infrastrukturën bazike.
Bazuar në projekt dhe pas vlerësimit të gjendjes aktuale dhe analizës së nevojave në teren, është identifikuar nevoja e blerjës së një parcele në komunën e Fushë Kosovës me siperfaqe prej-deri në 10 ari, me qëllim të ndërtimit të objektit banesor (apartamente) që do të ofrojnë strehim dinjitoz për këto familje.
Zgjedhja e vazhdimit të pilotimit të objektit të dytë në Fushë Kosovë është bërë për arsye të mëposhtme:
- Përqendrimi i lartë i komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në këtë komunë, dhe nevoja për zgjidhje afat gjate dhe të qëndrueshme të banimit;
- Kushtet aktuale të banimit, ku shumë familje jetojnë në ndërtesa të improvizuara,të mbi-populluara dhe të pasigurta si dhe pa qasje të duhur në shërbime publike;
- Potencial me I lart për integrim social dhe ekonomik, në një ambient urban që ofron qasje më të mirë në arsim, shëndetësi dhe treg pune.
Ndërtimi i këtij objekti banesor do të kontribuojë në:
- Zvogëlimin e diskriminimit hapësinor dhe përfshirjën e komunitetit rom, ashkalinjë dhe egjiptian në jetën sociale të qytetit;
- Ngritjën e dinjitetit dhe mirëqenies përmes ofrimit të kushteve më të mira të jetesës.
3. Objektivat specifike:
- Të sigurohet një parcelë prej 10 ari në lokacionin e specifikuar në lagjën 028 në Fushë Kosovë për ndërtimin e objektit të dytë banesor që do t’i shërbejë familjeve të komunitetit rom, ashkalinjë dhe egjiptian me të ardhura të mesme si dhe të komunitetit shumicë për sigurimin e banimit më afatgjatë dhe sipas standarteve.
- Planifikohet të ndërtohet objekti banesor me apartamente të standardizuara, që ofrojnë kushte të sigurta, higjienike dhe të qëndrueshme për jetesë.
- Të rritet qasja e komunitetit rom, ashkalinjë dhe egjiptian në strehim të dinjitetshëm, duke kontribuar në zvogëlimin e pabarazisë në qasje në të drejtat themelore të banimit dhe duke promovuar lagje të desegreguara.
- Të promovohen proceset e përfshirjes sociale dhe urbanizimit të komunitetit, përmes integrimit të tyre në një zonë me qasje në arsim, shëndetësi dhe treg pune.
- Të forcohet bashkëpunimi me institucionet lokale dhe aktorët relevantë, në mënyrë që modeli i strehimit të jetë i qëndrueshëm dhe i përkrahur në periudha afat gjata.
- Kopje e certifikatës së pronësisë (e vlefshme, e lëshuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës);
4.Dokumentacioni i kërkuar për aplikim:
Kushtet që duhet të plotësojë ofertuesi (shitësi i parcelës):
4.1 Të jetë pronar ligjor i parcelës – parcela duhet të jetë në emër të ofertuesit dhe e regjistruar në Kadastër (Zyra për Regjistrimin e Pronës).
4.2 Dokumentacion i plotë i pronësisë:
- Plani i parcelës;
- Ekstrakti i fundit i pronës;
- Dokument që dëshmon se prona nuk është nën kontest gjyqësor apo barrë hipotekare.
4.3 Të jetë parcelë e urbanizuar, ose e përshtatshme për ndërtim (me mundësi marrjes së lejes ndërtimore për objekt banimi kolektiv).
4.4 Sipërfaqja minimale e kërkuar 10 ari, sipas specifikave të projektit.
- Vendndodhje brenda kufijve të përcaktuar nga organizata VoRAE në lagjën 028 në komunën e Fushë Kosovës (lokacioni I vendosur ne link pika e 7);
- Çmimi i ofruar të jetë konkurrues dhe brenda vlerësimit të tregut;
- Deklaratë për gatishmërinë për shitje, e noterizuar në rast se parcela përzgjidhet.
Opsionale (por të rekomanduara):
- Leje ndërtimore e mëhershme (nëse ekziston);
- Vlerësim i pronës nga vlerësues i licencuar (mund të kërkohet për krahasim);
- Fotografitë ose vizualizime të parcelës.
5.Kushtet për aplikim:
Oferta duhet të ketë të përfshirë çmimet pa TVSH, bazuar në ligjin në fuqi të Republikës së Kosovës, me vendimin e Ministrisë së Financave, Neni 33, paragrafi 3.1 të ligjit nr. 05 / l-037 për TVSH , çdo OJQ – Organizatë Jo Qeveritare, në Kosovë është e liruar nga tatimi mbi vlerën e shtuar.
6.Kushte të përgjithshme:
- Organizata Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve e mban të drejtën e vlerësimit të dokumentacionit të dorëzuar, duke analizuar edhe ofertat financiare të të gjithe aplikuesve që marrin pjesë në konkurrim, derisa të merret vendimi përfundimtar.
- Organizata Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve e mbështetë vendimin e vetë në ofertën që i posedon përparësitë më të larta ekonomike siç mund të jetë çmimi me i ulët;
- Organizata Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve ka të drejtën të refuzojë të gjitha ofertat e pranuara nëse ato nuk i plotësojnë kriteret;
- Ndërhyrja në këtë proces nuk është e lejuar dhe do të rezultojë në diskualifikimin e ofertës;
- Vendimi final, nuk do të bëhet përderisa nuk kompletohen të gjitha procedurat interne të organizatës.
- Oferta do të vlerësohet nga Komisioni i Prokurimit të Organizatës Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve në momentin e mbylljes së procesit. Gjithashtu, njoftimi do të bëhet brenda afateve te caktuara interne pas marrjes së vendimit nga Komisioni Vlerësues i Prokurimit të organizatës.
7. Lokacioni i Kerkuar :
Shkarkoni dokumentet këtu: Lokacioni 1 dhe Lokacioni 2
8.Mënyra e aplikimit:
Dokumentacionet e kërkuara në thirrje si dhe oferta financiare duhet të dërgohet përmes zarfit të mbyllur në Organizatën Voice of Roma, Ashkali and Egyptians që gjendet në rrugën “Behije Dashi”, Aktash, 10000, Prishtinë, Kosovë.
Afati i fundit për aplikim është deri me datë 2 Maj 2025 .
Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë, nuk do të merret parasysh.