business

JURIST/E (1), SHOFER KAMIONI - KATEGORIA CE (3), KIMIST/E (2), TEKNOLOG (Meshkuj) NE PRODHIM (3), OPERATORË/E PER PAKETUESE (5), INXHINIER MEKANIK (2), INXHINIER MEKATRONIK (2), AGRONOM (2)

  • star Publikuar: 19-02-2025
  • star Skadon: 20-03-2025
Kompani Pestova Sh.P.K
Kategoritë Agrokulturë, Inxhinieri, Ligjore, Të tjera, Shofer, Teknolog
Numri i pozitave 20
Vendi i punës Vushtrri
Shikime 1152

Kompania PESTOVA SHPK shpall konkurs për këto pozita:
(1)-JURIST/E

Detyrat dhe përgjegjësitë e kërkuara;

  • Përpilon kontratat e punëtorëve, kontratat me klientët dhe partnerët e kompanisë;
  • Ndihmon në përpilimin e rregulloreve dhe akteve tjera të brendshme të kompanisë;
  • Ofron mbështjetje ligjore për të gjitha projektet e kompanisë, si dhe këshilla ligjore dhe opinione kur kërkohen nga menaxhmenti i kompanisë;
  • Përpilon raporte të rregullta dhe periodike për çështjet ligjore sipas kërkesës së Udhëheqësit;
  • Ndihmon në njësinë e Arkivës;
  • Ndihmon në menaxhimin e resurseve humane;
  • Bashkërendon aktivitetet me avokatin e kompanisë.

Aftësitë/Kualifikimi/Përvoja:

  • Të ketë të përfunduar Fakultetin Juridik;
  • Të ketë së paku 1 vit përvojë pune;
  • Të ketë njohuri mbi ligjet dhe të ketë aftësi në përpilimin e dokumenteve juridike;
  • Aftësi të shkëlqyeshme organizative dhe komunikimi;
  • Të ketë njohuri të mira kompjuterike në të gjitha aplikacionet e MC Office.

(3)- SHOFERA KAMIONI - KATEGORIA CE
1 Shofer jashtë vendit - Kategoria CE
2 Shofer mbrenda vendit – Kategoria CE
Detyrat dhe përgjegjësitë për shofer jashtë vendit – Kategoria CE:

  • Ofron shërbime të vozitjes jashtë vendit në bazë të udhëzimeve nga udhëheqësi, kryesisht ne Maqedoni dhe në Malin e zi;
  • Vozitësi duhet të jetë në gjendje që të kryen riparime të vogla dhe të sigurohet që mjeti tranportues të jetë në gjendje të mirë;
  • Mirëmbanë dhe përdorë mirë mjetin transportues si dhe respekton rregullat e komunikacionit rrugor;
  • Është përgjegjës për dëmet e shkaktuara në mjetin transportues nga mospërshtatja e kushteve të komunikacionit;
  • Të ketë përgjegjësi në mledhjen dhe dorëzimin e dokumentacionit;
  • Si dhe bënë punë të tjera sipas nevojës dhe/apo kërkesës së menaxhmentit lidhur me pozitën e punës.

Detyrat dhe përgjegjësitë për shofer brenda vendit – Kategoria CE:

Detyrat dhe përgjegjësitë ;

  • Liferimi I mallit tek klientet e caktuar;
  • Vozitja e mjetit motorik te nderrmarjes dhe pergjegjesia e mjetit motorik,
  • Pergjegjes per mallin e ngarkuar ne mjetin motorik te cilin e drejton,
  • Pergjegjes per mallin e pranuar dhe dorezuar tek klienti,
  • Bene dorezimin e te hollave ne baza ditore se bashku me faturen per mallin e shitur,
  • Detyra dhe pergjegjesi te tjera qe I caktohen nga mbikqyresi;

Kriteret dhe kushtet e nevojshme ;

  • Kandidatët duhët të kenë të përfunduar shkollën e mesme;
  • Të ketë përvojë pune si shofer i kamionit se paku 2 vite;
  • Njohuri per terenin e Kosoves;


(2) – KIMIST/E

Detyrat dhe përgjegjësit :

  • Marja e mostrave të produktit te prodhuar.
  • Percaktimi I parametrave fiziko kimike me anë te paisjeve laboratorike
  • Mirembajtja e dokumentacionit laboratorik dhe azhurimi I tij
  • Detyra të tjera që parasheh vendi dhe pozita e punës.

Kriteret dhe kushtet e nevojshme :

  • Kandidatët/tet duhet të kenë përfunduar minimalisht ciklin e studimeve Bachelor në Fak.e Kimisë ose Teknik Laboratori
  • Njohuria e gjuhës Angleze e obligueshme
  • Përparësi kanë kandidatët që kanë eksperiencë në fushën e kërkuar
  • Aftësi shumë të mira kompjuterike.
  • Shkathtësi të mira organizative.
  • Të jetë komunikativ/e dhe i/e motivuar për punë.


(3) - TEKNOLOG (Meshkuj) NE PRODHIM

Detyrat dhe përgjegjësitë ;

  • Organizimi i të gjitha punëve për zhvillimin e procesit të prodhimit, sipas fazave në të gjitha pjesët e njësisë punuese të prodhimit;
  • Dhënja e instruksioneve konkrete dhe urdhërave të punës kryesve për kryerjen e operacioneve teknologjike në të gjitha fazat e prodhimit;
  • Përcjellja e saktësisë së zbatimit të parametrave të dhëna teknologjike gjatë kryerjes së operacioneve të caktuara teknologjike në të gjitha fazat e prodhimit;
  • Përcjellja e përditshme e rezultateve të analizave kimike dhe mikrobiologjike dhe ndërmarrja e masave të mëvonshme për eleminimin e shkaqeve të rezultateve negative;
  • Mbikqyrja e realizimit të detyrave të dhëna të punës nga ana e kryesve;
  • Kontrollon gjendjen në prodhim dhe për problemet eventuale e njofton udhëheqësin e njësisë punuese;
  • Dhënja e raporteve mujore udhëheqësit të njësisë punuese lidhur me prodhimin e realizuar;

Kualifikimet:

  • I/e diplomuar në Bachelor në Bioteknologji ushqimore ose Teknologji ushqimore;
  • Përvojë punë profesionale prej një (1) viti;
  • Aftësi të shkëlqyera për të punuar në ekip;
  • I/e përshtatshme me orarin fleksibël të punës;

(5)-OPERATORË/E PER PAKETUESE

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mbikqyrja e paketueses

Kriteret dhe kushtet e nevojshme:

  • Njohuri bazike te gjuhes Angleze
  • Aftesi te mira kompjuterike
  • Shkolla e mesme teknike
  • Pervoja e punes eshte perparesi
  • Të jetë banues/e në komunen e Vushtrris dhe rrethinen e saj.


(2) - Inxhinier mekanik
(2) - Inxhinier mekatronik

Detyrat dhe përgjegjësitë ;

  • Mirëmbajtja dhe riparimi i pjesëve mekanike të makinave ne prodhim;
  • Servisimin e makinave të linjës së prodhimit;
  • Njohuri në mbikëqyrjen e makinave derisa ato janë duke kryer detyrat dhe ndërhyrjen për çdo rregullim të nevojshëm për të prodhuar një rezultat përfundimtar sa më të mire.
  • Kryen edhe detyra tjera që janë të ndërlidhura me këtë natyrë të punës sipas kërkesës së mbikqyrësit dhe kualifikimeve që posedon;
  • Kujdeset / ruan invertarin e punës.

Kriteret dhe kushtet e nevojshme ;

  • Diploma e shkollës së mesme ; (e preferueshme diploma universitare, dega inxhinieri mekanike / mekatronike);
  • Përvoje pune si inxh-mekanik se paku 2 vite;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi;
  • Aftësi të shkëlqyera për të punuar në ekip;
  • Vetë-iniciativë dhe ndjenjën e përgjegjësisë;
  • Te jetë fleksibil dhe i përshtatshem për të punuar në orare të ndryshueshme;
    Mosha e preferuar: 22 - 50 vjeçar.

(2) – AGRONOM
Detyrat dhe përgjegjësitë ;

* Planifikon operimet e sektorit te bujqesise;
* Kryen porositë për furnizim me impute bujqesore;
* Kryen kontrolle te vazhdueshme ne parcelat e kultivuara/mbjellura me patate;
* Kryen kontrolle te vazhdueshme te patateve ne depo;
* Përgjegjesi te tjera te ngjashme te cilat kerkohen nga nje Agronom,

Kriteret dhe kushtet e nevojshme ;

* Pervoje se paku dy vite ne pozite te ngjashme;
* Te posedoj diplome Universitare;
* Njohuri bazike kompjuterike
* I gatshem per pune ekipore

VENDI I PUNËS – Fshati Pestovë - Vushtrri
Benefitet shtesë në kompaninë Pestova Sh.p.k ;
*Ofrojm vend pune me standarde të larta profesionale dhe teknologji të avancuar.
*Pagë konkuruese
*Kontratë pune afatgjate.
*Mundësi aftësimi profesional.
*Ambient miqësor pune.

Të gjithë të interesuarit për pozitat e lartëcekura mund të aplikojnë nga 19.02.2025 deri me 20.03.2025:

  • Duke plotësuar formularin për aplikim tek zyret e Kompanise Pestova,
  • Apo duke dërguar CV-në në email adresen : [email protected]

Verejtje : Tek subjekti te CEKET POZITA për të cilën aplikoni, në të kundërtën aplikacionet ku nuk është cekur pozita janë të pavlefshme.