
Konkurs për Punë-
Zyrtar/e Financiar/e
Rreth Kuvilab Shpk
-Fabrika e mishit "Kuvilab" është një nga prodhuesit kryesorë të produkteve të mishit në Kosovë, e themeluar në vitin 1984. Me një staf të specializuar, fabrika ofron një gamë të gjerë produktesh, duke përfshirë, proshute vici, proshute pule , Suxhuk te fermentuar, virshlle, suxhuk dhe parizer.
Kuvilab Shpk po kërkon njerëz të talentuar për punë në pozitën Zyrtar/e Financiar/e:
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Regjistrimi i faturave të blerjeve vendore dhe importeve në përputhje me standardet e kontabilitetit dhe ligjet e tjera te zbatueshme,
- Mirëmbatja e faturave të shitjes,
- Mirëmbatja e dokumentacioneve financiare në bazë të kërkesave ligjore,
- Regjistrimi dhe konsolidimi i llogarive bankare dhe arkës,
- Përgatitja e librave tregtare, konfirmimi i tyre me dokumentacion mbështetës,
- Krijimi i raporteve të ndryshme sipas kërkesës së menaxhmentit,
- Përgatitija dhe menaxhimi i llogarive të arketueshme dhe të pagueshme,
- Pikë kontakti kryesor për klinetet e kompanisë dhe palët e treta për çështje financiare dhe kontabël.
Kualifikimet e kërkuara:
- Të ketë të përfunduar studimet bachelor (ose absolvent) në Fakultetin Ekonomik -Preferohet të jetë Kontabilist/e e-i Certifikuar në SCAAK, KAF,
- Aftësi të mira komunikimi ndërpersonale,
- Interes i mirë në kontabilitet dhe financa,
- Njohuri të mira të gjuhës angleze,
- Njohuri të mira të aplikacioneve të MS Office (Excel, Word, etj),
- Fleksibilitet dhe aftësi për të punuar nën presion,
- Aftësia për të punuar individualisht dhe/ose në ekipe,
- Së paku një vit eksperiencë pune si punonjës në financë & kontabilitet.
Përfitimet dhe cfarë ne ofrojmë:
- Gjatë punës suaj në Kuvilab, do të keni mundësi të thelloni aftësitë dhe njohuritë tuaja në kontabilitetit dhe raportimit financiar,
- Mundësi për të mësuar,
- Një mjedis profesional pune ku inkurajohen zhvillimi dhe rritja personale,
- Mundësitrajnimi dhe zhvillimitë karrierës.
Procedura e aplikimit:
Të interesuarit për të marrë këtë pozitëdërgoni CV-në tuaj në E-mail: [email protected]
+38349474848
Afati për apikim është deri më datë: 07 Shtator 2025.
Kandidatët e përzgjedhur për konsulta të mëtutjeshëm do të kontaktohen për intervistë.
Apliko shpejtë përmes sistemit!