business

 Kontabilist (Accountant)

  • star Publikuar: 25-03-2024
  • star Skadon: 05-04-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Financa, Ekonomi
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1584

Qatar Charity - Zyra në Kosovë

Konkurs për një vend të lirë të punës

  1. Pozita: Kontabilist (Accountant)

Vendi: Prishtinë – Qatar Charity

Kodi i Punës: Acc 001

Kriteret për aplikim:

  1. Diplomë Universitare për kontabilitet;
  2. Aftësi në punë në programet e kontabilitetit, tatimeve dhe financave;
  3. Përvojë në Dynamics - Dynamics 365. Së paku pesë vjet përvojë në fushën e kontabilitetit;
  4. Preferohet të jetë anëtar i ndonjë shoqate të kontabilistëve (kontabilist i certifikuar);
  5. Aftësi në programet e Microsoft Office;
  6. Njohje e shkëlqyer e gjuhës angleze dhe gjuhës shqipe;
  7. Preferohet njohja e gjuhës arabe;
  8. Aftësi të mira komunikimi.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Rishikimi dhe miratimi i lëvizjeve financiare ditore;
  2. Regjistrimi i lëvizjeve kontabël ditore në sistemin elektronik;
  3. Përcjellja e lëvizjeve bankare dhe barazimet e tyre;
  4. Përgatitja e raporteve periodike të nevojshme;
  5. Mban llogaritë kontabël dhe kontrollon saktësinë e regjistrave kontabël të kompanive dhe përfituesve;
  6. Rishikimi i të dhënave të pagesave në sistemet e kontabilitetit të miratuara nga Qatar Charity;
  7. Përgatitja e raporteve për deklarimet pranë Administratës Tatimore të Kosovës (ATK);
  8. Monitorimi periodik i pagesave dhe raportimi tek menaxhmenti;
  9. Puna sipas rregulloreve në fuqi të Qatar Charity;
  10. Paraqitja e raporteve analitike të statusit financiar të projekteve dhe programeve të Qatar Charity në vazhdimësi;
  11. Detyra tjera të caktuara nga Menaxhmenti.

Shënime të rëndësishme që duhet të keni parasysh kur aplikoni:

• Ju duhet të bashkëngjitni CV në formatin PDF që përmban të gjitha të dhënat personale dhe kualifikimet e lartcekura ose që nuk janë cekur. CV-ja duhet të jetë në gjuhën angleze.

• Të gjitha diplomat dhe certifikatat e asaj që është deklaruar në CV duhet të bashkëngjiten në formatin PDF (një dosje-file) dhe të jenë të qarta.

• Dokumenti identifikues (Kopja e letërnjoftimit ose pasaportës) duhet t’i bashkëngjitet dosjes.

• Nëse dosja nuk është e plotë ose të dhënat janë të paqarta, dorëzimi konsiderohet i pavlefshëm.

• Mënyra e vetme për të aplikuar është përmes këtij emaili: [email protected]

• Kodi për aplikim të kësaj pozite i cili duhet të shënohet në subjektin-titullin e emailit: Acc 001

• Afati i fundit për aplikim është data: 05.04.2024

Ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Për çdo pyetje shtesë rreth këtij konkursi mund të drejtoheni në nr. Tel: 045/565-202.