FTESË PËR OFERTË
Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë jo qeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.
SOS Fshatrat e Fëmijëve janë të interesuar Hapësirë /Sallë, koktej dhe ushqim për ceremoninë e përmbylljes së projektit të bashkë financuar nga BE dhe UNICEF
Ceremonia e mbylljes së projektit do të organizohet në Prishtinë ose në rrethinë të Prishtinës me datën 23 Tetor 2024 për përafërsisht 100 persona pjesëmarrës.
Me këtë rast ju bëjmë Ftesë për Ofertë në përputhje me specifikat e cekura më poshtë:
- Salla duhet të jetë e pajisurme binë dhe tavolinë të panelit;
- Salla duhet te ketë hapësirë të mjaftueshme për vendosjen e përafërsisht 100 ulëseve në formën teatrale, binës për prezentime dhe tavolinës së panelit;
- Salla duhet të ketë mundësinë për prezentim me projektorë në tabelën prezentuese apo monitor të madh, pajisje audio-vizuale (mikrofona, zërim, internet stabil)
- Ofertuesi duhet të ketë në dispozicion një hapsirë të ndarë nga salla për koktej për përafërsisht 100 persona;
Oferta financiare duhet të jetë e ndarë në:
- Çmimi për sallë
- Çmimi i koktejit për person (pije jo alkoolike, ujë dhe ushqim kokteji (finger food, përfshirë opsione për dieta te veçanta si vegjetarianë dhe vegane)); të bashkëngjitet menyja
- Çmimi për një shishe të vogël ujë për pjesemarrës gjatë ceremonisë në sallë
Ofertuesit së bashku me ofertën duhet të dorëzojë:
- Çertifikatën e regjistrimit të biznesit/NUI
- Çmimet në ofertë duhen të kuotohen në euro pa TVSH
- Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur /apo me logo zyrtare
Oferta duhet të jetë e vlefshme 30 ditë nga dita e mbylljes së Ftesës për Ofertë
Kriteret për përzgjedhje:
- Përmbushja e specifikacionit sipas kërkesës sonë;
- Pas plotësimit të kritereve të lartë përmendura , çmimi më i lirë
Ofertat tuaja mund t’i dërgoni deri me datën: 01.10.2024 në email adresën: [email protected]