Kompani
MEDIMAX SH.P.K
Kategoritë
Farmaceutike, Depo, Administratë, Mjekësi
Numri i pozitave
6
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
2614
Kompania farmaceutike MEDIMAX SH.P.K shpallë konkurs për vende të lira të punës:
- Asistent/e ekzekutiv/e – 2 Pozita
- Përfaqësues/e mjekësor – 2 Pozita
- Depoist/e – 2 Pozita
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Asistent/e ekzekutiv/e:
- Mbështetje administrative, menaxhim i zyrës, menaxhim i dokumentacionit të kompanisë;
- Kordinim të projekteve
- Mbledhje materialeve dhe informacionit të kërkuar nga Drejtori i Përgjithshëm,
- Menaxhim i emailave, letrave zyrtare dhe formave te tjera te komunimikit;
- Hartim të raporteve të ndryshme sipas kërkesës së menaxhmentit.
Kualifikimet për pozitën Asistent/e ekzekutiv/e:
- Diplomë universitare në farmaci, ekonomi, administrim/menaxhim biznesi ose lëmi të ngjajshme apo kualifikim ekuivalent professional;
- E preferuar përvoja e punës në pozitë të ngjajshme;
- Të ketë njohuri të mirë të gjuhës angleze;
- Të ketë njohuri rreth programeve kompjuterike (Word, Excel, Power Point);
- Të ketë shkathtësi të mira komunikuese, organizative dhe planifikuese;
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Përfaqësues Mjekësor:
- Promovim profesional i produkteve medicinale të kompanisë me mjekë, farmacistë dhe profesionistë të tjerë shëndetësorë;
- Organizim i promocioneve për produktet e kompanisë përmes prezantimeve apo konferencave;
- Përgatitje e analizave të tregut;
- Organizim dhe përcaktim i dizajneve të posterave dhe të broshurave;
- Promovim i imazhit të kompanisë.
Kualifikimet për pozitën Përfaqësues Mjekësor:
- Diplomë universitare në farmaci, fusha tjera të mjekësisë, biologji, kimi, ekonomi/marketing
- E preferuar përvoja e punës në pozitë të ngjajshme;
- Të ketë njohuri të fushës së marketingut, hulumtimit të tregut
- Të ketë njohuri të mirë të gjuhës angleze;
- Të ketë njohuri rreth programeve kompjuterike (Word, Excel, Power Point);
- Të ketë shkathtësi të mira komunikuese, organizative, vet-inicuese dhe planifikuese;
- Të ketë patentë të vozitjes, kategoria B.
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Depoist/e:
- Organizim i inventarit në depo dhe mbikqyrja e hyrjes dhe daljes së produkteve;
- Klasifikimi dhe mirëmbjatja e produkteve sipas udhëzimeve të kompanisë;
- Përgaditja e porosive për liferim;
- Koordinimi i dërgesave të produkteve në mënyrë efikase dhe koordinimi i logjistikës;
- Përgatitja e raporteve të përditshme të stokut dhe aktivitetet e depos;
Kualifikimet për pozitën Depoist/e:
- Të ketë të përfunduar së paku shkollimin e mesëm;
- E preferuar përvoja e punës në pozitë të ngjajshme;
- Aftësi të shkëlqyera të organizimit dhe koordinimit, zgjidhjes së problemeve dhe menaxhimit të kohës;
- Të ketë patentë të vozitjes, kategoria B.
Avantazhet e të punuarit për MED MAX:
- Kompani profesionale dhe dinamike;
- Ambient profesional dhe motivues;
- Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;
- Mundësi të përparimit në karrierë.
Vendi i punës: Prishtinë
Konkursi mbetet i hapur deri më: 05.07.2024
Për të aplikuar dërgoni CV-në tuaj duke përmendur pozitën për të cilin aplikoni, në e-mail adresën: [email protected] . Kandidatët e përgjedhur do të ftohen në intervistë.