-thumbnail.jpg)
KONKURS PUNE
Pozita: Menaxher për Financa dhe Kontabilitet
Kompania: Banja e Kllokotit Sh.P.K.
Vendi i punës: Kllokot, Kosovë
Raporton: Drejtorit të Përgjithshëm dhe Bordit Drejtues
Lloji i kontratës: Me kohë të plotë, afatgjatë
Përgjegjësitë kryesore:
- Harton dhe zbaton strategjinë financiare dhe kontabël të kompanisë.
- Udhëheq procesin e buxhetimit, planifikimeve financiare dhe menaxhimit të likuiditetit.
- Mbikëqyr të gjitha funksionet e kontabilitetit dhe raportimit financiar, duke siguruar përputhshmëri me standardet ndërkombëtare dhe legjislacionin tatimor në Kosovë.
- Udhëheq proceset e raportimit mujor, tremujor dhe vjetor; përgatit raporte financiare të qarta për menaxhmentin dhe Bordin Drejtues
- Siguron sisteme të kontrollit të brendshëm dhe politika efektive financiare e kontabël.
- Koordinon auditimet e jashtme dhe përgatit dokumentacionin financiar sipas kërkesave ligjore dhe kontraktuale.
- Menaxhon marrëdhëniet me institucionet financiare dhe palët e jashtme relevante.
- Udhëheq dhe zhvillon ekipin financiar dhe kontabël të kompanisë.
Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:
- Diplomë universitare në Financa, Kontabilitet, ose fusha të ngjashme (specializimi ose studimet master në fushën e financave dhe kontabilietit është përparësi),
- Të paktën 3–5 vite përvojë pune në menaxhim financiar / kontabilitet dhe pozita udhëheqëse të ngjashme; përvoja në sektorin e shëndetësisë, hotelerisë apo shërbimeve konsiderohet përparësi.
- Certifikime profesionale nga SCAAK dhe/ose ACCA
- Njohuri të avancuara të standardeve ndërkombëtare dhe ligjeve fiskale të Kosovës.
- Përvojë e dëshmuar me sisteme të kontabilitetit dhe financave
- Aftësi të forta analitike, udhëheqëse, vendimmarrëse dhe të zgjidhjes së problemeve.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi në gjuhën shqipe dhe njohuri të mira të anglishtes; njohja e gjuhës serbo-kroate konsiderohet përparësi.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV e detalizuar.
- Kopje të diplomave dhe certifikatave profesionale
- Dëshmi përvojës pune (kontrata, referenca ose vërtetime punëdhënësi).
- Referenca profesionale.
Afati dhe mënyra e aplikimit:
Aplikimet duhet të dorëzohen deri më 30 shtator 2025 në emailin: [email protected] , me subjektin: “Menaxher për Financa dhe Kontabilitet” – Emri dhe Mbiemri juaj
Vetëm kandidatët e listës së ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
Parimi i barazisë:
Banja e Kllokotit Sh.P.K. është punëdhënës që ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë kandidatët pa dallim gjinie, etnie, feje, moshe apo gjendjeje shëndetësore.
Apliko shpejtë përmes sistemit!