business

FTESE PER OFERTE: Për furnizim me Kondicionerë për zyret e SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë

  • star Publikuar: 06-07-2023
  • star Skadon: 14-07-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 13725

FTESE PER OFERTE

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve është i interesuar për furnizim me Kondicionerë për zyret e SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë

Me këtë rast bëjmë Ftesë për Ofertë sipas specifikacionit në vijim:

LOT 1

8 copë – Kondicionerë

  • Gas ekologjik R32
  • Energji klas „ A+++/A+++“
  • DCAll inverter
  • Auto restart funcion
  • 24 ore programim
  • Operimi qetë 24/38 dB
  • Superpower lonizer
  • Triple Action Filler
  • Wi-Fi Standard
  • Exellent Heating Performance at -15C
  • Self Cleaning
  • LCD Controll

- BTU 12.000

  • Garancion së paku 24 muaj

LOT 2

5 copë- Kondicionerë/ Freskues ajri mobil/ lëvizës

  • Të ketë kapacitet të ftohjes deri 25 m2
  • Të ketë mundësi të ftohjes deri në 10 gradë celsius
  • Lëvizëse (jo montuese)
  • Garancion (se paku 24 muaj)

Procesi i montimit për Lot 1 duhet të mbulohet nga kompania që e shet produktin (Përfshirë paisjet e nevojshme për montim) dhe duhet të përfshihet në cmimin e ofertës

Ofertuesi së bashku me ofertën duhet të dorëzojë:

  • Çertifikatën e regjistrimit të biznesit/ NUI
  • Çmimi për njësi (bashkë me montim për Lot 1) duhet të kuotohet në euro pa tvsh
  • Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur /apo me logo zyrtare Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë (10 ditë) nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë

Kriteret e përzgjedhjes së ofertës janë si vijon:

  1. Plotësimi i specifikacionit të kërkuar
  2. Pas plotesimit te specifikacionit; Cmimi më i lirë

Ju mund të ofertoni për 1 LOT ose për të dy LOT- et përnjëherësh.

Ofertat dhe dokumentet e bashkangjitura mund t’i dërgoni në email adresën: [email protected] deri me datën: 14.07.2023