business

Menaxher i financave, Zyrtar i logjistikës

  • star Publikuar: 09-01-2025
  • star Skadon: 09-02-2025
Kategoritë Financa, Logjistike
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 133

Përshkrimi: Kërkojmë individ të përkushtuar dhe të motivuar për të bashkëpunuar me ne si AHM Service!

1. ( 1 ) Menaxher i financave

Kërkesat:

  • Planifikimi dhe mbikëqyrja e buxheteve të kompanisë, duke siguruar përdorimin efikas të burimeve financiare.
  • Përgatitja dhe analiza e pasqyrave financiare, përfshirë bilancin, raportin e të ardhurave dhe shpenzimeve.
  • Monitorimi i transaksioneve financiare dhe sigurimi i përputhshmërisë me rregulloret fiskale.
  • Aftësi në përdorimin të Microsoft Office
  • Koordinimi i proceseve të auditimit të brendshëm dhe të jashtëm.
  • Menaxhimi i marrëdhënieve me bankat, furnitorët dhe partnerët financiarë.
  • Përgatitja e raporteve financiare mujore dhe vjetore për menaxhmentin.

2. ( 1 ) Zyrtar i logjistikës

Kërkesat:

  • Organizimi dhe koordinimi i furnizimit me pajisje dhe materiale për nevojat e kompanisë.
  • Mbajtja e inventarit dhe regjistrimi i saktë i lëvizjeve të mallrave.
  • Planifikimi i transportit dhe koordinimi i dërgesave me furnitorët dhe klientët.
  • Mbikëqyrja e proceseve të mirëmbajtjes së stokut.
  • Përgatitja e raporteve të rregullta mbi gjendjen e stoqeve dhe përformancën e logjistikës.
  • Diplomë universitare në logjistikë, menaxhim biznesi, ose fusha të ngjashme ( E preferuar )
  • Përvojë pune në logjistikë ose furnizim (Minimum 1-2 vite përparësi).
  • Aftësi në përdorimin të Microsoft Office
  • Aftësi në organizim dhe planifikim.
  • Patent shofer

Pse të aplikoni tek ne?

  • Mundësi të shkëlqyera për zhvillim profesional
  • Ambient pune dinamik dhe mbështetje e plotë nga ekipi
  • Pagë konkurruese

Te ceket edhe lokacioni ju lutem ( Lokacioni: Prishtinë, rr. Përroi i Njelmët )

Nëse jeni të gatshëm për një sfidë të re dhe jeni gati të bëheni pjesë e një ekipi të përkushtuar, ju lutemi dërgoni CV-n tuaj në [email protected]