business

Zyrtare e Administratës dhe Marketingut, Trajner/e (10)

  • star Publikuar: 04-11-2025
  • star Skadon: 30-11-2025
Kategoritë Administratë, Arsim&Edukim, Gastronomi dhe Hoteleri, Inxhinieri, Marketing, Rrobaqepëse
Vendi i punës Fushë Kosovë
Numri i pozitave 11

KONKURS

Data e fundit për aplikim:30.11.2025 ora 23:59

Përmbledhje

‘’Instituti për Aftësime Profesionale KTC – sh.p.k.’’ , Rr, ‘’Arbëria’’ Nr.1, Fushë Kosovë-Kosovë, Lagja ULPIANA – përballë Lagjes ELIZA ( lokacionin mundeni ta gjeni përmes Google Maps – INSTITUTI KTC- Fushë Kosovë ose në Web Faqe: www.institutiktc.com ), hapë KONKURS për të plotësuar vendet e lira të punës për pozitat si në vijim:.

  1. Zyrtare e Administratës dhe Marketingut,

(Punë administrative, hartuese dhe menagjuese e projekteve , hartuese dhe menagjuese e marketingut), punë 1(një) mujore praktike ( me gjysëm page) me mundësi të punësimit të rregullt me orar dhe pagë të plotë për kohë të gjatë.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatet duhet të kenë të përfunduar Fakulltetin IT – Programim ose Web Dizajn, Fakulltetin Ekonomik – drejtimi Marketing, Fakulltetin e Adminstratës Publike;
  • Të kenë njohuri dhe aftësi të shkëlqyera në përdorimin e rrjeteve sociale dhe programeve kompjuterike;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të shkrimit, komunikimit dhe prezentimit në Gjuhën Angleze
  • Të kenë aftësi dhe përvojë në Marketing dhe Marketingun digjital;
  • Menagjues/e shumë të mirë të kohës;
  • Të kenë aftësi të menagjimit të punës nën presion.
  • Përvoja paraprake e punës së njëjtë e mirëseradhur.

2. Trajner/e, të angazhuar/a me orë mësimore dhe atë:

Trajner/e: Instalues i ujit dhe kanalizimit;

Trajner/e: Instalues i ngrohjes qëndrore dhe klimatizimit;

Trajner/e: Instalues Elektrik.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar Fakulltetin e Ndërtimtarisë – Drejtimet Ujë, Kanalizim dhe Ngrohje Qëndrore - Klimatizim si dhe Fakulltetin e inxhinierisë elektrike:
  • Të kenë Certifikata Profesionale vendore ose ndërkombëtare në lëmit përkatëse, të njohura nga Institucionet relevante Arsimore;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezentimit;
  • Menagjues shumë të mirë të kohës;
  • Të kenë Trajnime në lëmit e kërkuara;
  • Përvoja e punës praktike dhe mësimdhënje është e mirëseardhur.

3. Trajnerë/e, të angazhuar/a me orë mësimore dhe atë:

Trajner/e: KUZHINIER/E

Trajner/e: FURRËTAR/E & PICIER/E

Trajner/e: BËRËS/E ËMBËLSIRASH

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar Fakulltetin Hotelieri- Turizëm – specializimi për Gastronomi:
  • Të kenë Certifikata Profesionale vendore ose ndërkombëtare në lëmit përkatëse, të njohura nga Institucionet relevante Arsimore;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezentimit;
  • Menagjues shumë të mirë të kohës;
  • Të kenë Trajnime në Lëmit e kërkuara të gastronomisë;
  • Përvoja e punës në lëmin e mësimdhënjës është e mirëseardhur

4. Trajner/e, të angazhuar/a me orë mësimore dhe atë:

Trajner/e: RRROBAQEPËSI

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar Fakulltetin e Dizajnit të Modës :
  • Të kenë Certifikata Profesionale vendore ose ndërkombëtare në lëmit përkatëse, të njohura nga Institucionet relevante Arsimore;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezentimit;
  • Menagjues shumë të mirë të kohës;
  • Të kenë Trajnime në lëmin përkatëse;
  • Përvoja e punës në lëmin e mësimdhënjës është e mirëseardhur.

5. Trajner/e, të angazhuar/a me orë mësimore dhe atë:

Trajner/e: PARUKERI/ BERBER, GRIMERI/ESTETIK, MANIKYR, PEDIKYR

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar Fakulltetin e Kozmetologjisë ose Estetikës
  • Të kenë Certifikata Profesionale vendore ose ndërkombëtare në lëmit përkatëse, të njohura nga Institucionet relevante Arsimore;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezentimit;
  • Menagjues shumë të mirë të kohës;
  • Të kenë Trajnime në lëmin përkatëse;
  • Përvoja e punës në lëmin e mësimdhënjës është e mirëseardhur.

Ne ofrojmë:

  • Orar fleksibil të punës;
  • Mundësi të zhvillimit profesional dhe
  • Pagë konkurruese.

Inkurajohen të gjithë kandidatët/et e interesuar/a të cilët/at i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV/Europass, Letërmotivuese, Diplomat , Certifikatat përkatëse dhe Trajnimet në:

E-mail adresën:

[email protected]

Fb: Instituti Ktc

Ig: Instituti_ktc

Web Faqe: www.institutiktc.com

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën dhe vendin për të cilën aplikoni.

Duke ju falënderuar për aplikim ju njoftojmë se vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur deri më 30.11.2025, 23:59

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu