business

Asistent/e të Shitjes dhe Marketingut

  • star Publikuar: 06-02-2024
  • star Skadon: 29-02-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani NOVUS
Kategoritë Marketing, Shitje
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1352

APLIKIM PËR PUNË

Kompania: NOVUS

Pozita: Asistent/e të Shitjes dhe Marketingut

Lokacioni: Prishtina

NOVUS aktualisht po kërkon një Asistent/e të Shitjes dhe Marketingu. Kandidati ideal pritet të punojë në kohë të plotë në zyrë, duke kontribuar në projektet aktuale, si dhe në projektet e reja të zhvillimit të kompanisë.

PËRSHKRIMI I PUNËS:

  • Përcjellja e njoftimeve për tenderë dhe informacione relevante për kompaninë në prokurimin elektronik, përfshirë listën e ueb-faqeve të aplikueshme.
  • Menaxhimi dhe koordinimi i dokumentacionit administrativ në mënyrë të pavarur ose në bashkëpunim me sektorë të tjerë brenda kompanisë.
  • Menaxhimi i programeve të shitjeve të ofruara nga kompania.
  • Menaxhimi i programeve të fondit të marketingut nga prodhues të ndryshëm të lidhura me veprimtarinë e kompanisë.
  • Ndjekja dhe kryerja e trajnimeve dhe certifikimeve të nevojshme për shitje dhe marketing nga prodhues të ndryshëm që kanë lidhje me veprimtarinë e kompanisë.
  • Koordinimi i pjesës së logjistikës për Departamentin e Shitjeve, duke përfshirë përgatitjen e dokumenteve përcjellëse për dorëzim.
  • Organizimi i eventeve të ndryshme për klientët e kompanisë në bashkëpunim me prodhues të ndryshëm që kanë lidhje me veprimtarinë e kompanisë.
  • Kryerja e detyrave të tjera të caktuara nga Menaxheri i Departamentit te Shitjes, si dhe stafi drejtues.
  • Raportimi tek Menaxheri i Departamentit te Shitjes.

KUALIFIKIMET DHE KOMPETENCAT KYÇE TË NEVOJSHME:

  • Diplomë e shkencave të informatikës, ekonomisë, ose menaxhimit është e dëshirueshme, por në raste kur kjo mungon, kompensohet me vite përvoje, referenca pozitive nga punëdhënësi i mëparshëm dhe/ose realizimin e projekteve.
  • Njohuri të përgjithshme në fushën e teknologjisë së informacionit, sidomos në fusha si: Software dhe Hardware.
  • Përvojë në punë të njëjtë ose të ngjashme është një avantazh.
  • Aftësi për të përshtatur me dinamikën dhe mënyrën e punës dhe kërkesat e ndryshme të detyrave të punës.
  • Përfundimi i detyrave në kohë dhe me përgjegjësi.
  • Aftësi organizative të shkëlqyera dhe vëmendje të shtuar ndaj detajeve.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi.
  • Një nivel i lartë i kujdesit dhe përgjegjësisë.
  • Përfundimi i detyrave në kohë dhe me përgjegjësi, edhe në momente kur niveli i stresit dhe presionit është më i lartë.
  • Njohuri e mirë e gjuhës angleze.

Nëse jeni të interesuar, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj (si dhe çdo informacion tjetër që mendoni se është i rëndësishëm) në e-mailin [email protected] duke deklaruar qartë pozitën për të cilën po aplikoni ose në zyrën tonë në adresen Rr. “Tirana” 31, kati 6, Prishtinë.
Afati për dërgimin e CV-së për këtë pozitë është deri më 29 Shkurt 2024.