business

Zyrtar për çështje Juridike M/F

  • star Publikuar: 22-01-2025
  • star Skadon: 04-02-2025
Kategoritë Ligjore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 64

Bashkëpunëtor për Zyrën Nacionale të SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë

Pozita: Zyrtar për çështje Juridike M/F

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është një organizatë joqeveritare për zhvillim social, e cila është aktive në fushën e të drejtave të fëmijëve duke i mbështetur nevojat e tyre, që nga viti 1999. Ne krijojmë familje për fëmijë pa përkujdesje prindërore, dhe u ndihmojmë atyre që ta formësojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre. Për të përmbushur këtë përgjegjësi, ne po kërkojmë kandidat/e të përkushtuar për pozitën Zyrtar për çështje Juridike.

QËLLIMI I POZITËS

Sigurimi i zbatimit dhe respektimit të të gjitha akteve ligjore dhe të tjera që lidhen me punën e SOS Fshatrave të Fëmijëve dhe programeve të tjera SOS, duke përfshirë rregulloret, konceptet, procedurat dhe standardet e Fondacionit SOS Fshatrat e Fëmijëve, si dhe hartimit dhe zbatimit të akteve ligjore të SFF, kontratave, aktvendimeve, vendimeve dhe dokumenteve tjera përkatëse të përgjithshme dhe individuale, si dhe kryerja e detyrave të tjera ligjore në përputhje me aktivitetet dhe nevojat e SFF.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE

  • Monitorimi i zbatimit të legjislacionit të aplikueshëm në punën e SOS Fshatrave të Fëmijëve dhe programeve të tjera SOS,
  • Monitorimi i zbatimit të Statutit dhe rregulloreve të brendshme Fondacionit
  • Hartimi i rregulloreve dhe dokumenteve tjera të brendshme të SOS Fshatrave të Fëmijëve, në pajtim me ligji në fuqi dhe politikat e Fondacionit SOS Fshatrat e Fëmijëve
  • Përpilimi i kontratave, marrrëveshjeve vendimeve nga marrëdhënia e punës dhe marrëdhëniet tjera kontraktuese/ të bashkëpunimit të SOS me palët e treta;
  • Dhënia e këshillave ligjore, mendimeve dhe interpretimeve ligjore për Drejtorin Nacional dhe punonjësit e tjerë, veçanërisht në fushën e marrëdhënieve të punës, marrëdhëniet kontraktuale, përgjegjësinë disiplinore, shkaktimin e dëmit;
  • Sipas nevojës merr pjesë në takimet e Bordit Drejtues dhe Mbikëqyrës, ofron këshilla rreth ligjshmërisë e punës së këtyre organeve, dhe përgatit vendimet;
  • Këshillon personat përgjegjës për arkivim në mënyrën e përcaktuar me ligj dhe aktin e përgjithshëm për mënyrën e regjistrimit, klasifikimit dhe ruajtjes së materialit regjistrues të SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë ;
  • Siguron zbatimin e procedurave për ruajtjen dhe përdorimin e vulave dhe kontrollon përdorimin e tyre nga persona të tjerë përgjegjës;
  • Ushtron detyrën e Personit përgjegjës për zbatimin e Udhëzuesit për Sinjalizim;
  • Merr pjesë në punën e Ekipit Nacional per Menaxhim te Incidenteve, në çështjet juridike;
  • Monitoron dhe sigurohet që të gjitha proceset dhe politikat e organizates janë në perputhje me kornizën ligjore;
  • Kryen detyra që kanë të bëjnë me përfaqësimin e të drejtave të fëmijëve - monitorimin dhe zbatimin e Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijës, rregulloreve dhe politikave tjera, kombëtare, ndërkombëtare dhe rregullave dhe politikave të Fondacionit SOS Fshatrave të Fëmijëve;
  • Ndjekë rregulloret dhe literaturën profesionale, merr pjesë në konsultime dhe seminare profesionale dhe ndjekë e respekton procedurat e brendshme të krijuara për të kontrolluar mashtrimin dhe korupsonin.
  • Përfaqëson SOS Fshatrat e Fëmijëve në grupet punuese rreth legjislacionit për të drejtat e fëmijëve dhe çështje tjera të ndërlidhura me aktivitetet e SOS-it
  • Është përgjegjës të raportojë menjëherë çdo dyshim, shqetësim, pretendim apo incidente në lidhje me mbrojtjen e organizatës (fëmijëve dhe të rinjve, punonjësve dhe aseteve të organizatës), duke ndjekur procedurat e raportimit te organizatës
  • Siguron që organizata është e përditësuar me zhvillimet e fundit ligjore dhe standardet ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve

KOMPETENCAT

  • Aftësi të mira komunikimi,
  • Gatishmëri për të marrë njohuri të reja
  • Vetiniciativë në punë;
  • Aftësi të zhvilluara sociale dhe ndjeshmëri për punën me fëmijët;
  • Mendim strategjik dhe inovacion;
  • Aftësi për punë ekipore dhe punë të pavarur;
  • Orientim drejt arritjes së rezultateve;
  • Aftësi për planifikim dhe organizim;
  • Aftësi në marjen e vendimeve dhe integritet

KRITERET E NEVOJSHME:

  • Fakulteti juridik i përfunduar:
  • Të paktën 3 vite përvojë pune në profesion si jurist
  • Njohuri për të drejtat e fëmijëve dhe bazën ligjore për mbrojte sociale
  • Njohuri pune me kompjuter;
  • Njohja e mirë e gjuhës angleze;
  • Gatishmëri për t’u identifikuar dhe respektuar vlerat e organizatës (Guximi, Përkushtimi, Besimi dhe Llogaridhënia)
  • Patentë shoferi i kategorisë B (shofer aktiv).)

NE OFROJMË

  • Ambient mbështetës të punës
  • Mundësi për zhvillim dhe ngritje profesionale

Orari i punës

  • 40 orë në javë

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë punonjësit & aplikantët e kualifikuar pavarësisht nga mosha, raca, gjinia, origjina, përkatësia apo statusi martesor. Ne i përmbahemi të gjitha ligjeve vendore që rregullojnë çështjen e diskriminimit në punë.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë aplikon rregullore që theksin kryesor e kanë mbrojtjen, siç është Rregullorja për Mbrojtjen e Fëmijëve, politikën për PSHEA (mbrojtja nga ngacmimi, shfrytëzimi dhe abuzimi seksual), Kodin e Mirësjelljes, dhe të tjera, dhe pret nga punonjësit t'i respektojnë dhe kërkojnë nga ta të nënshkruajnë një deklaratë me anë të të cilës konfirmojnë respektimin e të gjitha politikave për mbrojtje të SOS Fshatrave të Fëmijëve. Nënshkrimi i kësaj deklarate bëhet në të njëjtën kohë kur nënshkruhet kontrata, shoqëruar me një orientim lidhur me proceset e brendshme të politikave të aplikueshme.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë duke qenë organizatë e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve, zbaton procedura strikte të rekrutimit duke përfshirë verifikimin e të kaluarës kriminale. Kandidatët e suksesshëm, ne raundin e tretë të procedurës së rekrutimit, duhet të sjellin vërtetimin nga gjykata që nuk janë nën hetime dhe nuk kanë të kaluar kriminale. Verifikimet tjera përfshijnë kontrollimin e referencave nga punëdhënës paraprak të kandidatëve potencial. Ju lutem i cekni qartë kontaktet e punëdhënësve paraprak.

Afati i fundit për aplikim është 4 shkurt 2025.

Dokumentacioni i nevojshëm:

Formulari i aplikimit / Aplikacioni i SOS Fshatrave te Fëmijëve Kosovë (kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin ‘Vende të lira – SOS Fshtrat e Fëmijëve”)

Kopje të diplomave, certifikatave dhe referenca nga punëdhënësit paraprak;

Dokumentet për aplikim dërgohen në email adresen [email protected]

Vetëm kandidatët e listës së ngushtë ftohen në intervistë.

Ju lutem e specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.