FTESE PER OFERTE
Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinëdhe besimin fetar.
SOS Fshatrat e Femijëve Kosovë fton të gjitha kompanitë e specializuara dhe të interesuara për:
furnizim me:
Artikuj ushqimorë dhe material higjienik me shumicë/ furnizim në baza mujore
Të interesuarit mund të marrin listën e specifikimit të kërkesës së cekur më lartë çdo ditë pune në email adresën: [email protected] deri me datën: 21.12.2023
Dokumentet e nevojshme:
- Çertifikatën e biznesit /NUI
- Vërtetimin Tatimor
- Çmimet të kuotohen në EURO pa TVSH
- Kompania duhet të ketë mallin ekontrolluar nga organi kompetent
- Kompania duhet t’i ketë të gjitha paisjet dhe logjistikën e nevojshme për ofrimin e artikujve deri në lokacionin tonë
- Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 1 muaj (10 ditë) nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë
Data e fundit për dorëzimin e ofertës së kompletuar është: 22.12.2023
Ofertat duhen të dorëzohen në 2 kopje në pliko (zarf) të mbyllur dhe të shënuar: (Oferta për Artikuj ushqimorë dhe higjienik me shumicë) në SOS Fshatrat e Fëmijëve,Velani Rr. “1 Tetori” p.n. çdo ditëpune nga ora 09:00-15:00
Çdo pyetje shtesë rreth kësaj Ftese mund ta adresoni në: [email protected]