FTESË PËR APLIKIM PËR TRAJNIME PROFESIONALE NË SEKTORIN E PËRPUNIMIT TË QUMËSHTIT
Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), në kuadër të kontratës për shërbime “Ofruesit e trajnimit të kurseve afatshkurtra”, ofron trajnime profesionale në sektorin e përpunimit të qumështit. Ky aktivitet mbështetet nga projekti "Shkathtësitë për punësim të qëndrueshëm në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.
Qëllimi i këtij bashkëpunimi është zhvillimi i aftësive profesionale për tregun e punës, përmes sistemit dual të arsimit duke lidhur trajnimin me nevojat reale të sektorit privat.
Në këtë kuadër, IADK planifikon të formojë një grup prej 15 kandidatësh - gra, burra, djem dhe vajza - me shtrirje gjeografike nga e gjithë Kosova, për të ndjekur trajnimin profesional për kualifikimin “Qumështar”, i validuar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK).
Pjesëmarrësit do të zhvillojnë njohuri dhe aftësi praktike në higjienë dhe siguri ushqimore, teknologjinë e përpunimit të qumështit dhe prodhimin profesional të llojeve të ndryshme të djathit. Trajnimi do të zgjasë 120 orë mësimore (6 kredi), nga të cilat rreth 25% janë teori, të zhvilluara në hapësirat trajnuese të IADK-së, dhe 75% praktikë, që do të zhvillohet në njësinë përpunuese të ushqimit të IADK-së dhe në ndërmarrje partnere me të cilat organizata ka marrëveshje bashkëpunimi.
IADK do të mbulojë shpenzimet e udhëtimit të pjesëmarrësve, si dhe shpenzimet e tjera të domosdoshme që lidhen me zhvillimin e trajnimit.
Çfarë përfitojnë pjesëmarrësit nga ky trajnim?
- Aftësi praktike dhe njohuri të aplikuara direkt në kushte reale pune
- Certifikim i njohur nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK)
- Mundësi të rritura për punësim në industrinë e përpunimit të ushqimit, dhe hapje të biznesit vetanak
- Mundësi për angazhim në ndërmarrje partnerë gjatë fazës praktike
Kriteret që duhet plotësuar për aplikim
- Të kenë përfunduar së paku 8/9 vite të arsimit fillorë
- Të jenë mbi moshën 16 vjeçare
Përparësi do të kenë:
- Kandidatët që vijnë nga ose janë të interesuar për sektorin e përpunimit të ushqimit
- Të rinjtë dhe gratë e papunësuara nga zonat rurale
- Anëtarët e grupeve të margjinalizuara
- Individët që shprehin angazhim për të përfunduar të gjithë programin e trajnimit.
Dokumentet për aplikim
- Aplikacionet mund të merren në zyrat e IADK-së, zyret e punësimit komunale, ose përmes e-mail duke kontaktuar: [email protected] dhe [email protected] .
- Aplikacioni duhet të përmbaj të gjithë informacionet e kërkuar, dhe të dorëzohet në zyrat e IADK-së, si dhe mund të dërgohet edhe në formën elektronike në e-mail adresën: [email protected] dhe [email protected] .
- Krahas aplikacionit, aplikuesja duhet të dorëzojë edhe:
- Kopjen e letërnjoftimit b.Certifikatën e lindjes c.Kopjen e diplomës së shkollimit
- Aplikacioni me dokumentet tjera të kërkuara duhet të dorëzohet jo më vonë se data 10.11.2025 deri në ora 16:00.
Për informacione shtesë mund të na kontaktoni në numrin e telefonit +383 45 695 176 dhe +383 44 414 135 nga ora 8:00 – 16:00.